I papuni vetëvaret në mes të lulishtes në Laç

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Lulishtja-ku-u-gjet-i-vetvarur-24-vjecari-ne-lac-320x229.jpg


Depresioni

Para disa vitesh është vetëvarur edhe babai i viktimës së djeshme



Një 24-vjeçar ka zgjedhur lulishten në qendër të qytetit të Laçit për t’u vetëvrarë, ndërkohë që motivi i këtij akti mendohet se është depresioni për shkak të papunësisë. Viktor Dajçi është gjetur mëngjesin e djeshëm nga punonjësit e një lokali, ndërkohë që mendohet se depresioni i shkaktuar nga vdekja e të atit, ka qenë motivi i aktit të vetëflijimit. Nga të dhënat e policisë mësohet se trupi i pajetë i të riut u gjet rreth orës 6:30 të mëngjesit nga punonjësit e lokalit që ndodhet në qendër të lulishtes, të cilët sapo kishin shkuar në punë. Të njëjtat burime shprehen se për realizimin e varjes së tij, 24-vjeçari kishte përdorur një kënd lojërash për fëmijë, që ishin të vendosura në lulishte. Pasi ishte ngjitur në të, ai ka lidhur litarin në pemë e më pas ka kryer aktin e vetëflijimit. Ndërkohë, familja e tij, që jetonte prej më shumë se pesë vitesh në Laç, nuk e kishte vënë re largimin nga banesa të 24-vjeçarit. Varja në mes të lulishtes, pothuajse në qendër të qytetit, ka bërë që dhjetëra banorë të mblidhen rreth vendit të ngjarjes, duke mbetur të lemerisur nga pamja e llahtarshme, që ata kanë parë me sytë e tyre. Familjarët e Viktor Dajçit, të cilët ishin shpërngulur prej vitesh nga fshati Bazë i Burrelit drejt Laçit, kanë deklaruar se i riu kishte kohë që vuante nga depresioni. Sipas tyre, depresioni i ka ardhur për shkak të pamundësisë për t’u punësuar në këtë qytet. Pas kryerjes së ekspertizës, trupi pajetë i të riut është dërguar nga policia në morgun e qytetit dhe më pas është lajmëruar familja e tij, e cila ka bërë të mundur tërheqjen dhe njohjen e kufomës. Nuk dihen arsyet se përse ka zgjedhur pikërisht qendrën e qytetit të Laçit për t’u vetëvarur 24-vjeçari, por nga burime të afërta të viktimës mësohet se edhe babai i 24-vjeçarit, para disa vitesh është gjetur i vetëvarur në afërsi të banesës së tij, në fshatin Bazë të Burrelit. A. Bushi / / G.Shqip
 
Titulli: I papuni vetëvaret në mes të lulishtes në Laç

Oh sa gjynah!
Kujte ti vesh faj me para...
 
Titulli: I papuni vetëvaret në mes të lulishtes në Laç

24 vjec djal i ri :(
Gjynah
 
Back
Top