Puls Plus

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Poezi te shkruara prej meje ne periudha te ndryshme.
 
Ekzistoj

Nen krenarine jetime

Te boshllekut tim

Ne zhgenjimin e perplote

Financuar nga "suksesi" im

Gjunjezohem ne heshtje

Qe genjeshtra mengjesore

Pa meshire te me ngushelloje

Realitetin te shtremberoje

Kur i etur sillem ta besoj



Nje cast koha peson abort

E une ndal per te kujtuar

Pyes veten c'kam fituar?

Lotarine per te jetuar

Nje grumbull unik rastesish

Nje e qare e patingelluar

E nje fatlumi te pafat

Me dhimbje qe kurre s'kreu

Mungese te paarsyetuar

I rilindur inercisht cdo mengjes

Nje e kaluar qe nuk njohu mbrese

Nje e tashme qe me fton te pres

Nje e ardhme qe lut shprese

Ate shprese ciklike

Ku paushqyer i vetem mbes

Ne rropatjen per nje kthese

Ku do shfaqet mundesia

Qe te shfaq mundesite e mia

Per syte fals qe

Driten e premtuar ende s'kane pare

Per shikimet e humbura

Qe mendja le me barre

Dehje, agonim

Nje ngushellim ky helmi im

Uria ime me stil barbar

Mekate te kthyera ne kroni

Etje e helmit mekatar

E kurorezuar ne mani

Bukuri qe shfaqen si meteore

Fallcifitete qe orvaten si tutore

Me konture altruiste

Mbushur me mendime pa jehone

Te firmes : Pesimiste

Neper vena lundron

Me flamur te germezuar

Jo pirat por PADRON


Ditet veshin te njejten lecke

Si skllever qe s'ndertojne

Ne rrjeshtin monoton

Vetem datat i bejne te dallojne

Mes miliarda spermatozoidesh

I fat apo I forte?

Mes miliarda si ata te mbijetuar

I pafat apo I kote ?

Jo, zhgenjimet me rriten

Pengesat e saj me sterviten

Gjunjte e gjakosur heshten

Kur udhet e paudha

Shollet e mia deshen

E une s'ndala por renda,

Heshtja sepse degjoja

Me thane ta dua tjetrin

Te respektoj me te vjetrin

Te ul koken te duroj

Duhet te ekzistoj

Te keqen ta kem frike

Friken ta kem mik

Te jem i urte per te qene besnik

Tundimit ti uleras: IK

Te behem ai qe me duan

Kur s'me duan ai qe jam une

Duke injoruar te me njohin

…Per me shume.

Keto ligje morale

Quheshin kulture

Per tu titulluar NJERI

Kerkohej nje njohje ne miniature

E kesaj pakete pseudo te denje

Ku per egon e origjinalitetin

S'kishte patur vend

Ketu trajnoheshin viktima

E te paedukuarve "trima"

Te injorances qe pushton

E nen efekt indiferentizmi kryeson

Qe perdoron e shperdoron

Ate per te cilen kemi luftuar

Qe pa lodhje, mund e djerse

Madje as pa e enderruar

"Mitiken" tone e paskan merituar !!!

Kjo ishte bota e vertete

Ku vlerat ktheheshin armiq

Dhe servilizmi me antivlerat

Krijonin miq.

Mesova si te flas

Por sot goja harroi te belbezoje

Mendimet godasin qendren

E ajo s'arrin te reagoje

Perqafova dijen

Per te ndjere me thelle

Per te vuajtur me FERR-shem

Per tu ushqyer aty ku vjell

Per t'iu lumturuar

Udhetimit te gjethes ne ere

Per te ekzistuar

Per te plotesuar TE TJERE …
 
Nate

Nate eshte nate…
Nate dimri e gjate
Veshur ne te zeza
Heshtja pllakos ngadale

I vetem ne ballkon
Me erresiren perballe
Ne mesnaten romantike
Me nje cigare qe me behet mike.

Kjo nate e "paqte" na fton
Ne gjarperinjte vertikale
Te rrime perseri shtrire
Te zhveshur nen lekuren tone
Per tu ndjere me te lire
Ne naten e lengates
Per gjymtyret e mpire
Ne genjeshtren obelike
Per moralin tone te nxire

Nate dhunimesh c'njerezore
Nate epshesh mbinjerezore
Renkime perpelitjesh femerore
Ku ngjizen pasardhesa
Eros, pasion lakuriqesi
Ne mbulesat e mendafsha
Qe mbulon turpin e botes
Ankth, frike e mistere
Qe vertiten rreth kokes


Dritat shuhen
Ringjallen nentokes… minjte
Ne tavolinen e qiellit
Yjet ndezin qirinjte
Per terrin me origjine djallezore
Ku dhe djalli thur endrra feminore
Ne kete vater te pabesive
Te tradhetive shekullore
Shtrat i ngrohte i ogurezive
Miter e qellimit mizor
Qe dites i behet banor

Qepallat e tua dorezohen
Duke ftuar qerpiket te perqafohen
Per te mbrojtur shkelqimin
E te tuve sy
Per te fshehur endrrat
Qe thur per ne te dy
Endrra netesh pa gjume
Gjume endrrash pa nete
Nete gjumi pa endrra
Endrra…
Gjume…
Nete…!
.. dhe koha harron veten e vet
Me ty nje cast, nje pafundesi
Ti je nena e te keqijave
Por e keqja nuk je Ti

Une isha me ty sonte
O nate qe lind mengjese
Do ta pershendes diellin
Ti them sa shume e deshe…!
 
Krijim krijuesve te mi !

Ku perfundova keshtu
O prinderit e mi
Trishtimi po me mund
Terbimi me shkund
Duke folur me tuajen fotografi
Qe shpesh ju kam qortuar
Qe …larg jush
Zgjodha per te jetuar
E sot po qaj si femije mama
Me mbaj ne krahe
Si femije perseri me mbaj
Se perqafimi yt nene
Eshte paqja e "premtuar"
Se buzeqeshja jote At'
Eshte me e shtrenjta dhurate
Qe me jep frymen
E shpresen ma zgjon
Eshte thirrja e shenjte
Te mbijetoj me fton
Ketu … larg jush
Toka qe shkel eshte e mallkuar
Melodise i mungon ndjenja
Per te tingelluar
Dielli ndrin por nuk ngroh
Kurre me si me pare
Qe castin kur nga ju
….Jam ndare
Ndoshta nuk jeni njerezit
Me te perkryer te kesaj bote
Por jeni e gjithe bota per mua
Ndoshta s'jeni perfekte
Por perfektshmerisht
Ajo cfare dua…



Syte me jane thare
Se une nuk ju shoh
Ndjehem i perthare
As veten, pa ju se njoh
Larg jush bota eshte e eger
Pa harmoni, pa dashuri
Kam nevoje per ju
O krijuesit e mi
Se per ju isha femija
Me i bukur ne bote
I rrethuar nga dashuria
E shenjte e kuptimplote
Me mungon shtepia jone
Me mungon qilimi i vjeter
Ku ngrita boten time
Qe ish … aq tjeter
O nena ime magjike
Qe me nje puthje plage sheron
Me ndjen sesa po vuaj
Dhimbjen time a e kupton ?
Une jetoj pergjysem
E ajo gjysme per ju jeton
Per te degjuar zerin tend
Qe eshte tingulli i bekuar
Nje mengjes prej tij
pa e degjuar
Dita ime nis… e mbaruar
Nena ime qe perkujdesja
Gjumin ta ka mohuar
Te flija une i qete
Ndersa ti duke sakrifikuar
E une tani veshtroj veten
Ne cdo tenden rrudhe
E shtrenjta e dashura nene
Qe me ndrit cdo udhe
Qe me je perhere prane
Edhe kur une s'jam me ty
Qe me beson genjeshtren
Kur te verteten ma lexon ne sy
Me fal qe nuk te lumturoj
Si dikur shume kohe me pare
Po ashtu si diten
Kur me doli dhembi I pare
Me fal qe une nuk isha
Ai qe kam deshiruar
Me fal qe nuk po arrij
Ate qe j'ua kam premtuar
Me fal qe ne tenden dhome
S'mund te vendos cdo dite
Lule plot arome
Me fal o nena ime
Qe s'mund te te jap
Ate qe zemra me deshiron
Ate …qe ti meriton !
I dashur baba
Qe drite te syve me ke
Faleminderit per cdo gje
Faleminderit per ate qe je
Me kujtohet kur thoja:
Baba nuk jam femije me
E ti ma ktheje buzagaz:
Femija im do jesh gjithnje
Ndoshta kjo jete eshte e shkurter
Ndoshta vitet ikin shpejt
Te te sherbeja devotshmerisht
Si c'me gatove ti vete
Ti baba je idhulli im
Simboli i urtesise
Burri me trim
Emblema e drejtesise
Qe vezullon force e besim
Je ti… Babai im
Qe kurre nuk u mposhte
Qe nga dita kur ishim te mitur
Me te njejten force lufton dhe sot
Qe fale teje jemi rritur
Si munda valle t'iu le vetem
Tani ne pleqeri
Nuk me shkruajne duart
Me flasin lotet tani
Dhe kam nje enderr
Ne zemer ushqej shpresa
Qe nje dite do te rrethoheni
Me nipera e mbesa
Qe do t'iu therrasin gjyshi e nena
E do t'iu shoh
Te luani me ta porsi femije
JU o prinderit e mi
Qe edhe 1mije jete
Te kisha pasur
Ti jetoja si femija juaj
Do kisha dashur
Baba,mama, ky gjaku juaj
Ne damaret e mi vlon
Brenda meje ne trashegimi shekujsh
Keni per te jetuar pergjithmone….

 
Ku po shkon vendi im ?

I denuar me denimin maksimal
nga gjykata e fatit
i lindur "gjalle"

Linda duke qare
e njoha boten
duke u hequr zvarre
koka permbi libra
e prapanica permbi bange
per 18 vjet me rradhe
universitetin mbaron me 10-ta
ne emigracion shkon..
pastron puseta
ke apo s'ke vlera
se s'po na lejojne te jetojme
keta plehra
Hidherimi me ka zene ne fyt
e po me mbyt
me iken truri
me c'me shohin syte
tema e dites celulari
nokia a samsung
po kujt i plasi k...
ate vajzen qe redbull e malboro shijon
te lutem shikoje
i ati i saj naten
punon roje
po kete djale kete tip
tek ky benzi prototip
e njeh? s'eshte Vip
2-3 kg transporton ne dite
ahhah policia jone
neper krime vetem viktimat
arreston
femijet me fletet e abetares
mbeshtjellin misrat qe ne rruge shesin
filizat e ketij kombi
ne rruge po mbesin...
Paska ardhur kryetari i bashkise
per vizite ne qytetin tone
ne nuk kemi rruge
ai shetit me Sllon
keta nje leter shperblimi
me antraks e meritojne
e nje takim me Carla Del Ponte
t'ia mundesojne

Ref2

Ku po shkon keshtu vendi immmmmmmmmm ?
Kaos, skamje varferi
krim , vrasje, tragjedi
eter qe varrosin bij
nje rini qe gjen qetesi
tek kanabis sativa
nje rini pa alternativa
trauma sociale
thyerje e rregullave morale
per ate Zot jo s'eshte normale
figura te shquara nga arti e politika
qe sot shquhen per skandale
te lena ne meshire te fatit
zonat provinciale
ne mungese thuajse totale
e energjise elektrike
prirje te pergjithshme
ksenocentrike
dashuri per tendecat armike
e une dua te ngre zerin
nje apoteoze supersonike
kundra kesaj vuajtje
patologjike
se erdhi koha
te shkundim hirin e zhgenjimit
eshte koha per tu ndjere kudo
era e ndryshimit.

Atje ku dielli buzeqesh
atje ku njerezit s'merren vesh
atje ku ka plot pasuri
dhe i pasur s'eshte asnji'.
SHQIPERI,SHQIPERI,SHQIPERI.
 
Komlimenti Nostra_22
Shum te bukura te dyja :):)
 
Dedikim: "Si do mundem te harroj... !"

Si mundem ta harroj

Ate nate 4-nentori

Kur vetmia lengoi

E nje klithme e fshehte mortore kumboi

Si do mundem ti harroj duart e tua

Tentakula shpirtgllaberuese

Qe nje cast e pergjithmone

Me joshen mua

E buzet e tua qe me aq endje i vereja

Prane tyre dridhesha i teri

Por te ftohtin nuk e ndjeja

Dhe te dy u perqafuam

Si dy trumcake te trembur

Te etur, te lire e te bashkuar.

Une tashme isha alkoolizuar

Ndersa ti droga ime

Une rendja si i marre

Per tek ti, mberritja ime intime

Si do mundem valle

Te harroj naten tone te pare

Perpelitjesh hormonesh deri ne agim

Kur buzet tona kishim çare

Si do mundem ti harroj

Lotet e pafajshem feminore te tua

Une isha shkaktari

E ato me druheshin mua

Si ti harroj netet kur ti

Rropateshe aq shume

Qe parajsa qe me ofroje

te mos me prehte ne gjume

harroje se ti ishe paqja

e paketuar ne nje doze valium

tejet emocion apokalipt

per nje djale si une

ndonese ndizeshim ne seks

sepse per njeri-tjetrin

kishim cmendurisht oreks

e une shkrihesha tek ty

dhe epshi rinor

na dehte qe te dy

si mund te harroj

sa eger ishe xheloze

pse une qeshja ne shoqeri vajzash

ty te bente fort nervoze

por valle harrohet

ajo aftesi qe kishe ti

kur une te pyesja i shqetesuar

ti zgjidhje te vuaje ne fshehtesi

edhe pse syte te tradhetonin

apo tregonin ciltersi

s'te bindej as zeri

qe dridhej gjithe kersheri

e pas cdo debati

gjeje kurajo ne ndonje mesazh te ri

nje akustike qe u shnderrua

ne miken e neteve-larg

te mallit, te pasionit/

Me nje shqipe emocionalisht te gjymtuar

Me the : "TE DUA"

Kjo fraze mijevjecaresh

Ndali boten per mua

Kur ti ktheje goten e veres me para hua

Me aq delikatese

Keto caste nuk i zhduk dot

Nuk mund ti zhyt ne harrese

Hej, ti me bere

Duhanin ta le

Dhe une te bera

Ta nisesh ate

Te shtrire ne gjelberim

Prane insekteve qe kishe fobi

Yjet veshtronim

E kalimtaret jo perhere te rastesishem

Me xhelozi na shikonin

Se nga larg gjithcka duket magjike

Por nga prane me magjike

Ne te dy e jetonim

Kur ti prekje trupin tim

Bota rritej e tkurrej tek ne

Koha humbiste sens e logjike

Dhe si e marre nxitonte

Priste te ndaheshim per takimin e rradhes

E te c'lodhej te perfitonte

Nje meteor une pashe

Dhe shpreha fshetaz per ty nje deshire

Je nje vajze fantastike

Meriton dicka me te mire

Dhe une ta urova

Kur ti quaje mekat

te shuhej kjo histori

une cuditshem mekatova

vrava lotet e mi

qe per here te pare

per ne te dy u derdhen

i injorova

dhe ata me urrejne

qetesi nuk gjejne

emocionet me rrembejne

kur kujtoj si ledhatoja

lekuren tend qe renqethej

e pushtoja

per buzeqeshjen tende

ne zemer renkoja

ti me do

dhe une kam frike te te dua

sepse te dua

e cdo gje qe dua me largohet

e imagjinoja

te dy te perqafuar me zerin qe na dridhej

jo nuk doja

e lotet tona u bene zjarr

fjalet tona magjike

te putha dhe njehere

e kerkova te me mbetesh mike

se s'mund ta perballoj

te te humb plotesisht

ndaj dy fjale te mekura

le ti ndajme shoqerisht

sepse une dua

ate qe me ben te vuaj

sepse lumturia deri me sot

per mua ka qene fjale e huaj

dhe une jam nje frikacak

qe kam frike te jem dy

qe kam frike te ta them ne sy

qe kam frike qe te dua

"Vetem ty"
 
Reja

Une jam reja
pikturoj qiellin
mjegulloj henen
maskoj diellin
vertitem mbi ju atje lart
pluhurin tuaj mbi vete mbart
shpirtrat e lire perqafoj
nje deshmimtare ne paranoje
ne ngjyre te purpurt valevitem
ne pafundesi formash venitem
nene te ngrohtin e te ftohtin baba
moter rrufene e rrebeshin vella
konturet e tua te brishta njom
e aromen ne ajer ta ndjell
e trishte, e vetme s'je kurre
kur lotet e mia ne faqet e tua sjell
me urre, me duaj
me krijo, me shuaj
mu afro e mos u druaj
bashke me mua luaj
edhe pse s'mund te me prekesh
nuk jam i huaj.....​
 

Attachments

  • 2004sky.jpg
    2004sky.jpg
    94.2 KB · Shikime: 51
Sa shume mund te kuptosh nga nostra.....ketu,keto poezi nuk jane te bukura jane origjinaliteti vete,jane nostra ne vargje...
 
Do doja ti jepja zemres sime krahe
e lire te ndjehej...per te fluturuar
ende ndjej nje mankth
ajo do preferonte te mbytej me ato duar

Nostra
 

Attachments

  • fiery-heart-with-wings-thumb3455396.jpg
    fiery-heart-with-wings-thumb3455396.jpg
    36.5 KB · Shikime: 42
Nese bie nje yll
ti perse gezohesh me fatin e tij
c'duhet te bejne yjet
diten kur te rrezohesh ti ?!
 

Attachments

  • falling star.jpg
    falling star.jpg
    6.1 KB · Shikime: 36
Nostra je mahnites.

Kjo tema jote erdhi tek une ne vend te embelsires pas darke :D ... ishte pa kalori te teperta.
 
Cdokush ka shifrat e tij...

Kam darkuar me rrenimin tim
kam ngritur dolli per sukseset e tij
kam marre dhe shumen ma kane marre
me kane dhene pa patur nevoje
me kane refuzuar pa me njohur
kam pranuar te pranoj ligesine
O Diell te lutem mos shko
ose te pakten me merr edhe mua
erresira per disa eshte qetesi
per te tjere...gjyq,
te denuar edhe pse ne liri.
Me mungon ajo qe kam
nuk mungoj atje ku duhem, duhet
gjithcka eshte kaq e bukur
ne kaq te trishte luajme.
Lulja nuk eshte me e bukur
ajo u quajt e cmuar, e shtrenjte
aroma mori cmim
ndjenjat paguheshin me parapagim
kur lumturia jote ishte e demshme
edhe pse askend nuk cenonte
bota e tjetrit kish rregulla
me te cilat "yt zot" s'perfaqsoheshe
I ngjan tragjedise se natyres
por eshte tragjedi e natyres ndaj vetes
gjithcka ish kaq e bukur
ne as te trishte me s'luajme...

08.08.08 dedikuar dates !
 
shume te bukura keto.

ps. pse e ke quajtur plus plus??
 
Zgjodha buzet, nuk me zhgenjyen !

Shume fjale per buzet e tua
te plota, te nxehta, te etura per mua
per takimin perqafues
hyjnore heshtja e fjaleve te tua
per ngjyrat qe shpirtin imitojne
apo shpirti pasqyron
ato qe puthjet lindin
plajmi qe i ndjell
arma me paqesore
kafshate qe jep oksigjen
te urta ne debat
te pamposhtura ne beteje.
Buzet e tua me tradhetojne
qofte kur ujin pijne
dua ti kem ne zgjim
dua ti fsheh tek nje perqafim
Ato jane betuar per mua
shume biseda kemi kembyer
akoma me shume kemi te themi
naten me zgjojne...
qe ne enderr te vazhdojme te jemi
Buzet e tua jane zjarr
pas nje buzeqeshjeje te ftohte
a eshte valle vetem rastesi
qe syte mbyllen si ne endrra
kur buzet afron ti ???
Era ndalet mbi lulet
qe dielli sapo ngrohu
bota te kthehet ne shok
skllever kthehen gishtat
lendine shnderrohet gremina
...kur buzet afron ti.
Nje perpjekje e deshtuar
te perpiqesh te rezistosh
duke mos dashur as te triumfosh
buze qe perqafojne buze mbi nje ure
dy trupa tani bejne nje
pas buzeve qe urdherojne sy e veshe
buze qe torturat ndesh
jam mbret mes buzeve te tua
jane kaq ftuese, I DUA !​

Gusht 08'
 
"Si do mundem te harroj... !" kjo dhe kjo "Zgjodha buzet, nuk me zhgenjyen ! " me mallengjyen me preken thelle......shum te ndjera e fjalet shum te goditura.......ti po qe i shkruan bukur ndjenjes :kiss komplimente ver8......

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top