Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

I mituri vret me thike te vellane!!!

3R1

rremujaxhije:P
Një 23-vjeçar ka gjetur vdekjen në periferi të Tiranës, pasi është qëlluar me thikë nga i vëllai 14-vjeçar. Ngjarja ndodhi dje pasdite në fshatin Laknas, rreth orës 19:00. Viktima është Alfred Marku, ndërsa autori është G.Marku. Në vendngjarje mbërritën oficerët e policisë, të cilët pyetën familjarët e tyre. Ata thanë se pak para se të ndodhte vrasja, 14-vjeçari kishte debatuar me viktimën. Sipas policisë, Alfredi ka qenë në rrugë pranë banesë së tij, kur është konfrontuar me të vëllanë, i cili kishte humbur gjurmët gjatë gjithë ditës.

Sipas familjarëve, i mituri ishte tip mistreci, i cili lëvizte në të gjithë Tiranën, ku luante me lojëra të ndryshme. Duke i tërhequr “veshin”, vëllai i madh i ngrinte zërin se të tilla gjëra nuk duhet të ndodhin më në familjen e tyre. Por 14-vjeçari i inatosur ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë dhe ka qëlluar për vdekje Alfredin. Në gjendje të rëndë, i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku burimet thanë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e prekjes së organeve jetësore nga plagët e marra me thikë. Policia tha se ka shoqëruar të miturin në komisariatin e policisë. Ai ka treguar se zënka ndodhi pas “kërcënimeve” të të vëllait se nuk do të dilte më nga shtëpia.

Burimi: Gazeta Shqip




P.S:pupupu qa brezi è ky more???
ja pra...qa nuk ta ben tj :automatik:ta ben familja....:(

lexim te kendshem:shsh:
 
Titulli: i mituri vret me thike te vellane!!!

ok...me falni:pc:
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top