Hyllin gjithmone befasues e i ndricuar me dije te admirueshme.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Hyllin

E keqja e shqiptareve eshte se me historine,politiken dhe identitetin e tyre , nuk merren historiane,politologe,antropologe e arkeologe, mundesisht me doktorata ne Gjermani, por si me te miret e mbajne/mbanin veten :
Cabej–Gjuhe-letersi
Klosi–gjuhe-letersi
Lubonja–Fizike (po ne burg qenka bere shkrimtar,si Arbnori)
Tufa- poet(besoj gjuhe letersi edhe ky)
Qose- Shkrimtar(gjuhe letersi)
Kadare-Shkrimtar (gjuhe letersi)
Vehbiu- Gjuhe letersi

Nga te gjithe keta emra, mjaft te degjuar si neper gazeta ashtu edhe neper forumet e internetit ( mjaft te klikosh ne google e ska ngel forum pa keta emra) vetem Lubonja eshte delja e zeze meqe ka mbaruar per fizike qe ska asnje pike lidhje me albanologjine, ne ndryshim nga te tjeret qe te gjithe gjuhe-letersi,pra gjithsesi futen tek nje pjese e albanologjise dmth gjuha shqipe.

Mund te themi pa frike se na kane mbytur gjuhetaret te cilet ashtu si Cabej qemotit, shohin deget e tjera te albanologjise si ca shtojca te kota,qe sherbejne vetem per te mjegulluar rezultatet e shkences ekzakte te gjuhesise e afermendsh si dege qe merren me perralla, ku tanet padyshim vlejne deri aty sa nuk bien ndesh me bindjet e tyre.

Per ‘carita di Dio’ nuk ka asnje nga te sipermendurit qe nuk eshte i pergatitur(hiq Lubonjen qe pergatitjen kryesore e ka nga Yoga gjate burgut qe e beri ti devijoje fizikes ku mund ta perdorte me frytshem inteligjencen qe i ka dhene Zoti), ne fushat e tyre jane nga me te miret, Kadare gati turp me e fut ne liste, xha xhain e konsumojme perdite e per shume lexues te heshtur, luan rolin e edukatorit spiritual , Qosja meriton replika te ashpra nga Kadareja, pra ky e njeh si te seres, ndryshe do e kish snobuar, Klosi na eshte bere si burri i nenes, Tufa gjen perhere kohen e vendin e duhur per t’ju dalluar emri pasional si poetet, ndersa Cabejn pakkush mund te mos ta kete degjuar.

Eshte e natyrshme qe keta persona kane vendosur hegjemonine e letrave shqip, ashtu si Cabej&co deri dje apo Naimi&co pardje.

Pyetja qe vjen vetiu eshte:
Po mire opinioni i intelektualit ne nje fushe ku ska as pergatitjen fillestare universitare e jo me doktorata e specializimet e nevojshme, a eshte vertet me i dobishem per edukimin apo orientimin e publikut, sesa mendimi i nje prof-dok ne ate fushe ?

Logjika ta thote jo, mirepo kjo hegjemoni ka rrenje te thella
e keshtu Cabej i vjen natyrshem publikut si me i sakte, se arkeologu qe ka bere germime ne Bylis, apo historianit qe analizon germimet, burimet e shkruara, mitologjine etj per te arritur nje perfundim.

Lufta arkeologji-gjuhesi, kur mungojne burimet e shkruara logjikisht perfundon me fitoren e arkeologjise por jo ne Shqiperi; ne Shqiperi gjuhesia nuk ka rivale.

Per mendimin tim pervec pergatitjes po gezojne si pensionet e Rilindesve (’vivono anche di rendita’) ashtu edhe periudhen e turbullt spirituale te popullit, ku nje shkence qe kur vepron e vetme ne lashtesi nxjerr perhere rezultate te turbullta , korr sukses, duke turbulluar akoma me tej mendjet e turbulluara.

Gezohem per faktin se e ardhmja nuk po sheh lindjen e ndonje trashegimtari te tyre,meqe gjuhesine e kane pushtuar prej kohesh nxenes radhiko, ndersa shkrimtaret e rinj, sherbejne vetem si zbukurime; edhe ne jemi te bukur se kemi te tille, keshtu qe ngadale kjo hegjemoni qe po behet pengese(deri dje ishte e deshiruar) do mbaroje se ekzistuari e njerez te rinj, te pergatitur ne perendim, do u zene vendin, secili ne fushen e tij me famen e librave ne lemine e tij.

Koha e gjuhetareve po mbaron, trashegimtaret tuaj svlejne nje grosh ne krahasim me ju…. edukuat keq, ngelet pa trashegimtare te denje.
Jo e bija e Cabejt por vete Cabej te ngrihej sot, si e tha Ilias, perballe vershimit te informacionit qe i ben njerezit te verifikojne vete vertetesine e nje libri( Apiani nuk eshte per te privilegjuarit, nje vrap pele ne google book e ja ku e ke),pa pasur nevoje per orientimin e gjuhetarit mbi nje liber historik apo arkeologjik.

E bija e Cabejt kap te turbulluarit,ata qe pertojne te bejne vrapin e peles ne googlebook per te lexuar Apianin apo Strabonin, kap shumicen, e vertete, vecse shumica eshte si puna e shoshes, qe ka edhe vrima, keshtu qe ashtu si dielli nuk mbulohet me shoshe, edhe shumica nuk ka per te mbuluar dot Apianin apo Strabonin e as harten iliro-mesape te Soletos nuk e kthen dot ne greke.
 
Titulli: Hyllin gjithmone befasues e i ndricuar me dije te admirueshme.

#

Fakti qe mosperputhjet e mendimeve cojne shpesh njerezit te merren me mustaqet e Celos dhe jo me argumentet qe mbajne ne kembe mendimin e tjetrit, duhet te beje te reflektoje e jo te coje ne hamendesime mbi arsyet(deshirat,intrigat,pasionet,interesat,egoizmi apo snobizmi etj) se cfare e ben filan fistekun te kete ate mendim.
Kur te arrijme kete pike, atehere edhe debati mund te quhet i shendetshem.

Sa per ato etimologjite, qen eshte tipike indoeuropiane te cilen shqipja sja ka marre askujt,sepse eshte e asaj familje apo tash duhet te na mbushet mendja se si indoeuropiane ne qenit i thonim mace derisa erdhi latini e na e mesoi ?

Turme po ashtu eshte fjale indoeuropiane, greqisht tyrbe,angl-saks thrym,anglisht thorp, gotisht thaurp,irlandisht treabh,sanskritisht turati .
Rrenja supozohet te jete tur- sic vihet re lehte edhe nga shembujt me domethenie presoj, ngre , e madhe .
Kjo rrenje gjendet fare lehte ne shqip, ne fjalenturr tek shprehja turr e druve, bera nje turr, grumbullova e ngrita drurin.
Kjo do te thote qe Mejeri mund te rishikohet fare lehte se perderisa eshte rishikuar Jezu Krishti dhe Skenderbeu, mund te behet fare mire edhe me Mejerin.

Nuk ka kurrfare dialekti dorik ne Epir sikunder thote Cabej, epirotet jane pasardhes te pellazgeve,persa kohe qe Dodona ishte pellazge e thesprotet pellazge ndersa arkeologjia i vendos ne kulturen materiale ilire. Keto dialektet e hamendesuara le tua leme minoritareve , keshtu qe mund te jetojne ne paqe me vetveten se nuk jane gure te hedhur por te mbire.

Tanhauser e dime shume mire se ishte ai mjekroshi nga Zvicra qe futi fjalet e greqishtes se vjeter ne te foluren e perditshme e ajo gjuhe e bastardizuar, jashte cdo realiteti u mbajt per 140 vjet si gjuhe zyrtare derisa aty nga 1970 u hoq si zyrtare. E beri punen e vet ama, i dhuroi greqishtes se re shume fjale te se vjetres qe perndryshe nuk do i kishte e te hapi gojen ty qe perndryshe do e mbaje kycur nga frika(frike e Sofokliut a Eskilit, nga e cila e kemi huazuar me siguri) se mos nuk arrije te genjeje dot njeri.

C.D turma si koncept socio-politik eshte nje perbindesh qe rritet sa me teper goditet, nuk ka asnje ndryshim nga kopeja e bizonteve e udhehiqet nga frika e urrejtja.

Ne kuptimin e hedhur nga xha xhai , turma eshte populli, demosi i kultures qe sulmon aristokracine e kultures.
Vecse aristokracia ne pergjithesi kujdeset per uniformitetin identitar me demosin e per demosin, nuk e shkaterron kete uniformitet , biles ne shumicen e rasteve i nenshtrohet demosit, si franket gjermane latineve galoromane, bullgaret turq sllaveve,arvanitet e 1830 kur kishin pushtetin grekeve etj.
Aristokracia, nuk del kunder demosit, pervec kur do ta transformoje nga pikepamja identitare, por kete nuk mund ta beje kurre aristokracia vendase, kete e ben e huaja.

Prandaj mua nuk me pelqen te bej elitistin kur flitet per ceshtje qe lidhen me identitetin, aty eshte e vetmja pike ku i njoh demosit superioritetin, sidomos demosit shqiptar meqe elitat tona rregullisht e kane shitur shpirtin tek te huajt qe nga pushtimi romak e deri me sot e jane asimiluar e zhdukur.

#
on December 10, 2008 at 4:46 am Hyllin

Ah se harrova… Historia shqiptare nuk i njeh kurrfare te drejte elites te dale kunder demosit per ceshtjet identitare, nese demosi shqiptar do dicka te jete ashtu si i pelqen atij, atehere ashtu duhet te jete; kete privilegj ja japin 2200 vjet vuajtje e sakrifica qe perkojne gati me po aq vjet papergjegjesi te aristokracise .

#
on December 10, 2008 at 6:37 am Hyllin

”””Po t’i marrësh teoritë alternative, dhe jo vetëm në gjuhësi as vetëm në albanologji, nuk mund të mos vësh re sa të izoluar shfaqen promovuesit e tyre - secili me teorinë e vet, pa ndonjë bashkërendim mes tyre, përveç vullnetit për të përçmuar e përmbysur dijen reale, atë që fitohet me mundim dhe përulësi, duke dëgjuar të tjerët e duke u plakur mbi libra.””’

E vertete, ama per ate qe niset nga pozitat e forces, ruajtesin e status-quose,konservatorin te cilin e ben cdokush nga ne, ne fusha te ndryshme,atje ku ndihemi te forte, ku kemi besim.
Ne mos gaboj, historia e njerezimit thote se ne cdo dege te dijes, ka perhere nje kah, qe cfare ishte dije dje e sot vihet ne dyshim, neser fare mire mund te vleresohet si mosdije. Kjo ndodh edhe tek shkencat egzakte, ku cfare eshte dije sot, neser mund te mos jete,per shkak te zbulimeve te reja. Sa pohime shkencore jane hedhur poshte ? Biles mjafton te levizesh sistemin e referimit ne matematike e fizike qe gjithcka qe pranohet si dije te behet mosdije.
Thuaji nje fizikani, po ne ‘kohen para’ bing-bengut’, po nuk tu hodh ne fyt se koha eshte dimension i universit, a thu se koha eshte koncept i shpikur nga studiuesit e Ajnshtajnit, keshtu qe popullit i ndalohet ta perdore kete koncept per cdo gje qe i takon periudhes ‘para’ ekzistences se tij ?
Po njesoj ‘koha pas’ universit ndalohet me ligj, sepse koha eshte ngurtesuar matematikisht ne dimension te universit.

Po ne shkencat joegzakte, sa mund te pretendohet qe dija te qendroje e ngurtesuar, sepse shume njerez kane lene trute mbi libra nje jete te tere ?

Albanologjia alternative pikerisht nga kjo percarje masive po kalon ne site te gjitha mundesite, gjithe autoret antike e moderne, do ishte i demshem biles bashkerendimi, se do kufizonte vemendjen e keshtu do i jepte mundesi asaj zyrtares te merrte masat e ta bente pershesh pikerisht ne fillesat kur eshte ende e dobet.
Ndersa ne kete menyre, secila teori alternative meqe ka te verteta te pjesshme e shume te paverteta, i jep siguri zyrtares, e ben indiferente, pra i garanton vetes kohen per tu fuqizuar e kur te vije momenti qe asnjera nuk do ja dale dot e vetme atehere do behet bashkerendimi nga njerez te diplomuar ne gjuhesi e per albanologjine zyrtare ’saranno cazzi amari’.

Per momentin fitorja e albanologjise jozyrtare i takon fushes se shitjes se librave duke qene se jane nga librat me te shitur ne librarite shqiptare, por kam besim se do vije koha kur do behet sulmi perfundimtar mbi ‘keshtjellen’.

Konservatorit , mesa di une, kur ka pushtetin ne ndonje fushe, nuk i lejohet te flere gjume i sigurte se liberalet jane vetem ca llafazane te pashoq, keshtu qe mund te kakarisin sa te duan e ku te duan, sidomos larg liberalet nga tregu, aty eshte vendi nga vijne gjithe te keqijat per konservatorin ne pushtet.
Por ti kete e di shume, e te shqeteson numri i librave alternative qe bejne bume shitjesh sapo dalin ne treg.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top