I papunë në prag divorci, masakron me thikë gruan në sy të fëmijëve

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Ambulance-noa.al_1.jpg

Firenze, 16 prill 2012, NOA- Një shqiptar i papunë me banim në Itali ka humbur kontrollin pas zënkës së radhës me të shoqen, dhe vrapoi të marrë një thikë në kuzhinë për t’ia ngulur gruas në qafë dhe në bark.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Firenze të Italisë ndërsa në banesë ishin dy fëmijët e çiftit shqiptar të moshës 5 dhe 15 vjeçare.

Ishte fëmija i madh ai që telefonoi policinë pas sulmit të babait mbi nënën e tij, duke bërë që policia të arrestojë në flagrancë shqiptarin e moshës 42 vjeçare.

Akuza ndaj të ndaluarit ishte ajo e tentativës së vrasjes ku 40 vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital si rrjedhojë e plagëve të marra ku edhe pas operimit të bërë është ende në gjendje kritike për jetën.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku agresori prej kohësh i papunë hyri në shtëpi, dhe i lodhur nga kërkesat e vazhdueshme të gruas për divorc u kërkoi fëmijëve të shkonin në dhomën e gjumit por ata edhe pas kësaj vijonin të shihnin përmes derës, sulmin e përgjakshëm mbi nënën e tyre.

Në dhomën e gjumit me mbërritjen e policisë ishte një dramë e vërtetë, gruaja kishte vendosur duart në fyt duke tentuar të ndalte gjakun me të dyja duart ndërsa fëmijët vajtonin sipër saj.

Mësohet se shqiptarja nënë e dy fëmijëve pak para ngjarjes kishte bërë valixhet gati dhe i kishte thënë të shoqit se do kthehej bashkë me fëmijët në Shqipëri, pasi jeta me të i ishte bërë e pamundur.

a.y/noa.al
 
Titulli: I papunë në prag divorci, masakron me thikë gruan në sy të fëmijëve

Shpresoj ta zgjidhin problemin por besoj se papunesia eshte vetem nje fakt i vogel ne tere kete hallakam
 
Pe: I papunë në prag divorci, masakron me thikë gruan në sy të fëmijëve

Te njejtin mendim me Kitrren kam dhe une...Mund te jene gjera te tjera te fshehura pas arsyes papunesi...
 
Back
Top