Hyxhym n’Amerikë

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0920090057515_m.jpg


Për ta vizituar tokën e premtuar, zyrtarët e institucioneve të Kosovës as nuk e qajnë kokën për shpenzime.
Një delegacion prej më shumë se 23 zyrtarësh që do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, do t’i kushtojë buxhetit të varfër të Kosovës, hiq më pak se 100 mijë, shkruan “Zëri”.

Burime të kësaj gazete thonë se vizita e një zyrtari kosovar në Amerikë, buxhetit të Kosovës i kushton rreth katërmijë euro, por kjo shumë mund të shkojë deri në tetëmijë euro.

Autoritetet në Prishtinë mohuan se atje do të shkojnë 50 veta, por nuk dhanë ndonjë shpjegim se çfarë mund të pritet nga udhëtimi përtej Atlantikut.

“Express” ka arritur të konfirmojë udhëtimin e 26 anëtarëve të delegacionit nga Presidenca, kabineti qeveritar si dhe zyrtarë nga dikasteret qeveritarë.

“Koha Ditore” raporton se Presidentja Aitifete Jahjaga e Kryeministri Hashim Thaçi i marrin me vete 30 zyrtarë në SHBA. Në ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjendet në vizitë në Egjipt dhe nuk do të kthehet para datës 21.

Lëshimi i vendit përnjëherësh nga Jahjaga, Thaçi dhe Krasniqi përbën shkelje të Ligjit për protokollin e shtetit. Neni 19, pika 4 e këtij ligji e përcakton qartë se tre liderët duhet t’i bashkërendojnë vizitat për të evituar mundësinë e lënies së shtetit pa udhëheqje.

Ekspertët e vlerësojnë të turpshëm shkuarjen e një delegacioni kaq të madh në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. e që dëmton buxhetin e Kosovës për së paku 100 mijë euro. /Telegrafi/
 
Titulli: Hyxhym n’Amerikë

Shkofshin e mos u kthefshin.
 
Titulli: Hyxhym n’Amerikë

Po Ameriken e kemi mike, biles dhe nipja nipit te stergjyshit te gjyshes te presidentit kishte gjak shqiptar.
Pse nuk e financuan udhetimin?

Ps: pse duhen te vene kaq shume, apo sa me shume aq me shume pune do zgjidhin??
 
Titulli: Hyxhym n’Amerikë

Keta nuk jane fajtor , por eshte populli fajtor qe ja ka mundesuar te keqmenagjoj paran e tyre .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top