Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

I dehur, shoferi i linjës së Tiranës së re merr zvarrë dy të mitur

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P


94835.jpg

TIRANث - Autubosi i Tiranës së re me targa AA 620 AI në pronësi të “Alba-Trans”, ka aksidentuar dy të mitur, 12 dhe 14 vjeç rreth orës 16:30 minuta.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, kur autobusi ishte duke lëvizur. Nga vendi i ngjarjes gazetari i A1 Report, Arsen Rusta, raporton se, shoferi i autobusit, ka rezultuar në gjendje të dehur, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Kanë qenë pasagjerët që kanë dhënë alarmin dhe shoferi e ka ndaluar automjetin. Ata kanë njoftuar edhe policinë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Dy të miturit, që janë lënduar në ngjarje, kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë dërguar në shtëpitë e tyre.

Duke folur për A1Report, shoferi emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka thënë se, nuk është në gjendje të dehur. “Nuk jam në gjendje të dehur”, tha shoferi. Ai ka deklaruar se, nuk ishte duke lëvizur kur ka ndodhur aksidenti.

Por ndryshe thotë policia rrugore e Tiranës. Sipas tyre, shoferi pas testit ka rezultuar i alkoolizuar duke dalë pozitiv.//Shqiptarja.com
 
Titulli: I dehur, shoferi i linjës së Tiranës së re merr zvarrë dy të mitur

Gjynaf.... shoferi lol
ka qen i dehur ti falet...!
Edhe une kam n'plan me u bo tap per festa, ne dhjetor ... lool
 
Titulli: I dehur, shoferi i linjës së Tiranës së re merr zvarrë dy të mitur

Sa te papergjegjshem mu si kafsh e bejne punen, s'eshte hera e pare qe ndodh kjo gje ....dhe shoferat duhen me shkolle tani te mesojne komunikimin se as per te komunikuar nuk dijne...
 
Titulli: I dehur, shoferi i linjës së Tiranës së re merr zvarrë dy të mitur

Ndoshta ka pas aheng e ka festu:haaa: ju falet patjeter:haaa:
 
Titulli: I dehur, shoferi i linjës së Tiranës së re merr zvarrë dy të mitur

Po ska nje alkoltest ne Shqiperi kot sa per dijeni?
 
Titulli: I dehur, shoferi i linjës së Tiranës së re merr zvarrë dy të mitur

Gjynaf.....
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top