Republic Of Kosovo
Ado !
Hyseni kërkon njohje nga Kina, Gana, Grenada, Bahreini, Libia...
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni po vazhdon të qëndrojë në New York, ku pas pjesëmarrjes dhe fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit, pati një varg takimesh me ambasadorë e shefa misionesh të vendeve të ndryshme të akredituar në OKB, në New York. Këto takime ministri Hyseni i ka shfrytëzuar për të informuar bashkëbiseduesit me të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj, si dhe për të nxitur e përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Ministri Hyseni ka zhvilluar takime të veçanta me ambasadorë e shefa misionesh të Grenadës, Beninit, Trinidadit dhe Tobagos, Bahreinit, Ganës, Libisë, Kinës etj. Në të gjitha këto takime, shefi i diplomacisë kosovare i ka njoftuar bashkëbiseduesit me zhvillimet në Kosovë gjatë vitit të parë të pavarësisë, dhe ka kërkuar prej tyre që të njohin vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, respektivisht të njohin shtetin më të ri në botë sa më parë që të jetë e mundur.
Ambasadorja e Grenadës në OKB, Dessima M. Williams, njëherësh kryesuese e radhës e përfaqësimit të CARICOM-it në OKB, ka theksuar se vendi i saj, së bashku me vendet e tjera të CARICOM-it po përpiqet të arrijë unitet në vendimin për Kosovën. Ajo e ka njoftuar ministrin Hyseni se në mbledhjen e radhës përfaqësuesit e CARICOM-it në OKB do të kenë këtë çështje pjesë të agjendës. Po ashtu, ajo ka thënë se Grenada po ndjek me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe se vendimi për njohje do të shqyrtohet me kohë.
Bahreni pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës
Edhe shefi i misionit të Beninit në OKB, Jean-Francis Regis Zinsou, gjatë takimit me ministrin Hyseni, e ka siguruar atë se qeveria e tij do të shqyrtojë kërkesën e përsëritur të Kosovës për njohje.
Premtim të ngjashëm ministri Hyseni ka marrë edhe nga ambasadorja e Trinidad dhe Tobagos në OKB, Marina Annette Valere. Ajo ka thënë se vendi i saj e di sa i rëndësishëm është procesi i njohjes ndërkombëtare për një vend si Kosova, ndaj Qeveria e Trinidad dhe Tobago në një të ardhme jo të largët do të adresojë kërkesën e Kosovës për njohje.
Për dinamikën e procesit të njohjes së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka njoftuar edhe ambasadorin e Bahrenit në OKB, Taëfeeq Ahmed Almansoor, i cili ka thënë se qeveria e tij është në dijeni të të gjitha vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe se solidarizohet me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, të vullnetit të mirë e të besimit.
Sa i takon njohjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, ambasadori Almansoor ka thënë që vendimi do të merret me kohë.
Premtimin se vendimi për njohjen e Kosovës do të vijë me kohë, shefi i diplomacisë kosovare e ka marrë edhe nga ambasadori i Ganës në OKB, Leslie Kojo Christian, ndërkaq gjatë takimit me ambasadorin e Libisë, Abdurrahman Mohamed Shalgham, kryesues i radhës i KS të OKB-së, Hyseni ka marrë garanci se, Libia do të vijojë kontaktet me institucionet e Kosovës, për të qenë e informuar nga dora e parë për të gjitha zhvillimet në terren.
Hyseni kërkon njohje edhe nga Kina
Ministri Hyseni ka kërkuar njohje edhe nga përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Popullore të Kinës në OKB, ambasadorin Liu Zhenmin.
Ambasadori Liu Zhenmin ka theksuar se vendi i tij po ndjek të gjitha zhvillimet në Kosovë gjatë viteve të fundit. Ka theksuar nevojën e zhvillimit të mëtejmë të kontakteve me autoritetet e Prishtinës.
"Kina do që edhe më tutje të ndihmojë rajonin në arritjen e paqes e të sigurisë së qëndrueshme. Ne do të vazhdojmë të ndjekim edhe më tej rrugëtimin e Kosovës, për të formuluar qëndrimet e vendimet tona", ka përfunduar ambasadori kinez.
Ministri Hyseni ka pasur një takim të veçantë edhe me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB, Ahmed Abdulrahman Al-Jarmani, të cilin e ka falënderuar edhe një herë për njohjen e Kosovës nga vendi i tij, si dhe për përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë Kosovës në shumë procese dhe për një kohë të gjatë.
Ministri Hyseni ka kërkuar nga ambasadori Al-Jarmani që vendi i tij të ndihmojë Kosovën për të përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës nga vendet anëtare të Ligës Arabe dhe të Organizatës së Konferencës Islamike. /Telegrafi/