Sipas një studimi slloven të bërë së fundi, çdo i pesti person i martuar është i dashuruar në tjetërkënd.
Zakonisht personi tjetër në të cilën dashurohen të martuarit është kolegu i punës, miku më i mirë ose ish partneri. Mirëpo, vetëm një nga gjashtë personat që janë në lidhje martesore, janë të gatshëm të hyjnë në një aferë.
Lajm i mirë për ata persona, partneri i së cilit/cilës është duke kaluar në ato faza, është që sipas të dhënave statistikore rënia në dashuri me personin tjetër kërkon më tepër kohë se sa tre vjet. Andaj nëse kriza martesore evitohet për një kohë më të shkurtër, shanset për një lidhje të shëndoshë janë ende të hapura.
Vetëm pak pikë të përqindjes të dhënat nga studimi, devijojnë nga thënia se njeriu është i dashuruar në personin tjetër për sa kohë e përmend atë.
Gjithashtu studimi ka treguar se një e treta e të gjithë të martuarve janë të pakënaqur me partnerin e tyre. Meshkujt e martuar kanë më tepër gjasa që të krijojnë lidhje dashurie se sa femrat e martuara. Madje, të dhënat nga studimi tregojnë se ata janë më të gatshëm ta lejnë gruan për të dashurën se sa e kundërta.
Përqindja e meshkujve të dashuruar në dikë tjetër e që janë në gjendje ta lejnë gruan për atë është rreth 29%, gjersa tek femrat për ta bërë të njëjtën gjë është vetëm 19%. /Telegrafi/