Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

cent

...Lontano
Tiranë, kallëzimi i rremë: E sajova për bashkëshorten, s’e di që luaj bixhoz .
bfm62s.jpg
Një 27-vjeçar që kishte humbur 3 mijë euro në kumar, ka sajuar në Policinë e Tiranës një histori grabitjeje, të ngjashme filmat aksion, vetëm nga frika e gruas. Ai ka arritur deri aty sa t’i ngulë vetes një thikë në kofshë, në mënyrë që historia të bëhej sa më e besueshme dhe të ngjante si një përleshje me grabitësit. Gjithçka e ka bërë në mënyrë që e shoqja të mos e kuptonte që ai luante bixhoz, duke rrezikuar edhe arrestimin, pasi të njëjtën gënjeshtër i ka treguar edhe policisë. Ngjarja e supozuar fillimisht si grabitje ka ndodhur mesditën e së enjtes, në banesën e shtetasit Myslim Domi, në rrugën “Karl Gega” në kryeqytet.

Vetë i “dëmtuari”, që kishte lënë në bixhoz kursimet e grabitjes, ka telefonuar në sallën operative të Policisë së Tiranës, duke pretenduar se në banesën me qira në rrugën “Karl Gega”, pasi kishte dalë nga banja, kishte përballur brenda në shtëpi me dy persona me syze dhe kapele. Këta persona, sipas tij, e kanë kërcënuar me thikë duke e detyruar që t’u jepte të gjitha paratë që kishte në shtëpi dhe për këtë arsye ata e kanë qëlluar me thikë në kofshë, pasi ai ka shfaqur rezistencë dhe është përleshur me ta. Veç lajmërimit të Policisë, ai ka kërkuar edhe një autoambulancë, pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore, sepse sipas tij, plaga ishte e thellë. Policia, pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka gjetur edhe thikën që ai pretendonte se ishte e grabitësve, ndërsa i plagosuri u dërgua për të kuruar plagën në Spitalin Ushtarak.

GRABITJA E SAJUAR
Myslim Domi, 27 vjeç, menaxher i një kompanie shitblerjesh, nga frika e gruas sajon një histori grabitjeje, pasi kishte humbur në bixhoz rreth 3 mijë euro, para të kursyera nga ai dhe e shoqja. Për ta bërë ngjarjen sa më të vërtetë dhe për të qenë sa më bindës, ai i ka ngulur thikën vetes, duke shkaktuar një plagë 8 centimetra në kofshë. Këtë veprim e bëri në mënyrë që e shoqja, me të cilën kishte vetëm 2 vite martesë, ta besonte se ai u ka bërë rezistencë grabitësve për të mbrojtur paratë e kursyera, madje edhe është përleshur me ta.

Mëngjesin e së enjtes, kur e shoqja ishte nisur për në punë, ai ka tërhequr nga sirtari paratë e kursyera, rreth 3 mijë euro, dhe në vend që të shkonte në punë, është futur në një kazino. Ndryshe nga ç’shpresonte, se do ta shtonte shumën e parave, ai i ka humbur të gjitha dhe sapo ka dalë nga kazinoja ka nisur të thurë planin se si do ta justifikonte mungesën e kursimeve tek e shoqja. Këtë shpjegim ai e ka dhënë pasi është marrë në pyetje për 8 orë në polici, pasi fillimisht edhe aty kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.
Etleva Delia/PANORAMA
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

ahahhahahaha qa jan kto burra kshu o Zot o Zot
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

lol lol keshtu duhet!
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

hahahah eh frik e frik,me sakt eh gru e gru, ska burra,po burreca
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

hahahah eh frik e frik,me sakt eh gru e gru, ska burra,po burreca

Mos thuj eh gru gru se po te ishte mashkull taman e familjar nuk shkon e shpenzon leket e familjes ne bizhoz ;)
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Ca femre duhet te kete qene ajo lol qe paska qene me e dhimbshme se thika
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Mos thuj eh gru gru se po te ishte mashkull taman e familjar nuk shkon e shpenzon leket e familjes ne bizhoz ;)

ashtu eshte, nuk thash kot se burrec eshte, se burri nuk e ben nje gje te till, dhe mjer gruaja me cfare ka pune
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Ca femre duhet te kete qene ajo lol qe paska qene me e dhimbshme se thika

ma merr mendja se ka qene e drejt, dhe tamam grua, qe e ka be te ndjehet keq, dhe ska mund ti tregoj tverteten...
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Duhet te kete grua me lesh ky hahahahh
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

ahahhahahaha qa jan kto burra kshu o Zot o Zot

ha ha, na mbyten na mbyten :P :P
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Ne kesoj rastesh thuhet, i mort m*ti shalet
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Lool,cfar budalle..kaq shum frike i kan grat keta ''burrat e sodit''?!:P lol
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Ajo grua me mustaqe e ky bure pa kdheqe :lool:

Do jet ajo zonje grua e ky nje budall po mjer ajo qe e ka ne shpi nje njeri te tille
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Ca si shume po e teprojne me keto vese, s'pasurohet sa hap e mbyll syte njeriu jo!!
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Mu kujtua njer barcalete.
Pyet burri gruan .
Grua a jam 1 here me i forte se ti ?
Po i thote gruaja ,
Perseri e pyet burri gruan , a jam 3 here me i forte se ti ?
po i thote gruaja ,
Pas 5 minutash perseri e pyet burri gruan
A jam 10 here me i fort se ti ?
Po i thote perseri gruaja .
Pastaj burri ,
Po atehere pse dreqin te kam kaq frike . !!!!!
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Pa marre parasysh eshte burre apo grua, nese abuzon me mjetet e perbashketa, ne kete rast kursimet, normal se duhet te ia kete friken tjetrit!
Dhe nje burre qe me kursimet e familjes luan bixhoz, ishte dashur te ia fut vehtes thike ne zemer dhe jo ne kofshe.
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Tan ktu ne forum na dolen trima qe bajn ligjin nshpi, hajt mar se tan ca tju thojn gruja bani :D

Mduket pakk veprim ekstrem ky qe ka bere ky djali ,por kushedi si ka qene puna ndoshta ata para i kane ruajtur per ndonje gje shume te rendesishme dhe ska pasur guxim ti thoje qe i ka humbur ne bixhoz ,ndoshta i ka ardhe dhe turp...pastaj gazetat e kane zakon te transformojne cdo gje mjafto t shesin.
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Tru esht ai i shkret dhe te rrshket ka raste qe vepron pa u menduar dy her.....Mos u fiksofesh mbas bixhozit ..se je i afet te besh cdo gje per te siguruar leket per te luajt bixhoz..
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

kam humb 5000 brenda nate edhe skam bere budallakina te tilla kuptohet vetem se kam vozit me nje shpejtesi maksimale.
Sa te mjere jan njerezit ngul thike vetes per para ,parat sot sjan neser jan po ti kishte fituar 3fyshin do festonte me gruan tere naten edhe do tallte Koken se si ka fituar para pa djerse/
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

ky paska qene burre e ca burri, s'i ka bere hic pershtypje dhimbja qe i shkaktonte thika ne kofshe...
krahasuar me c'mund t'i punonte gruaja :p
hajde grua hajde... ia paska futur friken ne palce
 
Titulli: Humb 3 mijë euro në kumar, plagoset nga frika e gruas

Mendja eshte gje e madhe!
 
Kam pershtypjen se ka te beje me shume me faktin se e shoqja mund t'i kete dhene noj ultimatum te tipit..."po luajte me, ne kaq ishim...". Bixhozi eshte i poshter, ka shkaterruar (edhe vazhdon te shkaterroje) me mijera familje.
 
Back
Top