I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

Nuk do të mundem më të shikoj fytyrën e fëmijëve të mi, kjo është e tmerrshme

33-vjeçari Shane Jenkin pranoi para trupit gjykues që i nxori sytë të dashurës së tij dhe ushtroi dhunë ndaj saj deri në atë pikë sa fytyra e saj u shpërfytyrua.

Ai akuzohet gjithashtu se i theu hundën dhe mjekrën 32-vjeçares Tina Nash. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2011, kur ai iu vërsul dhunshëm, duke zbatuar planin që kishte planifikuar më parë, thotë raporti i policisë.

Sipas gruas së re, pas këtij sulmi të dhunshëm, ai e mbajti të kyçur në shtëpinë e saj, në Hayle të Anglisë jugperëndimore, duke mos e lejuar të kërkojë ndihmë. “Më akuzonte, më thoshte që ishte faji im dhe se do të më mbante për shumë vjet të burgosur. Nuk u përpoq fare të më ndihmonte. Nuk mund ta fal dot kurrë”, tha ajo në gjykatë.

Ndërsa kur foli për BBC, Nash tha se Jenkin e keqtrajtonte edhe në të shkuarën, por ajo besonte se me kalimin kohës do të ndryshonte. “Nuk do të mundem më të shikoj fytyrën e fëmijëve të mi, kjo është e tmerrshme. Këtë herë, kaloi çdo kufi”.

Nash kishte deklaruar në polici se pas një sherri me 33-vjeçarin, shkoi për të fjetur dhe atëherë ai iu vërsul, ndërkohë që dy fëmijët e saj përkatësisht 13 dhe 3 vjeç, ndodheshin në shtëpi.

Sipas policisë, Jenkin shkoi për ta mbytur, duke e lënë pa ndjenja. Atëherë shfrytëzoi rastin për t’i shkaktuar këto plagë të tmerrshme. “Plagët e saj ishin kaq të tmerrshme, saqë pas ngjarjes, të afërmit e saj nuk ishin në gjendje të qëndronin me të në të njëjtën dhomë”, tha drejtori i policisë, Kris Strikeland.

Nash tha se tashmë ndjehet sikur të jetë varrosur për së gjalli dhe nuk e kontrollon dot më jetën e saj. “Më pëlqen të fle, pasi në ëndrra vetëm mund të shikoj. Kur zgjohem, rikthehem në realitetin e zi”, tha ajo.

Gjykata do ta shpallë vendimin për dënimin e Jenkin më 11 maj. /albobserver/

sd-300x206.jpgsd2.jpgsd3.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

nga i gjen kto histori mi kristina mqafsh... me i lexu te fusin tmerrin jopo ti perjetosh.

ka dhe te semure psikopate ne bote...

e cuditshme eshet se degjojme meshkuj qe bejne veprime te tilla ekstreme..si sdoli nje femer te beje veprime te tilla?
upssssssss harrova historine e tullumbacit
hihihihihihi [sa kam qesh]
 
Pe: Titulli: I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

hahahah bejne e femrat po he :P ja do kerkoj nje me femer lol
 
Titulli: I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

E jo-nderuar Snow jo cdo idjotesi qe del ne internet meriton portalin e forumit, ka probleme me serioze qe e meritojne ate hapsire dhe jo idjotesirat qe ti sjell ketu....
 
Titulli: I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

Sipas gruas së re, pas këtij sulmi të dhunshëm, ai e mbajti të kyçur në shtëpinë e saj, në Hayle të Anglisë jugperëndimore, duke mos e lejuar të kërkojë ndihmë. “Më akuzonte, më thoshte që ishte faji im dhe se do të më mbante për shumë vjet të burgosur. Nuk u përpoq fare të më ndihmonte. Nuk mund ta fal dot kurrë”, tha ajo në gjykatë.

Nuk ndryshon mendjen iishalla ...e ati zoti i japt denimin e merituar.
 
Pe: Titulli: I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

o kokra e p.. hostel ngaqe eshte kaq idjotesi ka mare 3.480 shike pffffff
 
Titulli: I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

O kokrra e Analfabetes qe sdi te me lidhesh bashke tre fjale....
E kuptove cte shkrova apo jo?
"Jo cdo idjotesi qe del ne internet meriton portalin e forumit, ka probleme me serioze qe e meritojne ate hapsire dhe jo idjotesirat qe ti sjell ketu...."
Pra tema eshte nje idjotesi po duke qene qe nuk prek te gjithe antaret nuk ka pse te qendroj ne portalin e forumi por tek LAJME NGA BOTA.Tek portali meritojne ato tema te cilat prekin te gjithe anteret... P.sh (pershembull) Urimet per 28-29 Nentorin, Vdekja e nje personazhi te famshem Shqipetar ( spo flas per sinan hoxhen),Njerez qe vdesin urie ne Shqiperi,Papunesia dhe Kriza ekonomike jo idjotesirat qe ti sjell po nga nje ane ske dhe faj...Kaq ke dhe kaq Jep.....Duket dhe nga pergjigja jote....
 
Pe: Titulli: I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

Eshte e kote te pergjigjet dikush ke persona si ty keshtu qe kujdes mos kafshosh gjuhen se nga inati qe ke do helmohesh loool
 
Titulli: I nxori sytë gruas së tij. “Ndjehem si e varrosur për së gjalli”!

spaskam par ndonjeher diskutime te kendshme ne vazhdim,:konfuz:
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top