“I prangosur” nga bixhozi

MasteR

I'm offline
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

ثshtë student, 21 vjeç dhe i varur nga lojërat e fatit. Për këtë te ri as universiteti dhe as synimi për te gjetur një shtëpi me qera ne Tirane, nuk kane me shume rendësi se sa rezultati i skedines se sapo vendosur. Llotot janë te përditshme për te, ndërsa fati rralle ia kthen koston e lojës. Ky djalë nuk është i vetëm. Janë me qindra te rinj dhe kryefamiljare qe shpërdorojnë te ardhurat dhe kohen ne lojëra fati, nga kazinotë, bingot e deri tek lotaritë e thjeshta. Varësia ndaj e tyre nuk llogarit me, as krizën ekonomike dhe as atë familjare. 13 gjyqe për divorce zhvillohen çdo dite ne gjykatën e Tiranës ku pjesa me e madhe e rasteve kane si shkak varësinë e burrave ndaj bixhozit. Sociologet e quajnë sëmundje dhe vështire te kurohet pasi nuk pranohet si e tille nga meshkujt shqiptare. Nëse për te blere një libër sot te duhet te ecësh kilometra te tere për te gjetur një librari dhe aq me pak një biblioteke, ndryshe ndodh me këto biznese. Plot 1700 kazino dhe lojëra fati punojnë dite dhe nate ne Tirane. Këto janë vetëm bizneset e licencuara pasi numri i vërtete është disa here me i madh. E kur flitet për kazinotë dhe shtrirjen e lojërave te fatit, Shqipëria ia kalon dhe Las Vegasit i cili ka rreth 200 kazino. Ndonëse këtë vit këto biznese ne Tirane kane taksa 10-fish me te larta se subjektet e tjera, ato vetëm po dëshmojnë se nuk njohin humbje, pasi askush nuk është zhvendosur ne periferi.vizionplus.tv

p.s Sa realitet i hidhur dhe i trisht kur e mendon...por perseri jam i gezuar se piktori ka thene sdo kete me nje rini qe varet nga 1,2 apo x...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top