-Zafiri ka më shumë se pesë vjet që jeton në Tiranë. Fillimisht, ka ardhur si turist. ثshtë i pasionuar aq shumë pas peshkimit, rafting-ut dhe shëtitjeve me biçikletë sa që preferoi të mos lëvizte nga vendi që ia ofronte të gjitha këto, Shqipëria. Dhe nuk mendon të lëvizë më tani që e njeh Shqipërinë kaq shumë.
Zafir Shumanov na rrëfen se është diplomuar për farmaci, punon si menaxher dhe drejtues muzikor dhe sa herë që ka kohë të lirë shkon të peshkojë, të bëjë rafting ose të ngjisë malet me biçikletë. Ka ardhur nga Maqedonia gjashtë vjet më parë për një udhëtim turistik, ndërsa sot, më saktë një javë më parë, hapi një biznes që do të ofrojë turizëm.
“Më ka pëlqyer të peshkoj që në moshën 4-vjeçare, atëherë kur xhaxhai im më mori me vete gjatë një pasditeje. Që atëherë, nëse kam ca kohë të lirë shkoj të peshkoj. Dhe tani që i njoh të gjithë liqenet dhe lumenjtë e Shqipërisë, vendosa që të krijoj një biznes të vogël. E quajta Go Fishing dhe nesër do të bëj punën time të parë si shoqërues”, na thotë ai me një shqipe prej të huaji. Ai do të shoqërojë dy gazetarë anglezë dhe disa miq të tyre për të peshkuar. Do t’i dërgoj në një prej vendeve më të bukura në Shqipëri nëse do t’i mbajë koha. Nëse jo, plani i dytë është në pritje.
ثshtë një personazh i çuditshëm, është një i huaj që bën guidën turistike të një vendi të cilin bashkatdhetarët e tij, nuk e duan shumë. Ai nuk do të flasë fare për qëndrimin e maqedonasve kundrejt shqiptarëve, por na thotë që e do shumë Shqipërinë. Sipas tij, ky është një vend sa i qetë edhe i zhurmshëm, sa i lirë aq edhe i ngurtë. “Më pëlqejnë shumë malet, liqenet lumenjtë dhe bregdeti juaj. ثshtë gjithçka shumë e bukur. Dhe për më tepër unë mund të peshkoj i lirë, duke e ditur që nuk po më vëzhgon njeri, edhe pse asnjëherë nuk hedh dinamit”, na thotë ai dhe qesh. Zafiri na shpjegon se i do shumë kafshët e për më tepër peshqit. Nuk do të përdorte kurrë dinamit. Na rrëfen se, jeton çdo ditë me peshqit. Në shtëpinë e tij mban dy qen të vegjël dhe një akuarium me peshq. E ndërsa peshqit janë shumë dhe nuk kanë emra, qentë mbajnë emrat Blacky dhe Blondy, për shkak të ngjyrës së tyre, njëri i bardhë dhe tjetri i zi.
Dhe pasi, Zafiri na ka treguar se i pëlqejnë shumë liqenet dhe lumenjtë e Shqipërisë, ne e pyesim nëse ka diçka e cila nuk i pëlqen në Shqipëri. Para se të na përgjigjet ai dëshiron të shtojë se i pëlqejnë edhe malet dhe bregdeti, sidomos ai i jugut të Shqipërisë. “E pasi më pëlqejnë të gjitha këto bukuri natyrore që keni, unë urrej rrugët tuaja. Shumica e tyre janë të prishura dhe shumica e tyre ofron gjithmonë trafik”. Ai rendit mes të tjerave edhe faktin që gjërat në Shqipëri shtyhen aq shumë ndoshta edhe për shkak të një trafiku të rënduar. “Kjo bën që shqiptarët të duken në sy të të huajve shpeshherë jokorrektë dhe të papërgjegjshëm. Por unë e di që ju nuk jeni gjithnjë kështu dhe pas gjithë këtyre viteve këtu, unë jam mësuar. E dua jetën këtu, prandaj jam mësuar”, e mbyll ai bisedën me ne.
Bio:
Emri: Zafir Shumanov
Datëlindja: 10.06.1980
Vendlindja: Skopje
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Farmaci
Profesioni: Drejtues muzikor
Profesioni
Muzika me të cilën ai merret quhet Alternative underground. ثshtë një muzikë e cila në fillim të viteve 90 filloi të merrte jetë edhe në Shqipëri. Pas një heshtjeje të gjatë Zafiri dëshiron që kjo lloj muzike të jetë një hallkë e rëndësishme e botës muzikore në Shqipëri. Deri tani, ai ka shpenzuar, por mendon se e ky shpenzim do t’i vlejë kulturës muzikore. Tani po bëhet gati për nxjerrjen e një albumi të ri, ndoshta të parin album që vjen tërësisht me muzikë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë. Na tregon se së shpejti ai do të organizojë koncerte me këtë lloj muzike. I pari do të jetë muajin tjetër në ardhshëm tek Liqeni. Ai dëshiron që muzikës dhe kulturës në Shqipëri të mos i mungojë një hallkë shumë e rëndësishme, siç është muzika alternative e cila filloi që një periudhë kohe të lëvrohej nga artistë si: Ledio Ciko, Ivi Abazi dhe Besa Mati. Ai i njeh të gjithë këta. ثshtë aq i pasionuar pas kësaj muzike sa që nuk e tmerron fakti që i është larguar profesionit në të cilin ai është arsimuar, farmacisë. Ka zgjedhur të bëjë një jetë të mirë dhe këtë e ka gjetur në Shqipëri, përmes muzikës që pëlqen, muzikës alternative e underground. Një pjesë të punës së tij mund ta gjejmë në adresën: www.pmgtirona.com
Shekulli