eGo0sTyle
System Engineer
TIRANث- Gjykata e Lartë ka shtyrë sot seancën në ngarkim të dy gardistëve të akuzuar për ngjarjet e 21 janarit, të liruar pak kohë më parë nga Gjykata e Apelit. Procesi ka nisur pas kërkesës së Prokurorisë për rekurs të vendimit të marrë nga Apeli.
Gardistët Mark Nikolli dhe Gazmend Ahmetaj u lanë të lërë, pasi Apeli vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme që fajësonin këta të dy për ngjarjet e 21 janarit.
Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë seancën për një tjetër datë, për shkak të mungesës së avokatëve.
Organi i akuzës bëri rekurs mbi vendimin e Gjykatës së Apelit të kryeqytetit në 3 mars, që i liroi gardistët Gazmend Ahmetaj, Sadik اela dhe Mark Nikolli nga masa e sigurisë “arrest me burg”, me afat 30 ditor, për shkak të mungesës së provave. Për të kundërshtuar këtë vendim, Prokuroria i është drejtuar togave të zeza të Gjykatës së Lartë, para të cilave do të kërkojë ricaktimin e masës shtrënguese të “arrestit me burg” për punonjësit e gardës. Prokuroria regjistroi paditë ndaj gardistëve, Gazmend Ahmetaj, Sadik اela dhe Mark Nikolli.
Të trija paditë janë regjistruar në të njëjtën ditë, pak ditë më parë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë. Ato kanë të njëjtin objekt: “caktim mase sigurimi ‘arrest me burg’”, respektivisht për gardistët Ahmetaj, اela dhe Nikolli.
Gardistët Ahmetaj, اela dhe Nikolli u arrestuan për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës mbi vrasjet e ndodhura në demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Hetimet kanë vërtetuar që nga armët e tyre janë bërë qitje ditën e ngjarjes. Bashkë me ta u arrestua edhe gardisti, Agron Malaj.
Më parë, ndaj tyre ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “vrasjes në rrethana të cilësuara, në bashkëpunim”. Në paraqitjen e tyre para Gjykatës së Tiranës, në 14 shkurt, për vleftësimin e kësaj mase sigurie, Gjykata ndryshoi qëndrim vetëm për gardistin Malaj.
Për të Gjykata caktoi “detyrim paraqitje”, ndërsa për tri të tjerët caktoi “arrest me burg”, me afat 30 ditor. Pasi e apeluan këtë vendim, gardistët Ahmetaj, اela dhe Nikolli arritën të fitonin lirinë nga një vendim i Apelit të Tiranës.