I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e trashë

KAVAJE - Një i moshuar nga fshatrat e Kavajës është paraqitur me hemorragji në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, mbrëmjen e 5 shtatorit. I moshuari, i cili shoqërohej nga djali i tij dhe disa të afërm, kishte një problematikë të veçantë. "Ishte e tmerrshme, i moshuari kishte dhimbje të forta e të rënda. I kishte ngecur një bidon plastik në vrimën anale", pohuan mjekët e urgjencës. Vetë i moshuari me inicialet L.T., 70 vjeç e kishte shpjeguar ngjarjen si aksidentale. Sipas tij, 'incidenti' me shishen e coca-colës, i kishte ndodhur në tualetin e shtëpisë së tij, rreth orës 16:00, ndërsa familjarët e tij ishin përpjekur me mënyra të ndryshme, jo profesionale që t'ia nxirrnin. Ai ishte ankuar për dhimbje të forta e të padurueshme dhe për këtë u lutej mjekëve t'i gjenin shpëtim. Mjeku kirurg Agron Domi, në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", tregon se situata ishte mjaft e komplikuar dhe e rrezikshme për shëndetin e të moshuarit. Për këtë arsye sipas Domit, 70-vjeçari ishte dërguar në spitalin "Nënë Tereza", në Tiranë me urgjencë, për t'ju nënshtruar një operacioni të specializuar në zorrë të trashë, me kërkesë edhe të familjarëve të tij.
Z.Domi a mund të na tregoni kur erdhi pacienti në urgjencë?
Ishte ora 20 e 40 e mbrëmjes e datës 5 shtator. Një djalë i ri që ishte nga Kavaja më tërhoqi mënjanë dhe më tha që babai i tij ka hemorragji nga zorra e trashë. Më tha që kishte qenë në sallën e mjekimeve ku i kishte kërkuar ndihmë mjekut përgjegjës, por e kishin adresuar tek kirurgët e turnit, për vizitë të specializuar sepse dilte jashtë kompetencave të tyre.
Nga çfarë vuante i moshuari?
Djali i tij më tha që i ka hyrë diçka nga poshtë dhe i varet edhe një litar, gjë që e ndihmon për ta nxjerrë më lehtë. Në këtë situatë që më përshkroi i biri, unë e mora të moshuarin, i cili ishte me dhimbje të forta dhe e futa në sallën e reanimacionit ku ka dhoma vizite të veçanta. Ishte rast i rëndë dhe urgjent, që patjetër duhej të ndërhyhej. E vizitova nga poshtë pasi vendosa dorezat e gjata dhe vura re që nga vrima anale i varej një si litar, si rrip i gjatë. I moshuari më tha që ngjarja i kishte ndodhur në tualetin e shtëpisë. Nuk mund të them se si kishte ndodhur, për më tepër që djali i tij pak fliste, ndërsa i moshuari vuante shumë.
Ju bë ekzaminimi?
Ishte rast i rëndë dhe shumë i rrezikshëm, isha vetëm për vetëm me pacientin dhe ai kishte shumë dhimbje. I bëra të gjitha vizitat e duhura. Futa tre gishta me shumë vështirësi.
اfarë u konstatua?
Konstatova një shishe plastike, fundin e saj. Sa një bidon 1.5 litra. Janë dhëmbëzat e fundit të bidonit që më kërcisnin në dorë. Siç duket ishin bërë përpjekje për ta nxjerrë bidonin, dhe mund të ishte prerë apo këputur që kishte dhëmbëza. Sepse ishte futur nga ana e tapës nga gryka e ngushtë. Unë fundin e bidonit preka me dorë. Bidoni kërciste, doja ta hiqja por ishte e pamundur.
Po më pas, e dërguat në spitalin "Nënë Tereza"?
Në pamundësi për ta hequr pa ndërhyrje kirurgjikale edhe familjarët vendosën që ta dërgonin për operacion në Tiranë.
A kryhet një operacion i tillë në spitalin e Durrësit?
Po patjetër që kryhet. Por do ti hapnim barkun dhe do të ndërhynim në zorrën e trashë dhe do ta kryenim operacionin. Familjarët ishin të mërzitur shumë.
Doktor në punën tuaj profesionale ju ka ndodhur që të operoni ndonjë pacient të kësaj natyre?
Ka ndodhur që trupa të huaj të hyjnë në zorrë të trashë. Vetëm kur kam qenë specializant na ka ndodhur që nga zorra e trashë të heqim një kuti neskafeje që ishte e përmasave të bidonit. Por kurrë nuk na ka ndodhur që bidoni plastik të hyjë në zorrë të trashë.
Doktor po tani pacienti si është?
Ne e dërguam me urgjencë në Tiranë, janë mjekët e spitalit "Nënë Tereza" që e kanë operuar dhe trajtuar. Nuk kemi marrë asnjë informacion. Shpresojmë që të jetë bërë mirë me shëndet dhe operacioni ti ketë shkuar mirë!

(BalkanWeb)
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

Doktor në punën tuaj profesionale ju ka ndodhur që të operoni ndonjë pacient të kësaj natyre?
(BalkanWeb)

Kshu e gjene kur mundohesh te pish Coca - Cola me te pasmen :gjuhe::lol::lol:

Megjithate, po ketij mjeku cfare ju dasht qe te jap gjithe keto te dhena per pacientin edhe pse nuk arriti ta sheroj fare dhe madje thote pune profesionale???? :chh
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

E vizitova nga poshtë pasi vendosa dorezat e gjata
Futa tre gishta me shumë vështirësi.
një kuti neskafeje që ishte e përmasave të bidonit

Vetem profesional smund te jete ky, ore ku perfundoi sekreti mes pacient-mjek?
Hajde tru hajde sa te felliqur aman

Po edhe ky plaku (edhe pse kavajas) cka pasur ne mendje aman :P
 
Pe: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e trash

Kur degjova per ngjarjen mendova krejt pafajshem qe kjo mund te ndodhe ose ne Kavaje ose ne Elbasan :P
Dhe faktikisht kisha te drejte :)
E theksoj qe krejt rastesisht e mbi te gjitha pa asnje mendim keqdashes me shkoi mendja se kishte ndodhur ne njerin nga keto qytete!
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

cnccnnccncncncn cka dash bidoni aty :lool: :lool:
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

c'fare nuk lexon, mendoja qe vetem femrave ju pelqejne sendet e forta dhe te buta , ne pergjithesi lol
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

Plaku si femija thone...kshu qe ku i dihet ci ka pjell mendja ktij.

Po kta te gazetes kush i lajmeroi?...s'guxo robi te shkoj tek doktori se e gjen veten ne gazete :S
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

me shpejt shperdahet lajmi,se ta sherojn njeriun..obobo cfare mjekesh...Zot ruana
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

Turpi me i madh eshte per BalkanWeb, ti kushtoje nje interviste te detaliuar kesaj ngjarje qe sa per nivel informacioni do kalonte me 2-3 rreshta shkrim. Me sa duket BalkanWeb i paska gazetaret me teper per thashetheme te tilla, se sa per qindra probleme te tjera qe ja vlen te informoje njerzit nepermjet keti kanali........., te coca-coles!!
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

Jam kurojze nga i hyri bidoni nga poshte apo nga siper Lol ca budalliqesh ,..
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

Tjetri shkon tek doktori dhe i thote a mund te ma theqesh se me ka ngel shishja brenda shume thelle ,
dhe doktori i zgjuar thote konstatova shishe ne zorren e trashe dhe e çova tek kirurgu .
Sikur se din i zoti qe i ka ngel bidoni brenda !
Kujdes kureshtaret e kesaj natyre , jo me objekte te tilla , gjeni ndonje mullar !
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

Po tani me goj pin te gjith kshuqe dhe ky tha po bej nje ndryshim duke e pir me by.. neskafen per te par cfar efekti kishte gjat prijes se gjat shkarkimit e dinte e fektin ky lol lol lol
 
Titulli: I ngec bidoni, i moshuari në spital, Kirurgu: Konstatova shishe në zorrën e

reklama e re e coca coles hahahahhahaha
 
Back
Top