Hyrje në shkencat e Kur’anit

Kresha

A pretty face can never trick me
(Në dritën e Kur’anit të Madhërishëm dhe të Sunnetit)

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit



I. Përkufizimi i Umul al-Kur’an

Dituria e Ulum al-Kur’an, ose “Shkencat e Kur’anit” merret me njohuritë e atyre shkencave të cilat kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me recitimin, historinë, të kuptuarit dhe të zbatuarit e Kur’anit. Kjo është, si pasojë, një fushë e diturisë islame, me rëndësi themelore.

Kështu, për shembull, për sa i përket recitimit, Ulum al-Kur’an merret me shkencën e shqiptimit (texhvidit), metodologjitë e ndryshme të recitimit të Kur’anit (kira’at), të mirat e recitimit të Kur’anit, dhe rregullat e recitimit të tij.

Për sa i përket historisë së Kur’anit, Ulum al-Kur’an merret me periudhat e shpalljes së Kur’anit, me përpilimin e Kur’anit, artin dhe historinë e shkrimit të tekstit të Kur’anit (rasm al-masahif), dhe ruajtjen e Kur’anit.

Për sa i përket të kuptuarit dhe zbatimit të tij Ulum al-Kur’an përfshin shkaqet e shpalljes (asbab an-nuzul), njohurinë e shpalljeve mekase dhe medinase, njohurinë e formave të ndryshme (ahruf) në të cilat është shpallur, të kuptuarit e rregullave dhe ajeteve të tij të shfuqizuara (nasih ve al-mansuh), njohurinë e klasifikimeve të ndryshme të ajeteve të tij (muhkam dhe muteshabih, ‘am dhe khas, mutlak dhe mukjad, etj.), njohurinë e interpretimit të tij (tefsir), analizën gramatikore të Kur’anit (irab al-Kur’an) dhe njohurinë e atyre fjalëve përdorimi i të cilave është bërë i rrallë gjatë kohës (garib al-Kur’an).

ثshtë thënë se njohuria e Ulum al-Kur’an është në të vërtetë njohuria që kërkohet të dijë dikush për të interpretuar siç duhet Kur’anin. Prandaj, nëse këtë fushë të diturisë islame e quajmë “Rregullat dhe Metodologjia e Interpretimit” (Ilm Usul at-Tafsir) në vend të Ulum al-Kur’an nuk do të kishte shumë dallim nga e vërteta.[1] Megjithatë, Ulum al-Kur’an gjithashtu përfshin tema që kanë shumë pak lidhje ose aspak të tefsir-it, si përmbledhja e Kur’anit, dhe përmirësimi i shkrimit të Kur’anit. Prandaj, njohuria e Ulum al-Kur’an është më e përgjithshme se Ilm Usul al-Tafsir.

II. Dobitë e studimit të Ulum al-Kur’an

Në shkencën e Ulum al-Kur’an ka shumë dobi.

Së pari, ajo i mundëson lexuesit që të marrë pasurinë e diturisë dhe mprehtësisë që gjendet në lidhje me Librin e Allahut. Sikurse kanë thënë disa nga dijetarët e kaluar, “Dituria e vërtetë është që të njihet injoranca e dikujt.” Vetëm kur një njeri e zbaton atë që nuk e di atëherë do ta vlerësojë se sa pak di.

Së dyti, ai i mundëson nxënësit të diturisë që ta kuptojë më mirë Kur’anin, dhe aspektet e ndryshme që e ndihmojnë të kuptuarit e tij. Kur ai i lexon librat e tefsir-it, ai do të jetë i aftë që të kuptojë termat e përdorura, dhe do të përfitojë nga njohuria në to në një hapësirë më të madhe. Me fjalë të tjera, ai do të pajiset me një rritje më të madhe të diturisë së tij dhe të mësojë rreth fesë së tij.

Së treti, ajo rrit besimin e njeriut (imanin), sepse ai do të zbatojë bukurinë e Kur’anit dhe të mirat e mëdha që i janë dhënë atij përmes shpalljes së tij. Ai nuk do të mashtrohet nga pohimet e gabuara të armiqve të tij, dhe zemra e tij do të jetë e qetë për sa i përket vërtetësisë së Kur’anit. Ai do ta kuptojë natyrën e mrekullueshme të Kur’anit, dhe kështu do ta dojë më fortë Librin e famshëm që i është dhënë njerëzimit.

Së katërti, ai do të jetë i aftë që ta mbrojë Kur’anin kundër armiqve të tij, meqenëse ai do të pajiset me diturinë e vërtetë dhe origjinale të Kur’anit, të pastër nga paragjykimet e kundërshtarëve të tij.

Nuk është e tepërt të thuhet se, kur një njeri i mëson themelet e fesë së tij dhe çfarë kërkohet që ai të dijë, dituria e parë që ai do ta kthejë vëmendjen e tij është dituria e Kur’anit dhe shkencave të tij. Siç thotë Allahu[2] në Kur’an,

“(Ky është një) Libër që ua zbritëm juve, plot me të mira, që ata të mendojnë për ajetet e tij, dhe që njeriu i arsyeshëm ta mbajë në mend.” (Kur’ani, 38:29)

III. Historia e Ulum al-Kur’an

Njësoj si të gjitha shkencat e Kur’anit, dhe dituria e Ulum al-Kur’an filloi me vetë Profetin Muhammed (salallahu alejhi ve selam), kur Shokët e Profetit Muhammed (salallahu alejhi ve selam) kërkonin të dinin rreth ndonjë koncepti që ata nuk e kuptonin në Kur’an. Për shembull, në lidhje me ajetin:

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, vetëm ata do të jenë të sigurt, dhe ata janë të udhëzuar.” (Kur’ani, 6:82)

Ata e pyetën:

“O i Dërguari i Allahut! Kush është ai prej nesh që nuk i bën padrejtësi (shpirtit të tij)?” Ata kishin menduar se ky ajet i drejtohet atyre besimtarëve të cilët nuk bëjnë asnjë padrejtësi, ose gjynah. Profeti Muhammed (salallahu alejhi ve selam) u përgjigj se padrejtësia që përmendet në këtë ajet është shirk-u ose shoqërimi i ortakëve me Allahun.[3]

I tillë ishte entuziazmi i Shokëve të Profetit në kërkimin e kësaj diturie që ata ishin të aftë jo vetëm që të shpjegonin çdo ajet në Kur’an, por gjithashtu të jepnin historinë e tij dhe shkakun e shpalljes së tij.

Ibn Mes’udi ka thënë, “Betohem në Allahun, përveç të cilit nuk ka zot tjetër, nuk ka asnjë sure në Kur’an të cilin unë nuk e di se ku është shpallur! Dhe nuk ka asnjë ajet në Kur’an që unë nuk e di arsyen e shpalljes së tij! Nëse kishte dikush i cili dinte më shumë sesa unë rreth Kur’anit, dhe ishte e mundur për mua që ta takoja atë, unë isha gati të shkoja (me devenë time) drejt tij (që të merrja dituri prej tij).”[4]

Ali ibn Ebu Talibi u thoshte studentëve të tij, “Më pyesni! Unë betohem në Allah, nuk ka asgjë për të cilën ju do të më pyesni mua dhe që unë t’ju përgjigjem juve. Më pyesni në lidhje me Librin e Allahut! Unë betohem në Allah, nuk ka asnjë ajet të vetëm në Kur’an të cilin nuk e di nëse është shpallur natën apo ditën, në mal apo në fushë!”[5]

Shumë prej Shokëve të Profetit ishin shumë të famshëm për njohuritë e tyre nga Kur’ani, ku në mesin e tyre ishin katër Hulefa ar-Rashidun,[6] Abdullah ibn Mes’udi (vdekur në vitin 32 hixhri), Abdullah ibn Abbasi (vdekur në vitin 68 hixhri), Ubej ibn Ka’ab (vdekur në vitin 32 hixhri), Zejd ibn Thabiti (vdekur në vitin 45 hixhri), Ebu Musa el-Ashari (vdekur në vitin 50 hixhri), Abdullah ibn Zubejri (vdekur në vitin 73 hixhri), dhe Aisheja (vdekur në vitin 57 hixhri).

Gjenerata që erdhi pas Shokëve të Profetit, Pasuesit, studiuan me padurim nën kujdestarinë e Shokëve të Profetit. Këta studentë morën përsipër përgjegjësitë e paraardhësve të tyre, dhe e kaluan këtë dituri me besnikëri te brezi i ardhshëm. Studentët e Ibn Abbasit, Seid ibn Xhubejri (vdekur në vitin 95 hixhri), Muxhahid ibn Xhabr (vdekur në vitin 100 hixhri), Ikrimeh al-Berberi (vdekur në vitin 104 hixhri), Tavus ibn Kajsan (vdekur në vitin 106 hixhri) dhe ‘Ata ibn Rabah (vdekur në vitin 114 hixhri), që të gjithë ishin të famshëm në Mekë; studentët e Ubej ibn Kab, Zejd ibn Eslem (vdekur në vitin 63 hixhri), Ebu al-Alijah (vdekur në vitin 90 hixhri) dhe Muhammed ibn Ka’ab (vdekur në vitin 120 hixhri), ishin mësuesit e Medinës; dhe në Irak, Abdullah ibn Mes’udi trashëgiminë e tij të madhe ia la Alkameh ibn Kajsit (vdekur në vitin 60 hixhri), Masruk ibn al-Ajda (vdekur në vitin 63 hixhri), Hasan al-Basri (vdekur në vitin 110 hixhri), dhe Katade al-Sadusi (vdekur në vitin 110 hixhri). Këto tre vende, Mekë, Medine dhe Kufe, ishin qendrat kryesore të të gjitha shkencave të Islamit, duke përfshirë tefsir-in dhe Ulum al-Kur’an.

Pra njohuria e Kur’anit u pasua… “nga të besuarit (dijetarët) e ummetit, të cilët e mbrojtën atë nga ndryshimet e heretikëve, nga pretendimet e pavërteta të gënjeshtarëve, dhe nga interpretimet e gabuara të injorantëve.”[7]

Dijetarët e hershëm nuk kanë shkruar mbi Ulum al-Kur’an në përgjithësi, por më shumë kanë shkruar disa pamflete të ndara mbi çdo shkencë të Kur’anit. Kjo për shkak të faktit se, gjatë periudhave të hershme të historisë islame, transmetimi gojor i diturisë zinte një status më të rëndësishëm sesa transmetimi i shkruar. Veç kësaj, niveli i përgjithshëm i diturisë ishte i lartë, dhe nuk e siguronte shkrimin e gjerë të shkruar të diturisë.

Tema kryesore dhe më e rëndësishme për të shkruar ishte tefsiri. Për shembull, secili nga dijetarët pasues shkroi një tefsir të Kur’anit, të përbërë nga thënie të Profetit Muhammed (salallahu alejhi ve selam) dhe nga Shokët e tij: Sufjan eth-Theuri (vdekur në vitin 161 hixhri), Sufjan ibn Ujejnah (vdekur në vitin 198 hixhri), Vaki ibn el-Xherah (vdekur në vitin 197 hixhri) dhe Shu’bah ibn al-Haxhaxh (vdekur në vitin 160 hixhri).

Duke ndjekur hapat e pararendësve të tij, Muhammed ibn Xharir at-Taberi (vdekur në vitin 310 hixhri) shkroi veprën madhështore Xhami al-Bajan an Ta’vil aj al-Kur’an, një tefsir nga i cili kanë përfituar të gjithë dijetarët e mëvonshëm. Tefsire të tjera të hershme janë shkruar nga Ebu Bekr ibn Mundhir an-Nishaburi (vdekur në vitin 318 hixhri), Ibn Ebi Hatim (vdekur në vitin 328 hixhri), Ibn Hibani (vdekur në vitin 369 hixhri), al-Hakimi (vdekur në vitin 405 hixhri) dhe Ibn Mardavajhi (vdekur në vitin 410 hixhri). Të gjithë këta tefsirë janë bazuar në transmetimet e Profetit Muhammed (salallahu alejhi ve selam) dhe te Shokët dhe Pasardhësit e Profetit Muhammed (salallahi alejhi ve selam), duke përfshirë dhe zinxhirët e transmetimit (isnad) të transmetuesve.

Pas librave të tefsir-it pasuan një bollëk librash në shkencat e tjera të Kur’anit: Ali al-Medeni (vdekur në vitin 234 hixhri), mësuesi i Imam al-Buhari, shkroi një libër mbi As’hab an-Nuzul; Ebu Ubejd al-Kasim ibn Salam (vdekur në vitin 224 hixhri) shkroi dy libra, një në shkencën e Kira’etit (që ishte një nga të parët e llojit të vet), dhe një mbi shfuqizimin në Kur’an, Nasih ve al-Mansuh; Ibn Kutejba (vdekur në vitin 276 hixhri) shkroi një libër mbi fjalët e rralla në Kur’an, Mushkil al-Kur’an; Abu Is’hak az-Zaxhaxh (vdekur në vitin 311 hixhri) shkroi një analizë gramatikore të Kur’anit, Irab al-Kur’an; Ibn Darstavajhi (vdekur në vitin 330 hixhri) përgatiti një pamflet mbi natyrën e mrekullueshme të Kur’anit, I’xhaz al-Kur’an; Ebu Bekr es-Sixhistani (vdekur në vitin 330 hixhri) shkroi një libër tjetër mbi fjalët e rralla në Kur’an, Garib al-Kur’an; Ebu Bekr al-Bakilani (vdekur në vitin 403 hixhri) shkroi traktatin e tij të famshëm, gjithashtu të lidhur me natyrën e mrekullueshme të Kur’anit, I’xhaz al-Kur’an; Imam an-Nasi’i (vdekur në vitin 303 hixhri), autori i Sunen-it, shkroi një libër mbi vlerat e Kur’anit, Fada’il al-Kur’an; Ebu al-Hasan al-Vahidi (vdekur në vitin 468 hixhri) shkroi librin e tij të famshëm mbi As’hab an-Nuzul; Ilm ad-Din as-Sakhavi (vdekur në vitin 634 hixhri) shkroi një libër mbi kira’et-et e ndryshme, etj.

Duhet përmendur gjithashtu se, përveç këtyre librave, shumë nga librat mbi ahadith (hadithin) si p.sh. Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit, përfshinin pjesë mbi tema të ndryshme të Ulum al-Kur’an. Për shembull, shumë nga librat e Sunnet-it kanë kapituj mbi tefsir-in e Kur’anit, përfitimet e leximit të Kur’anit, historinë e mbledhjes së tij, dhe tema të tjera.

Në fund, dijetarët e brezave të mëvonshëm filluan që t’i grumbullojnë të gjitha këto shkenca në një libër, dhe në këtë mënyrë nisi era e veprave klasike mbi Ulum al-Kur’an. Veprat e para të kësaj natyre në të vërtetë ishte menduar të ishin veprat e tefsir-it. Një nga veprat e para që është shfaqur në përmendjet e mëvonshme (por që nuk është ruajtur) është ajo e Ebu Bekr Muhammed ibn Halaf ibn al-Marzaban (vdekur në vitin 309 hixhri), i quajtur al-Havi fi Ulum al-Kur’an.[8] Një vepër tjetër, dorëshkrime nga të cilat pesëmbëdhjetë nga tridhjetë vëllime janë ruajtur, është ajo e Ali ibn Ibrahim Sa’id (vdekur në vitin 330 hixhri), i njohur ndryshe si al-Hufi, të cilën ai e titulloi, Al-Burhan fi Ulum al-Kur’an. Ky libër bën fjalë kryesisht për tefsir-in, por gjithashtu shtjellon të gjitha aspektet e lidhura të një ajeti. Kështu, për shembull, pas çdo pjese të Kur’anit, ai përfshin informacione rreth kuptimit të ajeteve, shpjegimit të tyre, qëllimit të shpalljes së tyre, metodën e përshtatshme të leximit të tyre, kira’et-et e ndryshme të ajeteve dhe se si ata ndikojnë në kuptim, ku duhet ndaluar e ku jo, e kështu me radhë. Kjo vepër është konsideruar si e para e llojit të vet në qasjen e gjerë të saj ndaj të gjitha shkencave të lidhura të Kur’anit.[9]

Pas këtij libri, u botuan dhe libra të tjerë të një natyre të ngjashme, derisa në fund u shfaq Bedr ad-Din az-Zarkashi (vdekur në vitin 794 hixhri) me veprën e tij madhështore Al-Burhan fi Ulum al-Kur’an (i njëjti titull me veprën e al-Hufi). Kjo është një nga veprat kryesore klasike mbi Ulum al-Kur’an që disponohet në shtyp. Pak më shumë se një shekull më vonë, u shfaq një tjetër vepër klasike, ajo e Xhelal ad-Din as-Sujuti (vdekur në vitin 911 hixhri), e quajtur Al-Itkan fi Ulum al-Kur’an. Këto dy vepra janë konsideruar si veprat burimore standarde mbi Ulum al-Kur’an, dhe të dyja ato janë shtypur shumë herë gjatë dekadave të fundit.

Libra mbi Ulum al-Kur’an vazhduan të shfaqen gjatë shekujve,[10] dhe në dekadat e fundit nuk ka pasur përjashtime. Librat më të njohur të kësaj epoke kanë qenë Manahil al-Irfan fi Ulum al-Kur’an nga Shejh Muhammed Abd al-Adhim az-Zarkani; al-Madhhal li Dirasat al-Kur’an al-Kerim nga Muhammed Abu Shahmah; dhe dy libra, të cilat që të dyja janë titulluar Mabahith fi Ulum al-Kur’an, njëri nga Dr. Sub’hi Salih dhe tjetri nga Dr. Manna al-Kattan.

Për fat të keq, nuk shihet se ka ndonjë interesim të madh në rrethet ku flitet anglisht në lidhje me këtë temë. Temave të tjera, si p.sh. hadith-it dhe fikh-ut, u është dhënë një vëmendje më e madhe.[11] Në anglisht, vepra e vetme që njihet[12] është libri i Ahmed Von Denffer, Ulum al-Kur’an: Hyrje në Shkencat e Kur’anit.[13] Ai është një libër i dobishëm për shkak se ai paraqet një përmbledhje të shumë koncepteve të Ulum al-Kur’an dhe i drejtohet një auditori të ri. Megjithatë, mbase për shkak të natyrës së auditorit, autori nuk hyn në hollësira të mëdha.

Përktheu nga gjuha angleze:

Ermal BEGA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top