Hymni grek ne Gjirokaster

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Përkujtimi i 68-vjetorit të luftës italiano-greke shënon incidentin e parë në 18 vitet e fundit në Gjirokastër. Ekzekutimi i himnit kombëtar të Greqisë nga fëmijët e një shkolle 9-vjeçare në gjuhën greke shkaktoi përplasje me nxënësit e gjimnazit.

Gjirokastër, 29 tetor — Përkujtimi i 68-vjetorit të rezistencës së popullit grek ndaj pushtimit fashist, shënoi dje në Gjirokastër incidentin e parë gjatë 18 viteve të fundit. Ekzekutimi i himnit kombëtar të Greqisë nga fëmijët e një shkolle 9-vjeçare në gjuhën greke në lagjen Varosh, ka shkaktuar përplasje me nxënësit e gjimnazit të këtij qyteti. Në momentin që po ekzekutohej himni
grek, maturantë dhe nxënës të vitit të tretë të shkollës së mesme të përgjithshme ‘Siri Shapllo’ kanë dalë në dritare dhe kanë filluar t’i pështyjnë e t’i shajnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Reagimi i menjëhershëm i mësuesve, ka bërë që incidenti mes dy shkollave të cikleve të ndryshme të mbyllet me kaq. Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur ndonjë reagim nga asnjëra prej organizatave që mbrojnë interesat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë - si organizata OMONIA apo edhe dega lokale e PBDNJ.
Ndërkohë, gjatë ditës së martë janë kryer një sërë aktivitetesh me rastin e përvjetorit të “Jo”-së historike që populli grek i tha në vitin 1940 pushtimit të Italisë fashiste.

Përvjetori

Veprimtari të shumta të karakterit përkujtimor dhe historik janë zhvilluar të martën në zonën e minoritetit në Gjirokastër. Në fshatin Bularat të Dropullit
të Sipërm është përkujtuar 68-vjetori i festës kombëtare të Greqisë, “To megalo ohqi” ose në shqip “JO”-ja greke, e cila simbolizon rezistencën e popullit fqinj ndaj pushtimit fashist. Në ceremoninë e organizuar në fshatin
Bularat, ishin të pranishëm; ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Bazios; konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Joanis Rizopulos, prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera; kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, por edhe banorë
të zonës së minoritetit. Sipari i aktiviteteve është hapur me një meshë të madhe në kishën e këtij fshati, e pastaj janë bërë homazhe në varrezat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italianogreke, të cilat ndodhen në këtë
fshat. E përderisa nëpër fshatrat ku jeton minoriteti etnik grek valëvitja e flamurit kombëtar dhe këndimi i himnit të Republikës së Greqisë ka qenë një veprim mëse normal, në qytetin e Gjirokastrës kjo gjë ka shënuar një incident
të kufizuar.

Incidenti me hymin grek

Një koncertin me këngë e recitime, të organizuar nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare greke pranë kishës ortodokse të Shën Mihajlos në lagjen Varosh, ka pasuar reagimi i nxënësve të shkollës së mesme të përgjithshme ‘Siri Shapllo’. Sapo ka nisur ekzekutimi i himnit kombëtar të Greqisë, pas atij të Shqipërisë, disa nxënës të vitit të tretë e të katërt nga kati i tretë i godinës së gjimnazit kanë filluar të fishkëllonin e t’I shanin fëmijët e shkollës tjetër që mësojnë në gjuhën greke. Të alarmuar, mësuesit e shkollës 9-vjeçare kanë ndërhyrë duke mbyllur incidentin. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Drejtoria Rajonale e Arsimit në Gjirokastër. Drejtues të këtij institucioni arsimor e kanë komentuar këtë incident të mbyllur dhe kanë kërkuar mosamplifikimin e ngjarjes.


GazetaShqiptare
 
I infektuan filizat, cdo presim pasi te rriten keta femije ?
 
Kjo quhet "rrembim i kalase nga brenda," mjerim i pafund per ne shqipetaret, injorim katastrofal, dhe c'kombetarizim me lejen e qeverise tone.
 
Back
Top