Lista e kategorive speciale që përfitojnë nga heqja e tarifave për të mësuar një zanat në tre muaj
Kurset e formimit profesional për të gjithë të papunët dhe disa kategori të veçanta do të jenë falas. Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, si dhe urdhrat e tjerë shoqërues për nisjen e zbatimit të heqjes së tarifave për të gjithë ata që duan të mësojnë një zanat brenda tre muajve.
Bëhet fjalë për kurse si parukierë, berberë, kuzhinierë, elektricistë, hidraulikë, rrobaqepës, tornitorë, saldatorë, elektroaut, axhustatorë.
Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, vendimi bën fjalë për heqjen e tarifës për kurset e formimit profesional, duke filluar nga janari. Ata që duan të bëjnë një kurs 2-3-mujor për të marrë një zanat, tani s’do paguajnë asnjë lek, bëhet falas, ndërsa më parë paguanin një tarifë të caktuar.
Të papunët kanë një mundësi më shumë për të marrë një “zanat” duke u trajnuar në qendrat e formimit profesional, që më pas ta vënë në zbatim për të gjetur punë.
Përparësi për të përfituar nga kjo heqje e tarifës do të kenë gratë, vajzat, të rinjtë, komuniteti rom, grupet vulnerabël të shoqërisë. Do t’u jepet akses të gjithë atyre që s’kanë mundësi financiare për të paguar kurset e trajnimit.
Vendimi
Kurset e formimit profesional të ofruara nga Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit dhe personat nga grupet në nevojë janë falas.
Në grupet në nevojë përfshihen: Pjesëtarë të komunitetit rom; Vajzat dhe gratë e trafikuara, personat që kanë vuajtur dënimet me burgim, jetimët (sipas statusit), personat me aftësi të kufizuara, emigrantë të kthyer me probleme ekonomike.
Regjistrimi në kurset e formimit profesional në qendrat publike do të bëhet nëpërmjet zyrave të punësimit, bazuar në dokumentacionin që vërteton statusin.
Drejtoritë rajonale të formimit profesional publik mbajnë dokumentacionin vërtetues për çdo aplikant në dosje të veçantë.
Për personat e tjerë që duan të ndjekin kurset e formimit profesional të ofruara nga qendrat publike të formimit profesional, tarifa e regjistrimit dhe tarifat e shërbimeve të tjera vendosen nga Bordi Drejtues i secilës Drejtori Rajonale të Formimit Profesional Publik.
Parashikimet
Shërbimi Kombëtar i Punësimit zbaton programet shtetërore për formimin profesional dhe ofron: kurse pa pagesë për punëkërkues të papunë që trajtohen nga zyrat e punësimit, kurse me pagesë per personat që e kërkojnë një gjë të tillë.
Nga aplikimi i Urdhrit të ri do të kemi këto ndikime në buxhetin e qendrave publike të formimit profesional:
Do të ketë një ulje në të ardhurat që qendrat sigurojnë aktualisht nga aplikimi i tarifave të favorizuara për punëkërkuesit e papunë të regjistruar pranë zyrave përkatëse të punësimit që ndjekin kurse të profesioneve. Konkretisht, kjo shumë llogaritet në rreth 10 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e zënë të ardhurat e siguruara nga ofrimi i kursit të parukerisë (rreth 50 e shumës së mësipërme). Ky kurs në tregun privat ofrohet me tarifa shumë të larta, ndërsa nga qendrat publike të formimit profesional është ofruar për 25.000 lekë.
“Duke ofruar kurse profesionesh pa pagesë për të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar pranë zyrave përkatëse të punësimit, do të kemi një rritje të ndjeshme të kërkesave për kurset e profesioneve, që është anë pozitive në aspektin e kërkesës, por ndërkohë kjo rritje e kërkesës nga njëra anë do të përballet me ofertën e qendrave, e cila është e kufizuar dhe e lidhur ngushtë me aspektin financiar, të burimeve njerëzore dhe pajisjeve të domosdoshme për ofrimin e kurseve cilësore”, sqarohet në urdhrin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Sipas këtij dokumenti, për këtë qëllim është propozuar që në buxhetin e vitin 2014, të parashikohet për sistemin e formimit profesional një fond i shtuar prej të paktën 10 milionë lekësh, për të zëvendësuar fondin e mësipërm, nga aplikimi i kurseve pa pagesë.
Parashikimi
Me hyrjen në fuqi të këtij urdhëri do të rritet numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar pranë zyrave të punës, statistika këto që do afrojnë një pasqyrim sa më real të papunësisë
Kategoritë
Në grupet në nevojë përfshihen: Pjesëtarë të komunitetit rom; vajzat dhe gratë e trafikuara, personat që kanë vuajtur dënimet me burgim, jetimët (sipas statusit), personat me aftësi të kufizuara, emigrantë të kthyer me probleme ekonomike
G.shqip