Humbja e kujtesës, ja cilat janë simptomat e para

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
alzheimer-care.jpg


Sëmundja e Alzheimerit, ose ndryshe siç njihet më shpesh humbja e kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Përqindja e popullsisë që preket në këtë moshë është rreth 10 %. Pas kësaj moshe përqindja e popullsisë që preket rritet 2% çdo vit, për të arritur rreth 50% në moshën 85-vjeçare. Sipas specialistëve sëmundja ka raste që lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. P.sh: pacienti mund të jetë me sindromën Down. Probabiliteti i këtyre pacienteve, me Down, për t’u sëmurë edhe me Alzheimer pas moshës 40-vjeçare rritet shumë. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Përqindjet e popullsisë që kap janë të njëjta pothuajse në gjithë botën. Prandaj në Shqipëri këta pacientë janë në proporcion me popullsinë tonë, po aq sa janë në Itali, USA etj.

Simptomat

Simptoma më e njohur e kësaj sëmundjeje është harresa, por simptomat janë të shumta. Zakonisht sëmundja fillon me harresa gjithmonë e më të mëdha, të cilat në fillim kanë karakter minimal dhe me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e më shqetësuese. Duhet pasur kujdes të mos ngatërrohen harresat normale me ato harresa që përbëjnë sëmundje. P.sh: është harresë normale të mos mbash mend ku ke parkuar makinën në parkingun e supermerkatës, por është një harresë patologjike të kthehesh në shtëpi pa makinë sepse ke harruar që kishe shkuar me makinë. Të sëmurët me Alzheimer kanë një karakteristikë që e bën më të vështirë diagnostikimin e tyre. Në përgjithësi nuk e pranojnë kurrë se janë sëmurë. Prandaj pacientë të tillë zakonisht vijnë të shoqëruar nga ndonjë familjar.
Bëjnë batuta për të zhvlerësuar pse janë në spital dhe i duket e çuditshme sesi p.sh: gruaja, është fiksuar që ai ka probleme. Pra ndihen tërësisht në rregull në vetvete. Vetëm testet e ndryshme (të cilat në Shqipëri me siguri janë në lindje e sipër) mund të nxjerrin në pah deficitin e madh.
Simptoma e dytë interesante e kësaj sëmundjeje është Anomia, pra mosgjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve. Kjo simptomë, në fakt, përbën simptomën e dytë kryesore me të cilën Alzheimeri mund të lindë. Në ato pak raste që sëmundja nuk fillon me harresa, ajo më së shumti fillon me probleme gjuhësore.
Sëmundja bën që me kalimin e kohës pacienti të evitojë gjithmonë e më shumë fjalët që nuk i gjen dot dhe të përdorë sinonime dhe përshkrime të gjata për gjëra që kanë fjalën e vet. Simptoma e tretë është çorientimi kohor dhe hapësinor. Ndodh që kur pyet pacientë si këta në se çfarë muaji jemi mund t’ia fusin kot fare.
E gjithë kjo, me normalitetin që karakterizon gjithë eksperiencën e pacientëve të këtij lloji. Simptoma të tjera janë: Humbja e kapacitetit të gjykimit logjik, ndryshime të çuditshme të humorit, ndryshim i personalitetit (këtë e ve re mirë kush ka shumë vite që jeton me personin), humbje e dëshirës dhe iniciativës për të bërë shumë gjëra. Nuk duhet ngatërruar me rënien e aktivitetit të moshës së plakur. ثshtë krejt anormale që një i moshuar të humbasë interesin për çdo gjë. Të gjitha këto simptoma lindin në periudha të ndryshme kohore dhe nuk kanë një periudhë të caktuar kohore. Ajo që është më e vazhdueshme në të gjithë rastet e sëmundjes është fillimi me harresa, me probleme gjuhësore ose me probleme të detyrave të thjeshta motore (zbërthim i këmishës etj).

Pse lind

Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo sëmundje, por megjithatë janë hedhur hipoteza të ndryshme: Sipas një varianti hidhet hipoteza që lindja e sëmundjes është gjenetike. Në disa raste Alzheimeri, pacientet kanë rezultuar me një mutacion në kromozomin 21. Ky kromozom është dhe ai që shkakton sëmundjen Down, e cila vazhdon me Alzheimer pas moshës 40 vjeç. Shkencëtarët mendojnë, se sëmundja mund të jetë edhe virale. Ata mendojnë se virusi hyn nga hundët për të kaluar në receptorët e erës e më pas në bulbet e erës (brenda trurit) e më pas në pjesën më të madhe të trurit. Kjo hipotezë mbështetet në goditjen e disa pjesëve të caktuara të trurit, ku shenjat e Alzhiemerit rezultojnë të theksuara gjatë autopsisë neuro-anatomike. Hipoteza e aluminit: Në trurin e pacienteve janë gjetur nivele të larta alumini. Gjithashtu disa kripëra alumini të vendosura në koren e trurit të disa kafshëve kanë krijuar matëse neurofibrillare.

Sistemi imunitar prodhon antitrupa për sëmundjen

Sipas specialistëve të kësaj fushe, sistemi imunitar në një periudhë të caktuar të jetës fillon të prodhojë antikorpe që shkatërrojnë neuronet që përdorin si neurotransmetor acetilcolinën. Zakonisht truri është komplet i izoluar nga substancat që kalojnë në gjak. اdo enë gjaku që shkon në tru vishet me degëzimet e qelizave gliale, të cilat lejojnë kalimin e substancave të caktuara dhe nuk lenë të kalojnë pjesa më e madhe e substancave dhe agjenteve patogjene. Kjo hipotezë hedh idenë e një kolapsi të barrierës, e cila fillon të mos punojë si më parë, duke lënë të kalojnë agjentë patogjene toksike që vdesin neuronet.

Shenjat e sëmundjes

1- Memoria humbet çdo ditë e më shumë

2- Personi ka probleme gjuhësore (harron fjalët përkatëse dhe përdor të tjera në vend të falës së duhur)

3- Pjesën më të madhe të kohës është konfuz

4- Gjërat e reja i mban mend më shumë vështirësi

5- Mund të ketë konfiguracione, (nuk di të bëjë llogaritë)

6- Nuk arrin të shkruajë normal

7- Mezi lexon

8- Ka vështirësi në veshjen e rrobave të trupit

9- Me kalimin e kohës pacienti humb interesin në gjërat që e rrethojnë dhe bëhet tërësisht konfuz.

10- Mund të ketë dhe aluçinacione, probleme me urinimin dhe jashtëqitjen (inkontinencë).

11- Në fund fare pacienti humb edhe kontrollin e trupit të vet thuajse në çdo aspekt.



Skleroza, asnjë diagnozë e sigurt për sëmundjen

Deri më sot nuk ekziston një diagnozë e sigurt. Pothuajse të gjithë doktorët në vendet perëndimore nuk diagnostikojnë asnjë pacient që vuan nga humbja e kujtesës. E vetmja siguri se sëmundja është pikërisht ajo, merret pas vdekjes, me një autopsi të trurit. Megjithatë është shumë e rëndësishme që kjo sëmundje të diagnostikohet.

Simptomat shfaqen një nga një gjatë viteve

Simptomat e sëmundjes nuk janë akute, por zhvillohen avash-avash me kalimin e kohës. Kjo bën që familjaret mos ta vënë re sëmundjen dhe të justifikojnë çdo gjë me moshën e thyer. Në Shqipëri imagjinoj se kur personat arrijnë në dyert e spitalit, sëmundja do të jetë shumë më e avancuar. Për një diagnostikim të mirë duhet parë historia e familjes, nëse ka raste të tjera.

Bio-imazhet, edhe ne Shqipëri hyn teknologjia

Një faktor tjetër i rëndësishëm janë Bio-imazhet. Në Shqipëri këto kanë hyrë vetëm vitet e fundit. Zakonisht truri i këtyre pacientëve mund të jetë pak i atrofizuar dhe kjo duket me rezonancë manjetike. Kjo metodë e tregon trurin shumë qartë. Deri më sot ekziston vetëm një aparat që mund ta bëjë këtë në Shqipëri.
b.t,abserver
 
Titulli: Humbja e kujtesës, ja cilat janë simptomat e para

Artikull i mire.

Dmth te harrosh ku e ke parkuar makinen nuk qenka ndonje tragjedi e madhe.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top