I ofruan 1 milion euro për një dele, por nuk i pranoi

Një blegtor kinez refuzoi një ofertë shumë të madhe që iu bë, me qëllim që të shiste një dele të kopesë së tij.

Atij iu ofrua shuma prej 1 milion eurosh për të shitur një dele të racës së rrallë Wagir, nga më të shtrenjtat në botë.

Blegtori Paerhati refuzoi të 12 milion jen (1 milion euro) prej një blerësi në Xinjiiang. Arsyeja është se delja ka kohën për të mbetur mbarsë.

Kjo kafshë mjaft e kushtueshme të cilën Paerhati e bleu në Afganistan marsin e shkuar, ka karakteristika mjaft të veçanta: veshë të mëdha dhe një lëkurë të bardhë shumë të pastër.

Mendohet që të ketë vetëm 1.000 dele Wagir (racë e pastër) në gjithë botën. Shumë familje në Kinë blejnë një dele si investim dhe në vazhdim kërkojnë të drejtat e riprodhimit të saj. Një dozë spermë e dashit të kësaj race kushton 37.000 euro.

Gjithsesi, delet Wangir janë në modë në Kinë dhe përbëjnë një nga zgjedhjet e para në koleksionet e biznesmenëve kinezë.

Oferta më e madhe për këtë lloj deleje ka qenë 1.7 milion euro në Kashgar, në Kinën veriperëndimore. /albobserver.com/

28-300x188.jpg
118.jpg
29.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top