Humb 300 kilogramë për të gjetur grua

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Paul Mason u bë i njohur për botën si njeriu më i shëndoshë i planetit, me një peshë të përgjithshme prej 450 kilogramësh.

Megjithatë, jeta e amerikanit që konsumonte 20 mijë kalori në ditë ka ndryshuar ndjeshëm që prej atëherë.

Pas një ndërhyrje që i hoqi një pjesë të stomakut, duke kufizuar aftësinë e tij për të ngrënë dhe përpunuar kaloritë, Mason ka humbur plot 300 kilogramë.


Ndonëse ende dukshëm obez, me tre kuintalë më pak, Mason ka fituar sërish vetëbesimin në aftësitë e tij fizike dhe tashmë ka një femër përkrah në jetën e tij.

shendeti1.jpg


Në një emision televiziv në SHBA, 52-vjeçari Mason dëshmoi se kishte njohur një grua të quajtur Rebecca Mountain nëpërmjet bisedave në “Facebook” dhe se tashmë ata po ndërtojnë plane për të ardhmen.

shendeti2.jpg


”Kam shumë energji në rrugën që kam nisur dhe shumë letra inkurajuese më mbërrijnë përditë, ndaj ndiej presionin që të mos zhgënjej as njerëzit e tjerë që kanë besim tek unë. Dua të vazhdoj të dobësohem dhe të bëj një jetë normale si të gjithë”, komentoi Mason. / Top Channel
 
Titulli: Humb 300 kilogramë për të gjetur grua

...ska mundsi te ket qen kaq loool
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top