Imazhi që tronditi botën, në të cilin gruaja afgane shfaqej me hundën të prere, tani i takon se shkuares. Fotografia e Aesha Mohammadzai hunda dhe veshët e të cilës ishin prerë gjatë dhunës që u ushtrua ndaj saj, në tentativën për ti shpëtuar një martese ishte dëshmia e brutalitetit të regjimit të talebanëve. Tanimë, katër vite më pas, Aesha ka fituar betejën për të ndërtuar një fytyrë thuajse tjetër, duke ndërtuar edhe një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aesha fitoi azilin politik në vitin 2011 pasi kishte mbërritur në Shtetet e Bashkuara një vit më parë kur ishte në moshën 18 vjeç, ndërsa ju premtua një ndërhyrje kirurgjikale. Aktualisht asaj i është vënë një hundë me protezë dhe imazhi i saj thuajse ka ndryshuar totalisht ç'ka mund të konstatoni në foto./Shqiperia