Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

I dërguari i OKB-së propozoi ndarjen e Kosovës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
I dërguari i OKB-së për ndërmjetësimin në “dialogun” Prishtinë-Beograd rreth konfigurimit të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, Andrew Landley, në një takim që ka zhvilluar me krerët e institucioneve kosovare, ka propozuar hiç më pas se “ndarjen administrative” të veriut nga pjesa tjetër e Kosovës, bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, e cila thirret në burime të larta ndërkombëtare e vendore.

Diplomati Landley, sipas kësaj të përditshmeje, është takuar të premten larg vëmendjes së mediave, me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me zv/kryeministrin Hajredin Kuçi – me qëllim të shpalosjes zyrtare të propozimit të tij. Mirëpo, sipas burimeve të kësaj gazete, liderët kosovarë nuk kanë lejuar të dërguarin e OKN-së as të shpalosë propozimin, duke i dhënë fund në mënyrë të njëanshme takimit.

Propozimi i Landleyt – sipas kësaj gazete - parasheh që dogana në veri të funksionojë e ndarë nga sistemi doganor i Republikës së Kosovës, ndërsa të ardhurat nga hyrjet e mallrave në këtë pjesë të mbeten në shfrytëzim të autoriteteve lokale, përkatësisht komunat serbe që udhëhiqen nga strukturat paralele të dirigjuara nga Beogradi. Po ashtu për policinë, Landley ka propozuar komandë të veçantë në verid, të shkëputur nga komanda qendrore në nivel të Kosovës.

Burimet e kësaj gazete kanë bërë të ditur se këto propozime janë hedhur menjëherë poshtë nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës, pasi ata kanë vlerësuar se një plan i tillë formalizon ndarjen e veriut nga pjesa tjetër e vendit
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back