I propozoi për martesë vajzës që tentoi ta vriste

E pabesueshme tingëllon historia e dashurisë së një 48-vjeçari, i cili është i vendosur për ndjenjat e tij. Bëhet fjalë për Gregory Todd, i cili është tmerrësisht i dashuruar me 32-vjeçaren Tiffany Baillie. Madje nuk ndryshoi mendim, edhe pasi ajo e qëlloi me thikë (kur ai ishte në gjumë) dhe nga plagët e marra u shtrua në spital.
32-vjeçarja u paraburgos për tentativë vrasjeje, por Todd, mesa duket, ka zemër shumë të madhe. Ai jo vetëm që e vizitonte në burg, por i tha që e ka falur. Veprimi i saj, që mund t’i merrte jetën, erdhi si rezultat i depresionit të rëndë nga i cili vuante Baillie, pas një dështimi fëmije kohët e fundit.
Kështu, gjatë ditës së gjyqit të së resë, Todd vendosi se ishte dita më e përshtatshme që t’i propozonte për martesë. Avokati i vajzës tha se përgjigjja e saj nuk do të vijë menjëherë.
“Nuk ka gjë më të keqe për mua, sesa ta shoh atë në burg”, tha 48-vjeçari.
Por çështja është komplikuar mjaft edhe për gjykatësin, pas qëndrimit të mbajtur nga i plagosuri, kokë e këmbë i dashuruar… /albobserver.com/

719E3E9CA61DE0D228054F1C7DB0C6EA-300x187.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top