Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë!!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
129.jpg

Ka tronditur Britaninë e Madhe historia e Malissa Jones, 21 vjeçarja angleze e North Yorksire, që peshonte 174 kilogramë dhe në 18 muaj, me një bajpas gastrik, ka arritur në 40 kilogramë. E reja ka kaluar nga obeze në anoreksike duke rrezikuar jetën dhe për këtë është shndërruar në simbol për të gjitha vajzat që vuajnë nga shqetësimet ushqimore.

Në 18 muaj ka humbur 130 kilogramë me një ndërhyrje që ka shkuar përtej qëllimeve të mjekëve: Malissa ka shkuar në çerekun e peshës së saj fillestare.

Dhe tani, nëse nuk i kthehet ushqyerjes së përshtatshme, ka gjashtë muaj jetë.

Gjithçka filloi kur mjekët, pas vitesh obezitet që po vinin në provë të ashpër fizikun e vajzës, i propozojnë familjes ndërhyrjen e shtrenjtë (10 mijë stërlina) për të zvogëluar stomakun, duke detyruar ushqimin të anashkalojë pjesën më të mirë të aparatit tretës
 
Pe: Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë!!

uauuuuuuu kjo eshte e pa besueshme
 
Pe: Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë!!

jo kjo eshte e frikshme
 
Pe: Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë!!

Sa gjynah ................renie drastike...brenda nje kohe te shkurter ......
 
Pe: Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë!!

...gjynaf vertete....kjo tregon se eshte e veshtire te ndalesh ate cfare natyra t ka dhene.....nga nje ekstrem ne ekstremin tjeter......zgjidhja me mire per keta njerez do te ishte, parandalimi i obezitetit....duke bere nje diete te disiplinuar dhe duke ja pershtatur metabolizmit te personit...kur arrihet ne extreme te tilla eshte e veshtire te kthehesh ne normalitet.....
 
Pe: Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë!!

Nk mund te biesh kaq shpejt nga pesha!! Plus qe eshte e rrezikshme , mund edhe te ngelin deformime ne trup.
Nje nga shoqet e mia ka qene shm e shendoshe mbi 80 kg edhe ka 2 vite qe merret me basketboll ,
vetem mengjes dreke edhe noj bakerolls ha ajo ...po ta krahasosh me 2 vite me pare tle pa mend ,her body is better than mine lol
 
Tani me aq deformime sa ka kjo ska ku te shkoj me plus qe i ngelet edhe 6muaj jet sese anoraksia te vdes
 
Pe: Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë!!

Deformimet do shfaqeshin dhe sikur te dobesohej gradualisht, sepse aq kohe sa ka qene obeze ka pasur nje mase lekure, duke u dobesuar, lekura eshte shtese ( ngaqe masa e yndyres eshte shkrire)...pra eshte e paevitueshme lekura e lene ( te gjithe obezet qe kane renje ne peshe masive, bejne operacione per te ribere formen e trupit, dhe per te larguar lekuren shtese).

Kjo goca ka bere nje gabim, ama besoj qe eshte ende ne kohe per ta shpetuar, aq kohe sa rasti i saj eshte mediatizuar... me siguri do pranoj dhe nje suport psikollogjik dhe nutricioni... dhe do normalizoj avash avash metabolizmin...
 
Pe: Humb 130 kilogramë, ka edhe 6 muaj jetë!!

Sa gjynah,..:(
 
Back
Top