I do njeri toksikët?

Fjala "toksik" po përdoret shumë shpesh kohët e fundit. Dhe nuk e kemi fjalën për substancat, por për njerëzit. Në fakt këta nuk ndryshojnë shumë me substancat, pasi të dy të lëndojnë, të dy të helmojnë.

Si janë këta njerëzit toksikë në vija të përgjithshme?

Është e lehtë fare t’i dallosh. Toksikët janë ata që flasin keq për njerëzit, edhe kur i kanë të familjes. Sapo toksikët e humbin kontrollin ndaj jetës së dikujt, ata tërbohen dhe lëshojnë shigjeta helmi mbushur me gënjeshtra. Ata luajnë rolin e viktimës që ka në çdo rast të drejtë, dhe të tjerët janë fajtorët. Më shumë flasin sesa dëgjojnë, të humbin kohën me llafe, janë manipulues.

Siç ka thënë edhe Jill Blakeway: ”Kur një toksik nuk mund t’ju kontrollojë dot më, ai do të përpiqet të kontrollojë se si do t’ju shohin të tjerët. Informacioni dashakeqës që do të shpërdajë toksiku për ty sigurisht që do të jetë i padrejtë, por mos u shqetëso. Kini besim se të tjerët do të dallojnë të vërtetën një ditë, njëlloj siç e dalluat ju”.

Në fakt jo të gjithë bien pré e toksikëve. Ja për shembull si ia bëjnë njerëzit inteligjentë me personat toksikë? Është e pamundur të mos i kesh pranë diku njerëz të tillë. Disave u ndodh t’i kenë në punë, të tjerëve u rastisin t’i kenë në familje apo shoqëri. Por nëse je inteligjent, ti mund t’ia dalësh t’i përballosh toksikët me mënyrat e mëposhtme dhe ata mund të plasin nga marazi që nuk të ndikojnë dot me helmin e tyre.

Inteligjentët i injorojnë personat toksikë

Njerëzit me inteligjencë emocionale, së pari e mbi të gjitha i shmangin ndërveprimet e panevojshme me personat toksikë. Ata i bëjnë bllok telefonatave të tyre, mesazheve, emaileve. Thjesht dhe pastër, ata injorojnë.

Ata nuk përfshihen fare në argumente

T’u përgjigjegj ankesave apo bisedave negative të personave toksikë është diçka pa vlerë. Toksikët vdesin për pak debat, por inteligjentët e kuptojnë që është më mirë të tërhiqen mënjanë nga argumentet idiote e të parëndësishme. Toksikët më mirë le të helamatisin veten ose të shprehen nën anonimate në rrjete sociale.

Inteligjentët nuk u zënë besë njerëzve negativë

Inteligjentët e kanë të thjeshtë t’i dallojnë personat toksikë, u mjafton një rast i vetëm konflikti apo debate për t’i diagnostikuar dhe shumë shpejt veprojnë me inteligjencë të mos kenë besim tek asgjë që persona të tillë thonë e bëjnë.

Inteligjentët vendosin kufirin te thana

Të mënçurit e dinë që asnjëherë nuk mund të kënaqin të gjithë për gjithçka, prandaj ata vendosin kufijtë ndaj njerëzve që vetëm ankohen.

Inteligjentët emocionalë nuk përfshihen në vorbullën e të keqes. Ata mësojnë prej përvojës. Nëse janë djegur një herë, nuk lejojnë të ndodhë sërish. Ata shohin drejt zgjidhjeve të problemit kur janë nën shoqërinë e njerëzve toksikë, dhe shpesh ndodh që zgjidhja më e mirë është largimi prej tyre. Pse të harxhojnë jetën e çmuar duke u marrë me të marrët? Më mirë të merren me gjëra të bukura si dashuria, lumturia, vlerësimi, mirënjohja ndaj njerëzve pozitivë sesa të zhyten në errësirën që ligësia dhe zilia njerëzorë pa fund prodhon.

Referenca: personalitybuzz.com
 
Kudo i gjen, problemi ne virtual eshte kollaj se i fut nje ignore, po ne realitet si tia bejme.

Ia ve kufirin posi, por duke qene kjo lloj prerje nuk e njohin kufirin!
 
Ne jete reale s'kam asnje kete periudhe. Mund te duket utopike por u be nja 2 vjet qe realisht aktiviteti dhe lidhjet qe kam, jane te atilla ku s'del as 5 minuta per te folur per dikend tjeter. \
Nderkohe me para(ktu e vite) ne pune kem patur 1 person qe me bente me dhimbje koke cdo dite. Jo se me fliste mua, por e kuptoja se mbante ne goje te gjithe arkitektet ne zyre. (ishte sekretarja me pak fjale)
 
Njerezit toksike une i shoh ata tipat qe shoqerise me ty i japin nje qasje te ngjitur shume dhe jo ata qe shajne gjikend.
Ata e kane nje emer Thashethemexhij...e te tille ka plot.
Per mua njerezit toksik jane ata , qe te duan vetem per vete. Te dalin vetem me ty , te qeshin vetem me ty, te jene vetem me ty dhe ne momentin qe shohin nje potecial ku ti mund te afrohesh me dike ,e shajne e shpikin lloj lloj te zezash per ate person....por kete e bejne sepse duan te te kene vetem per vete.
Njerezit toksik ,i konsiderojne qeniet humane Prone dhe jo individ te lire ....
 
Njerezit toksike une i shoh ata tipat qe shoqerise me ty i japin nje qasje te ngjitur shume dhe jo ata qe shajne gjikend.
Ata e kane nje emer Thashethemexhij...e te tille ka plot.
Per mua njerezit toksik jane ata , qe te duan vetem per vete. Te dalin vetem me ty , te qeshin vetem me ty, te jene vetem me ty dhe ne momentin qe shohin nje potecial ku ti mund te afrohesh me dike ,e shajne e shpikin lloj lloj te zezash per ate person....por kete e bejne sepse duan te te kene vetem per vete.
Njerezit toksik ,i komsiderojne qeniet humane Prone dhe jo individ te lire ....

Une toksike me shume e kam has ne trajten e shkruar me siper ne fakt, por mund te jete dhe kjo qe thua ti. Kjo qe thua ti e kam perjetu vetem 1 here para nja 8 vitesh. (ose te pakten qe une e kuptova) dhe zgjidhja qe i dhash ishte distancimi avash avash,

Ama ne virtualitet jane nja 2-3 veta(te cilat i kam pas njohur normal me perpara) dhe te 3jave u kam be unfollow. Keto 3 tipe nuk flasin keq per njerezit specifikisht, por thjesht hapin debate te kota, dhe ulin cdo arritje qe mund ta kete bere dikush ashtu me nenkuptime. Ndonjehere te ulin dhe ty vetem pse vete nuk munden dot te arrinin ate qe ke ti. Ama e sjellin aq embel, saqe po nuk qe e zonja ta kuptosh fillon e vendos veten tende ne dyshim: Valle jam gabim? valle nuk jam e mire ne kete fushe? etj etj.
 
Thelbi i Artikullit nuk ka te beje me jeten virtuale. Nuk mund te kuptojme se eshte i pa edukate, apo njeri toksik.

Ne jeten reale mundohem ti mbaj sa me larg, deri diku ia kam arritur, per ndonjerin qe ka arritur te futet ne kufirin tim, i kam thene qe ne fillim se nese guxon nuk do ta respektoj me kufirin, pastaj behem pushtues ???
 
@Soulmind toksik edhe nga vete kuptimi i fjales "helm" pra te helmuar se brendshmi .
Mund ti japim kuptimet qe duam , por sigurisht qe ka lidhje me nje gje , jane njerez qe ne shpirt kane ligesi...
Une i referohem me shume raporteve njererzore pra ne shoqeri apo lidhje .
Ne fund te dites te dy palet nje qellim kane....te te mbushin me helm ekzistencen
 
Po i duam jetojme me ta 24/7 si qenie sociale qe jemi, i gjen nga do online offline next door ne pune ne shkolle ne club and so on.
Jane kaq shum sa Jane everywhere!
Kane nje te mire keta, te bejne te ndihesh me vlere te bejne te ndihesh mire te bejne te njohesh veten ne tjeter dimension.
Pa ta do ishte fucking boring lol

Gjyshja ime thoshte “te rrish me te keqin dhe mos te behesh I keq” it’s a great achievement
 
Epo ate shprehjen sta ka thene gjyshja
Fli me qenin e do zgjohesh me pleshta :)
 
Thelbi i Artikullit nuk ka te beje me jeten virtuale. Nuk mund te kuptojme se eshte i pa edukate, apo njeri toksik.

Ne jeten reale mundohem ti mbaj sa me larg, deri diku ia kam arritur, per ndonjerin qe ka arritur te futet ne kufirin tim, i kam thene qe ne fillim se nese guxon nuk do ta respektoj me kufirin, pastaj behem pushtues ???

Jete virtuale nenkuptohet dhe miqesia jote reale por i ke dhe ne FB apo insta ta zeme. Une shoqerine ne Shqiperi nje here ne 2 vite i takoj, ama konktakt kemi nepermjet mesazheve. Dhe ne virtualitet ke nje atmosfere shume shume negative. se spo dua te jap shembuj konkret dhe shabllon fare :)
 
Jete virtuale nenkuptohet dhe miqesia jote reale por i ke dhe ne FB apo insta ta zeme. Une shoqerine ne Shqiperi nje here ne 2 vite i takoj, ama konktakt kemi nepermjet mesazheve. Dhe ne virtualitet ke nje atmosfere shume shume negative.
Do te shohesh ligesine e njerezve , futu ne keto faqet (ne fb) jeta eshte qejf, anabele apo ku di cfare , dhe shih kur dikush poston dicka
Mllefin dhe helmin gati per ta hedhur ne germa....
Aty kuptoj sa ligesi kemi brenda , dhe ti shohesh te gjithe jane njerez normal...
 
I duan dhe i besojne.
Dhe nese sbehesh si to, te bejn te dyshosh tek vetja.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Oh jane te neveritshem njerz te tille.
E keqja vetes, e atyre qe gjenden afer tyre
 
Kam krijuar imunitet ndaj toksikëve. E shoh punën time dhe jetoj jetën time, që don të thotë se kam ndërpre shumë raporte, si në jetën reale, poashtu edhe në virtualitet.
 
Ka dallim kur je “toksik” për dikënd, sepse nuk i përgjigjesh pritshmërisë së atij personi dhe kur helmi është bazë e qenies,apo formimit tënd si person.
Në të dyja rastet, më mirë është të shohësh punën tënde dhe jetosh jetën tënde.
 
Po ca lidhje ka prishja interesit aman.
Une mendoj se toksiket e kane te brendshme ate negativitet dhe e nxjerrin ne forma te ndryshme. Shumehere nepermjet fjaleve te bukura. S'di ca jam pergjigj te tema por sa here m'kujtohet 1ra qe cuditerisht flet me fjale magjike por ne fund te dites te zhduk cdo interes qe ti kishe per te bere dicka. Me kohe kuptova se qellimet ishin per te te demoralizuar dhe larguar nga suksesi. flas per shoqerine reale. Ketu s'eshte se me intereson shume 😁
 
Dhe ja që unë vazhdoj shoh punën time e jetoj jetën time 😂😂
 
Po i duam jetojme me ta 24/7 si qenie sociale qe jemi, i gjen nga do online offline next door ne pune ne shkolle ne club and so on.
Jane kaq shum sa Jane everywhere!
Kane nje te mire keta, te bejne te ndihesh me vlere te bejne te ndihesh mire te bejne te njohesh veten ne tjeter dimension.
Pa ta do ishte fucking boring lol

Gjyshja ime thoshte “te rrish me te keqin dhe mos te behesh I keq” it’s a great achievement
Sa e zgjuar kjo çupa ?
 
humbi krejt
Nga këtu po 🤷🏼‍♀️
Tema:
Nuk duhet ta kërkojmë fajin te njerëzit toksik, por te vetja. A i duam? Besoj po. Jemi ne ata/ato që krijojmë relacione varësie ndaj palës tjetër. E kur pala tjetër e mbi konsumon atë që ofrojmë, jemi sërish ne ata/ato që vejmë etiketën - toksik. Pra niset nga diçka e bukur dhe kur humbet kontrolli, kthehet në helm. Për fat të keq shumë shpesh.
 
Pse ku eshte ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top