Për aeroportin e Kukësit, Rama u shpreh se do të jetë gati në pranverë, pasi po punohet me ritme shumë të shpejta.
Për Vlorën, tha se punimet janë ndërprerë, por do të nisin shumë shpejt dhe më pas pritet të nisë edhe procesi për aeroportin e Sarandës.
“Krahas kantiereve të infrastrukturës rrugore ne kemi në proces disa kantiere të mëdha të transformimit të infrastrukturës portuale dhe aeorportuale. Asnjë deri tani nuk ka shkuar të shikojë kantierin e Kukësit, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme e përditshme me orë të Zgjatura. Aeroporti i ri ka filluar të marrë formë, edhe pse faza përmbyllëse e punimeve dhe fillimi i operimeve do të kërkojë edhe disa muaj. Jemi duke punuar çdo ditë. Për hir të së vërtetës dita ime nis me telefonatën e ministres dhe mbyllet po me telefonatën e ministres për të carë shtegun e mbyllur nga pandemia të procesit për aeroportin e Vlorës. Në ditët në vijmë do të kemi një qartësi mbi ecurinë e këtij procesi. Procesi i garës është ndërprerë në pranverë. Do të rihapet aty ku është ndërprerë me një periudhë të shkurtër të mbetur. Ajo që ne duam të garantojmë është që do të ketë prezencë të kompanive të interesuara.
Me të mbyllur procesin e Vlorës, sapo të gara të mbyllet ne jemi gati të lançojmë procesin për aeroportin e Sarandës është bërë e gjithë përgatitja, por strategjia jonë është të bëhen hap pas hapi.
Aeroporti i Sarandës është me i vogël, me impakt për turizmin. Në rast se Vlora do të jetë me sukses, patjetër që edhe Saranda nuk ka pse mos të jetë sukses. Por Vlora është strategjike në funksion të Sarandës. Me këto 4 aeroporte, Tiranën, Kukësin, Vlorën dhe Sarandës ne hyjmë në një epokë të re”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
© Panorama.al