Hyseni pretë njohje nga Athina

Kresha

A pretty face can never trick me
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni deklaroi se Greqia “po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Hyseni pret që pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për pavarësinë e Kosovës, shumë vende, që deri tani nuk e kanë bërë, do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Në intervistën për gazetën vjeneze Standard (“Der Standard”), Hyseni fajësoi autoritetet në Serbi se po destabilizojnë rajonin dhe porositi se “pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet me kurrfarë negociata”.
Ministri Hyseni tha se “ndaj vendeve brenda BE-së, të cilat nuk e kanë njohur akoma Kosovën, të bëhet presion miqësor nga shtetet anëtare tjera që ta bëjnë këtë” dhe theksoi se veçanërisht “Greqia po shkon në këtë drejtim”.

“Ata që kërkojnë negociata të reja në momentin kur Kosova ka ngritur institucionet shtetërore dhe është njohur nga 65 shtete, tregon se ose injorojnë faktet apo bëhet fjalë për diçka më të keqe, ata po përpiqen të destabiziliojnë rajonin”, theksoi Hyseni.

Ai shtoi se Serbia nuk mund “në njërën anë të kërkojë anëtarësim në BE, ndërsa në anën tjetër të jetë faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor”.

“Serbia në Bruksel mbahet shumë evropiane, por në Ballkan absolutisht nuk vepron si evropiane”, vlerësoi Hyseni.

Në të njëjtën kohë Hyseni theksoi se Kosova duhet të marrë mbështetjen e atyre shteteve të BE-së të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e saj për të nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim mes Brukselit dhe Prishtinës.

“Nuk mund të krijohet një vrimë e zezë në Ballkan, duke lënë Kosovën jashtë BE-së. Kosova ka bërë progres sa i përket legjislacionit dhe reformave, dhe në këtë pikë nuk dallon shumë nga Serbia”, theksoi Hyseni dhe shprehu shpresën se Kosova para vitit 2020 do të bëhet anëtare e BE-së. /koha/


p.s. Lajmi eshte i dites se hene, por e pash te arsyeshme ta postoje ketu sot.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top