Mjekësia Ligjore shqiptare konstaton se në trupin e Ilia Karelit mungon organi jetik, zemra. 32-vjeçari u vra në burgun Nigrita në Greqi, pak ditë pasi kishte vrarë një gardian në burgun e Malandrinos ku vuante dënimin.
Gjithashtu Mjekësia Ligjore në Shqipëri pas autopsisë ka vënë re edhe mungesën e disa indeve në bërryla dhe gishta. Në një letër drejtuar Prokurorisë ky institucion kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe t’i kërkojë llogari palës greke, për faktin e mjekësia ligjore aty i ka hequr zemrën 32-vjeçarit shqiptar. “Prokuroria t’i kërkojë informacion mjekësisë ligjore greke. Ekspertiza greke të japë informacione pse është hequr zemra. Për ekspertizë s’ka pse të merret e gjithë zemra’, thuhet në letrën e Mjekësisë Ligjore drejtuar Prokurorisë.
Ky nuk eshte rasti i vetem?
Ndërkohë për këtë skandal ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai është shprehur në media se dhuna e ushtruar ndaj të burgosurit Ilia Kareli duke vënë theksin se ky nuk është rasti i vetëm. “Rasti i Karelit, është një rast i një torture ç`njerëzore, megjithatë ka pasur edhe raste të tjera të kësaj natyre. Gardianët e kanë qëlluar në mënyrë barbare, ndërsa po e ndjekim rastin për ta zbardhur si ngjarje dhe për të dënuar autorët. Kam kontaktuar me homologun e Ministrisë së Jashtme greke për ta zbardhur deri ne fund.”, ka thënë Totozani.
respublica.al