Hyrje ne Kriminalistik - Skript

Per ca do te dish per kriminalistiken????se mund te te ndihmoj!

Pasi qe veq eshte ne pytje Kriminalistika, po e shfrytezoj rastin te pyes ty dhe anetaret tjer te forumit.. nese e ka dikush skripten e lendes: Kriminalistika te librit te Prof. Vesel Latifi
Nese e posedon dikush skripten e keti libri ja kisha dit per nder nese e poston
Ju Falemnderit.
 
Une kam Kriminalistiken te prof.SKENDER BEGEJA

Detyra e kriminalistikes sone eshte te ndihmoje policin gjyqsore,prokurorin ,gjykaten,avokatin dhe institucionet kriminalistike ne luften kunder kriminalitetit.
Per realizimin e kesaj detyre ajo perpunon metoda e mjete shkencore per zbulimin ,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale.Kjo detyre percakton objektin dhe sistemin e kriminalistikes ne vendin tone.
Shkenca e kriminalistikes merret me studimin dhe perpunimin ne baze te ligjit penal dhe procedural penal,te metodave e mjeteve teknike,taktike dhe te rekomandimeve metodike per kerkimin,gjetjen,fiksimin,kqyrjen dhe vleresimin e provave me qellim zbulimi,hetimi ,gjykimi dhe parandalimi te veprave penale.
Metodat teknikejane metoda qe perpunohen nga kriminalistika per zbulimin,fiksimin dhe egzaminimin e gjurmve e te sendeve-provave materiale.Keto jane te lidhura ngushte me mjetet teknike.Metodat teknike jane psh. metodat per te zbuluar ne vendin e ngjarjes gjurme te padukshme te duarve,metodat e fiksimit,te marrjes,te ruajtjes dhe te egzaminimit te tyre.Me mjete teknike ne kriminalistik kuptohen aparate te ndryshme,materiale e pajisje,te cilat perdoren per zbulimin,fiksimin dhe egzaminimin e gjurmve e te sendeve-provave materiale(te dukshme apo te padukshme)

Metodat taktike-jane metoda qe perpunohen nga kriminalistika per organizimin,planifikimin dhe rritjen e efektivitetit te veprimeve te ndryshme hetimore,gjyqsore ne zbulimin ,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale si psh..kqyrja e vendit te ngjarjes,pyetja e deshmitarve,kontrolli,seksuestrimi etj.

Rekomandimet metodike te hetimit te gjykimit jane metoda qe perpunohen nga kriminalistika per zbulimin,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale konkrete te se njejtes kategori psh..metodat e hetimit te vjedhjes,te vrasjes,te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor eetj.

Keto tre metoda ndihmojn kriminalistiken per te hetuar e gjykuar ne menyre te plote,te gjithanshme dhe te shpejte rrethanat e vepres penale,per te kerkuar fajtorin dhe provat qe e ngarkojne ose e shfajesojn ate.

PARIMET E KRIMINALISTIKES

Kriminalistika udhehiqet nga keto parime:
1.Parimi i zhvillimit te panderprere te kriminalistikes si rezultat i zhvillimit te vrullshem te shkencave teknike,natyrore e shoqerore.
2.Parimi i ligjshmeris.Asnje metode apo mjet kriminalistik qe rekomandon shkencat e e kriminalistikes per zbulimin,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale nuk mund te vije ne kundeshtim me Kushtetuten,,me Ligjet penale,Procedurale penale dhe ligjet e tjera.
3.Parimi i shpejtesis ne kryerjen e veprimeve gjurmuese,hetimore gjyqsore si parim i rendesishem ne zbulimin e se vertetes ne ceshtjen penale dhe civile.
4.Parimi i objektivitetit si parim baze per te zbatuar metodat e mjetet tekniko/shkencore qe rekomandon shkenca e kriminalistikes per mbledhjen e te dhenave si ato qe ngarkojn dhe ato qe shfaqesojn personin e akuzuar.
5.Parimi i bashkpunimit te te gjithe pjesmarresve te grupit te procedimit penal ne zbulimin ,mbledhjen,shqyrtimin e provave dhe parandalimin e kriminalitetit.
[/B]
 
eshte me rendesi te vecant te kemi koncepte te ndryshme mbi kete teme ,prandaj do te isha i nderuar po qe se e postoni Kriminalistiken te prof.SKENDER BEGEJA sepse ne ketu ne Maqedoni pak kemi texte te keti lloji ... poashtu kemi nevoje per Taktikat Kriminalistike, Teknikat Kriminalistike si dhe Metodiken Kriminalistike .....Flm
 
Zbatimi I teknikes kriminalistike nga organi I procedures dhe nga specialisti kriminalistik.

Kjo teknike zbatohet nga organi I procedures dhe nga specialist I kriminalistikes.
Organii I procedures e zbaton ate gjate zhvillimit te veprimeveve te ndryshme hetimore dhe gjyqsore per kerkimin,zbulimin,fiksimin e sendeve provave material per kqyrjen dhe vlersimin e tyre.
Specialisti kriminalistik e zbaton ate gjate egzaminimit te sendeve-provave material dhe te gjurmve kur vendoset nga organi procedures ekspertimi kriminalistik.Dallimi ndermjet metodave qe perdoren ne ekspertimin kriminalistik dhe metodave tekniko-shkencore qe perdor organi procedures qendron ne rolin e ndryshem procedural qe luajn konkluzionet e nxjerra prej tyre.
Organi procedures I shfrytzon metodat dhe mjetet teknike shkencore gjate zbulimit dhe hetimit te veprave penale per qellime thjeshte operative.Konkluzjoni qe nxjerr organi procedures me anen e e metodave dhe mjeteve teknike shkencore nuk eshte burim prove sic eshte mendimi I dhene nga eksperti kriminalistik.
Per kryerjen e ekspertimeve grafike e teknike te dokumenteve,traseologjike,balistike te personit ne baze te fotografise dhe te kafkes,kimiko-fizike etj perdoren metoda dhe mjete tekniko shkencore bashkohore si:
--Egzaminimet mikroskopike
--Egazminimet me rreze te padukshme
--Analiza spektrale ,mikrospektrale
--Egzaminimet kimike dhe mikrokimike.

1.Egzaminimet mikroskopike:

Mikroskpi eshte nje nga mjetet tekniko shkencore me te perhapura dhe me te vjetrat ne kriminalistik,ai perdoret per te dalluar shenjat e imeta qe lihen ne document nga nje fshirje mekanike ose kimike,nga heqja ose ngjitja e nje fotografie,nga takimi I vijave ,nga fallsifikimi I nenshkrimeve.Ai perdoret gjithashtu per diferencimin e materialeve te dokumentit etj.Me ane te tij egzaminohen shenjat e imeta qe pasqyrohen ne gjurmet e lena nga duart,nga veglat e thyerjes ,nga pjeset e ndryshme te armeve zjarrit ne gezhoj dhe ne predhe.Me zbulimin e ketyre shenjave te imeta te padukshme ose pak te dukshme per syrin gjen zgjidhje problem shume I rendesishem per hetimin dhe gjykimin e veprave penale,se fundi mikroskopi perdoret per te percaktuar perkatesin grupore te disa sendeve.Ne procesin e kqyrjes se vendit te ngjarjes ose te sendeve dhe dokumentave ka rendesi zbulimi I gjurmeve te imeta te fajtorit,si pjeseza e pluhurit,qymyrit,te cigareve te gjakut,te flokut etj..me anen e se ciles organi procedures percakton rrethana te rendesishme te vepres penale dhe te fajtorit.

2.Egzaminimet me rreze te padukshme:

Rreze te padukshme jane rrezet ultravjollce,infra te kuqe,roentgen dhe gama.Fuqia depertuese e ketyre rrezeve sidomos e rrezeve gama eshte shume me e madhe se ajo e rrezeve te dukshme,kjo cilesi e tyre lejon nga njera te shihen sende qe nuk tejduken me rreze te dukshme dhe nga ana tjeter te nxjerrim shembellime ku pasqyrohet struktura e brendshme e sendeve.Keshtu keto rreze perdoren ne egzaminimet kriminalistike per te zbuluar vetite e provave material

3.Analiza spektrale

Kjo analize mbeshtetet ne parimin se cdo atom ka spektrin e vet te vecante,per kete arsye mund te percaktohet prania e nje elementi per nje perzierje,kjo metode eshte aq e ndjeshme sa lejon te zbulojm gjurmet e ketij elementi me saktesi te madhe.Studimi I perberjes kimike te lendeve te ndryshme me kete analize behet me anen e spektrave te perthithjes dhe te emizionit(rrezatimit) ne aparatin e quajtur spektograf dhe rezultati pasqyrohet ne nje spectrogram.Analiza spektrale e emisionit lejon studimin dhe zbulimin e gjurmeve te pengeses metalike qe ka marr predha me vete ne kohen e kalimit,te gjurmeve te blozes se barutit qe eshte depozituar ne doren e qitesit me arme zjarri,te pjeseve te dheut te marr ne vendin e ngjarjes.Metoda spektrale e perthithjes jep te dhena te sakta mbi perberjen e drites se reflektuar nga lenda e egzaminuar dhe per te diferencuar lendet qe kane ne pamje ngjyre te njellojte.

4.Egzaminimet kimike:

Analiza kimike lejon,nga njera ane,te zbulohen elementet dhe perberesit qe ndodhen ne lenden e egzaminuar dhe nga ana tjeter percaktohet sasia qe permbajne perberesit ne materialin e egzaminuar.Per te ber analizen cilesore te lendes perdoren reactive kimike,nese ndodhet ose jo elementi I kerkuar gjykohet ne baze te rezultatit te reaksionit kimik ndermjet lendes dhe reaktivit te perdorur.Analiza kimike lejon:1.egzaminimin e perberjes se bojes,te lapsit,te ngjyres se vules,te zamit,te dyllit,te letres etj dhe te gjejme njellojshmerin e tyre,percaktimin e vjetersis se teksteve te shkruara me boje,zbulimin dhe percaktimin e lendeve qe jane perdorur mbi document per fshirjen e dokumentit 2.zbulimin dhe percaktimin e gjurmeve te lendeve eksplozive dhe te mbeturinave nga mjetet ndezese qe jane perdor per djegie 3.zbulimin e gjurmeve te padukshme te gishtave,egzaminimin krahasues te barutit,predhes,sacmave etj 4.zbulimin e natyres dhe orgjines se pluhurit dhe te njollave qe ndodhen tek personi I dyshuar ose tek provat materiale dhe percaktimin e perberjes kimike te lendeve te panjohura5.zbulimin e mbeturinave te djegies se barutit ne armet e zjarrit dhe te teshave te viktimes.
Kete material e kam marr nga libri i prof. SKENDER BEGEJA
per sot kaq mund te shkruaj por mire do ishte se cili material i kriminalistikes te intereson aktualisht qe dhe une te te ndihmoj duke shkruajtur ato qe ti kerkon!
 
Identifikimi kriminalistik:


Identifikimi kriminalistik eshte nje forme e vecante e njohjes se atyre dukurive dhe sendeve qe kane lidhje me vepren penale te kryer,bazat e tij shkencore jane:identiteti,individualiteti,ndryshimi ,qendrueshmeria ,vetite,shenjat e objekteve te realitetit objektiv.
Shenjat identifikuese: shenjat ne baze te se ciles behet indentifikimi kriminalistik jane te pergjithsshme dhe te vecanta.Shenjat e pergjithshme- shprehin vetite e pergjithshme te objekteve me natyre te njellojte nga forma,nga vellimi,nga cilesia etj,keto shenja na lejojne te bejme klasifikimin e objekteve.

Shenjat e vecanta-jane shenja qe e dallojne nje object nga te gjithe objektet e tjera te ngjashme.Per qellime identifikimi,per percaktimin e identitetit te objektit shenjat e vecanta kane vlere shume me te madhe nga ato te pergjithshme.Shenjat e pasqyruara ne gjurme jane rezultat I kontaktit qe ndodh midis dy objekteve;objekti qe le pasqyrimin e tij dhe objekti qe mer kete pasqyrim.Ne literature kriminalistike I pari eshte quajtur object I identifikuar dhe I dyti object identifikues.Si object I identifikuar jane njeriu,sendi,kafsha qe kane structure te jashtme te caktuar dhe qe e pasqyrojn kete strukuture ne forme shenjash ne objektin identifikues.Objekte identifikuese jane gjurmet e lenga nga objekti I identifikuar,e zbuluar ne vendin ku eshte kryer vepra penale dhe gjurma model qe merret nga nje njeri ose send konkret qe dyshohet se kane len gjurmen.Si rrjedhim shenjat e pasqyruara ne objektin identifikues e kane prejardhjen e tyre nga object I identifikuar.Nje nga kushtet themelore te identifikimit kriminalistik eshte qe objekti I identifikuar-identiteti I te cilit duhet percaktuar-te kete shenja identifikuese te qarta dhe te kete cilesin ti pasqyroje keto shenja,objektet qe nuk e kane kete cilesi sic jane objektet e lengeshme ose te thyeshme,perjashtohen nga procesi I identifikimit kriminalistik.Nje kusht tjeter eshte edhe aftesia e objekteve identifikuese qe te pasqyrojne sakte shenjat e objektit te identifikuar,pra midis objektit te identifikuar dhe objekteve identifikuese ka nje bashkeveprim.

Objektet e identifikimit kriminalistik-jane njerzit(I pandehuri,I demtuari ..etj),sende te ndryshme konkrete(mjetet e kryrerjes se vepres penale) dhe kafshet,si objekte per egzaminimin e tyre perdoren gjurme riprodhimi te objektetit te identifikuar(gjurmet e gishtave te duarve etj).Si object identifiki eshte edhe percaktimi I se teres nga pjeset e saj(xhami I fenerit elektrik,letra tape,pjeset e dokumentit ..etj),gjithashtu si object identifikimi eshte edhe percaktimi I njeriut ne baze te shkrimit.Nga pike pamja e teorise se provave,objektet qe len pasqyrimin dhe objektet mbi te cilet bie pasqyrimi dhe qe figurojne ne procesin e identifikimit kriminalistik mund te jene prova material disa kopje te tyre dhe disa modele.
Objekti identifikues (dmth objekti mbi te cilin ka ren pasqyrimi I objektit te identifikuar)eshte objekti qe lidhet drejtpersedrejti me vepren penale si psh..predha e nxjerre nga kufoma,ky object sherben per te identifikuar armen,si objekete identifikuese konsiderohen edhe objektet qe nuk lidhen me ngjarjen,por shfrytezohen per identifikim si psh gezhojat e nxjerra ne rruge eksperimentale nga nje arme e caktuar,keto objekete quhen modele ose mostra.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top