Ado
FISEBILIL-LAH
Hyseni takon ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur të martën ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Ankara, Khalid Khalifa Al-Mualla, i akredituar si ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, ambasadori Al-Mualla i ka dorëzuar Ministrit kopjen e letrave kredenciale.
Në takim, Ministri Hyseni e ka falënderuar ambasadorin e Emiratave të Bashkuara Arabe për përkrahjen që Emiratet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe në periudhën e pas-luftës.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan për intesifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve. /Telegrafi/