Humbja e kujteses. Sa e rëndësishme është për njeriun?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Humbja e kujtimeve. Sa e rëndësishme është për njeriun?
Shiko fotografinë 1726175Kujtimet janë copëza filmash që nguliten përgjithmonë në kujtesën tonë. Për të mos i shkatërruar, apo humbur pjesë të veçanta, duhen rifreskuar. Kur kujtesa fillon të zbehet, po ashtu edhe perceptimi i realitetit, kemi ndjesinë sikur jemi të sëmurë. Këtë fenomen e quajmë “demencë” dhe kush vuan nga kjo sëmundje, rrezikon t’i humbasë të gjitha kujtimet me kalimin e viteve. Le të themi se këto janë shenjat e para të demencës, që shpesh lihen pas dore, ndërkohë që kanë një impakt rrënues te familjarët dhe e bëjnë pacientin më pak të bindur. Në këtë mënyrë arrijmë të kuptojmë se cili prej pacientëve të prekur nga demenca shfaq simptoma sjelljeje, si depresioni, nerva dhe indiferencë.

Ndonjëherë ka edhe nga ata pacientë të cilët shfaqin shenja të çuditshme, që nuk përshtaten me personalitetin e tyre, kanë mungesë takti dhe ndjeshmërie. Në këtë rast jemi përballë një sëmundjeje që prek pjesën e përparme të trurit. 40 për qind e pacientëve me Alzhajmer vuajnë nga depresioni, ndërsa 60 për qind kanë periudha irritimi, me sjellje agresive, që mund të manifestohen me fyerje, bërtitje dhe gjeste të dhunshme. 20 për qind e pacientëve që vuajnë nga halucinacionet, besojnë se janë në rrezik, ose se ndodhen përkrah një të huaji.

Në skizofreni janë më të shpeshta halucinacionet dëgjimore, pra “të dëgjuarit e zërave”, ndërsa në demencë, ato pamore. Edhe sjelljet delirante janë të ndryshme, mungon deliri i madhështisë dhe manitë tipike fetare të skizofrenisë, ndërkohë që nga familjarët këta pacientë ndiejnë sikur po tradhtohen. Këto janë probleme që shkaktojnë një stres të jashtëzakonshëm psikologjik dhe emocional te personat që u shërbejnë të moshuarve. Kjo është edhe arsyeja që shpesh familjarët i çojnë në azil pleqtë. Gjithsesi është një zgjedhje që varet shumë nga kultura e personit që mban në shtëpi një të moshuar. Nuk është e thënë se kjo është domosdoshmërish zgjidhja më e mirë, dhe dihet që pacientët jetojnë më mirë në një ambient familjar.

Shumë persona mendojnë se demenca është pjesë e procesit të plakjes dhe kjo i shtyn njerëzit të mos shqetësohen kur shfaqen shenjat e para. Edhe pse kjo sëmundje ka tendencë të përkeqësohet, në fazat e para pacienti është i aftë të lidhet me botën. Testet e shpeshta janë të vlefshme për të dalluar sinjale alarmuese, që shpesh nënvlerësohen. Falë këtyre testeve mund të dallohet një humbje e lehtë e kujtesës, normale deri në një farë moshe dhe paaftësia për të arkivuar informacione të reja.

Shpesh familjarëve u ndodh të pyesin: Si është e mundur që vuan nga demenca dhe kujton ngjarje që kanë ndodhur gjysmëshekulli më parë? ثshtë e mundur, sepse kjo gjë bën pjesë te karakteristikat e kësaj sëmundjeje. Natyrisht që për të arritur te diagnoza e saktë përdoren edhe pajisje, si për shembull testet njohëse specifike. Dalëngadalë, falë teknikave të reja, studiuesit po i afrohen diagnozës së saktë. Ka nga ata që janë shumë të interesuar rreth kësaj çështjeje dhe pyesin se deri në ç’pikë një pacient informohet për sëmundjen e tij? Duhet thënë se mjekët shpesh herë janë shumë të drejtpërdrejtë. ثshtë e rëndësishme të jenë të qartë: të sëmurët e dinë se çfarë nuk shkon dhe është e kotë të heshtësh. Mjekët duhet ta kuptojnë menjëherë sëmundjen, me qëllim që të kujdesen për jetën e pacientit që vuan. Sot, ilaçet ndërhyjnë vetëm te simptomat, por në vazhdim do të zbulohen substanca që mbrojnë strukturat cerebrale.

Natyrisht, nëse një pacient e kupton atë që po i ndodh, atëherë kjo mund të ndikojë mbi humorin, por depresioni në kuptimin klinik është diçka krejt tjetër, me një ngjyrim neurologjik shumë të rëndësishëm. Në fazën e parë të sëmundjes është e natyrshme që një pacient të shqetësohet, por edhe në format më të lehta mungon informacioni i saktë. Të sëmurin mund ta ndihmojë edhe ambienti ku lëviz. Kjo pjesë është gjithashtu shumë e rëndësishme, pasi pacienti nuk duhet të ndihet si i burgosur aty ku qëndron.

Faktorët që ulin rrezikun janë një dietë e shëndetshme dhe e pasur me antioksidantë, ushtrime të rregullta fizike dhe një nivel i mirë kulturor. Zakonisht të moshuarit duhet të kenë kujdes dhe të kontrollojnë herë pas here hiperkolesteroleminë dhe hipertensionin, gjithashtu të shmangin traumat në kokë. Sot po bëhen eksperimente mbi disa ushqime, për të parë se cilat konkretisht kanë funksion mbrojtës. Gjithsesi, vlen për t’u theksuar se studimet epidemiologjike tregojnë një përhapje uniforme të sëmundjes në të gjithë botën, pavarësisht nga mënyra e jetesës, apo dieta që mbajnë.Gazeta Shqip
 
Titulli: Humbja e kujtimeve. Sa e rëndësishme është për njeriun?

per mua personalisht eshte dicka shume e rende humbja e kujtimeve.....do thote humbja e jetes mendoj se per kete teme shume gjera mund te themi
 
Humbja e kujtesës, 11 shenjat e para



Këshilla dhe rekomandime për të evituar sëmundjen e moshës së tretë


Sëmundja e Alzheimerit, ose ndryshe siç njihet më shpesh, humbja e kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Përqindja e popullsisë që preket në këtë moshë është rreth 10%. Pas kësaj moshe, përqindja e popullsisë që preket rritet 2% çdo vit, për të arritur rreth 50% në moshën 85-vjeçare. Sipas specialistëve, sëmundja ka raste që lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. P.sh., pacienti mund të jetë me Sindromën Down. Probabiliteti i këtyre pacienteve, me Down, për tu sëmurur edhe me alzheimer pas moshës 40-vjeçare, rritet shumë. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Përqindjet e popullsisë që kap janë të njëjta pothuajse në gjithë botën. Prandaj në Shqiperi këta pacientë janë në proporcion me popullsinë tonë, po aq saç janë në Itali, Usa etj.
Simptomat
Simptoma me e njohur e kësaj sëmundjeje është harresa, por simptomat janë të shumta. Zakonisht sëmundja fillon me harresa gjithmonë e më të mëdha, të cilat në fillim kanë karakter minimal dhe me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e me shqetësuese. Duhet pasur kujdes të mos ngatërrohen harresat normale me ato harresa që përbëjnë sëmundje. P.sh., është harresë normale të mos mbash mend ku ke parkuar makinën në parkingun e supermerketit, por është një harresë patologjike të kthehesh në shtëpi pa makinë sepse ke harruar që kishe shkuar me makinë. Të sëmurët me Alzheimer kanë një karakteristikë që e bën më të vështirë diagnostikimin e tyre. Në përgjithësi nuk e pranojnë kurrë se janë sëmurë. Prandaj pacientë të tillë zakonisht vijnë të shoqëruar nga ndonjë familjar. Bëjnë batuta për të zhvlerësuar pse janë në spital dhe i duket e çuditshme sesi p.sh gruaja, është fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen tërësisht në rregull në vetvete. Vetëm testet e ndryshme (të cilat në Shqipëri me siguri janë në lindje e sipër) mund të nxjerrin në pah deficitin e madh. Simptoma e dytë interesante e kësaj sëmundje është anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve. Kjo simptomë, në fakt, përbën simptomën e dyte kryesore me të cilën Alzheimeri mund të lindë. Në ato pak raste që sëmundja nuk fillon me harresa, ajo më së shumti fillon me probleme gjuhësore. Sëmundja bën që me kalimin e kohës pacienti të evitojë gjithmonë e më shumë fjalët që nuk i gjen dot dhe të përdorë sinonime dhe përshkrime të gjata për gjëra që kanë fjalën e vet. Simptoma e tretë është çorientimi kohor dhe hapësinor. Ndodh që kur pyet pacientë si këta në çfarë muaji jemi mund tja fusë kot fare. E gjithë kjo, me normalitetin që karakterizon gjithë eksperiencën e pacientëve të këtij lloji. Simptoma të tjera janë: Humbja e kapacitetit të gjykimit logjik, ndryshime të çuditshme të humorit, ndryshim i personalitetit (këtë e ve re mirë kush ka shume vite që jeton me personin),humbje e dëshirës dhe iniciativës për të bërë shumë gjëra. Nuk duhet ngatërruar me rënien e aktivitetit të moshës së plakur. ثshtë krejt anormale që një i moshuar të humbasë interesin për çdo gjë.
Të gjitha këto simptoma lindin në periudha të ndryshme kohore dhe nuk kanë një periudhë të caktuar kohore. Ajo që është më e vazhdueshme në të gjithë rastet e sëmundjes është fillimi me harresa, me probleme gjuhësore ose me probleme të detyrave të thjeshta motore (zbërthim i këmishës etj).

Shkenca ende s’ka zbuluar pse lind sëmundja
Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo sëmundje, por megjithatë janë hedhur hipoteza të ndryshme: Sipas një varianti thuhet që lindja e sëmundjes është gjenetike: Në disa raste Alzheimeri pacientet kanë rezultuar me një mutacion në kromozomin 21. Ky kromozom është dhe ai që shkakton sëmundjen Down e cila vazhdon me Alzheimer pas moshës 40 vjeç. Shkencëtarët mendojnë,se sëmundja mund të jetë edhe virale. Ata mendojnë se virusi hyn nga hundët për të kaluar në receptorët e erës e më pas në bulbet e erës (brenda trurit) e më pas në pjesën më të madhe të trurit. Kjo hipotezë mbështetet në goditjen e disa pjesëve të caktuara të trurit ku shenjat e Alzhiemerit rezultojnë të theksuara gjatë autopsisë neuro anatomike. Hipoteza e aluminit: Në trurin e pacienteve janë gjetur nivele të larta alumini. Gjithashtu disa kripëra alumini të vendosura në koren e trurit të disa kafshëve kanë krijuar matësa neurofibrillare .


Sistemi imunitar, prodhon atitrupa për sëmundje
Sipas specialistëve të kësaj fushe, sistemi imunitar në një periudhë të caktuar të jetës fillon të prodhojë antikorpe që shkatërrojnë neuronet që përdorin si neurotrasmetitor acetilcolinen. Zakonisht truri është komplet i izoluar nga substancat që kalojnë në gjak. اdo enë gjaku që shkon në tru vishet me degëzimet e qelizave gliale të cilat lejojnë kalimin e substancave të caktuara, dhe nuk lenë të kalojnë pjesa më e madhe e substancave dhe agjenteve patogjene. Kjo hipoteze hedh idenë e një kolapsi të barrierës e cila fillon të mos punoje si më parë, duke lënë të kalojnë agjentë patogjene toksike që vdesin neuronet. Deri me sot nuk ekziston një diagnoze e sigurt. Pothuajse të gjithë doktorët në vendet perëndimore nuk diagnostikojnë asnjë pacient që vuan nga humbja e kujtesës. E vetmja siguri se sëmundja është pikërisht ajo, merret pas vdekjes, me një autopsi të trurit.

Simptomat, shfaqen një nga një gjatë viteve
Simptomat e sëmundjes nuk janë akute, por zhvillohen avash-avash me kalimin e kohës. Kjo bën që familjaret mos ta vënë re sëmundjen dhe të justifikojnë çdo gjë me moshën e thyer. Në Shqipëri imagjinoj se kur personat arrijnë në dyert e spitalit, sëmundja do jete shumë më e avancuar. Për një diagnostikim të mirë duhet parë historia e familjes, nëse ka raste të tjera. Një faktor tjetër i rëndësishëm janë BioImazhet. Në Shqipëri këto kanë hyrë vetëm vitet e fundit. Zakonisht truri i këtyre pacienteve mund të jetë pak i atrofizuar dhe kjo duket me rezonancë manjetike. Kjo metodë e tregon trurin shumë qartë.

85% e të moshuarve vuajnë nga skleroza
Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetë vjeçarëve në të gjithë të botën vuan nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel epidemiologjik shumë të lartë. Sistemet shëndetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të mëdha prej kësaj sëmundjeje. Ndërkohë që sipas specialistëve rreth moshës 40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e parë të humbjes së kujtesës. Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. Jo pak por 11 simptoma janë karakteristika për të gjithë pacientët që vuajnë nga humbja e kujtesës. Kryesisht ato kanë të bëjnë me ngatërrimin e emrave, me vështirësi në lexim, personi bëhet konfuz, si dhe nuk arrin të shkruajë normalisht. Ndërkohë që 2 për qind e popullsisë çdo vit preket se sëmundja e humbjes së kujtesës.

Shenjat e sëmundjes
1- Memoria humbet çdo ditë e më shumë.
2- Personi ka probleme gjuhësore (harron fjalët përkatëse dhe përdor të tjera në vend të falës së duhur).
3- Pjesën më të madhe të kohës është konfuz.
4- Gjërat e reja i mban mend me shumë vështirësi
5- Mund të ketë konfiguracione, (nuk di të bëjë llogaritë).
6- Nuk arrin të shkruajë normal.
7- Mezi lexon.
8- Ka vështirësi në veshjen e rrobave të trupit.
9- Me kalimin e kohës pacienti humb interesin në gjerat që e rrethojnë dhe bëhet tërësisht konfuz.
10- Mund të ketë dhe aluçinacione, probleme me urinimin dhe jashtëqitjen (inkontinencë).
11- Në fund fare pacienti humb edhe kontrollin e trupit të vet, thuajse në çdo aspekt.

•infoalb•
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top