Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ky eshte nje material shume modest, (ne te cilin jam bashkeautore), dhe pjese e te cilit kane qene studentet e vitit te katert te fakultetit juridik, prane Universitetit AAB nga Prishtina, te koordinuar nga prof.ass. i tyre i cili njekohesishte eshte edhe drejor i qendres se forenzikes, prane Institutit te Kriminalistikes se Policise se Kosoves.

Jemi te vetedijshem se hulumtimi shkencor "VETEVRASJET",nuk eshte i perkryer, por eshte thjeshte nje trajtim me shume (ne gjuhen shqipe) i ketij fenomeni negativ social.
Vlene te permendet se kur kemi filluar te shkruajme, diku ne fillim te muajit tetor 2008, ishte nje situate nese mund te themi "e qete" sa i perket ketyre rasteve, ndersa qe vetem pak muaj me vone, ndodhen 3-4 raste te vetevrasjeve dhe me dhjetera tentimvetevrasje.
Kjo nuk na kenaqe aspak, por dua te them qe eshte bere teme shume aktuale.

Ky punim se shpejti pritet te botohet, andaj une vendosa per te gjithe te interesuarit, qe ta postoj ketu!

Shpresoj te ju pelqej.

n58209912866_2507.jpg
Linku 1
Vetevrasjet.pdf

Linku 2
RapidShare: Easy Filehosting
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Nuk mund te tregosh pak me shume per shkrimet tuaja ? Apo jane top-sekret para botimit ? :) Dmth dicka me shume nga vezhgimet tuaja , nga idete tuaja , shkrimet qe keni bere deri tani rreth ketij fenomeni.
Ku jeni bazuar , si i shpjegoni ju kete ceshtje , ne cilin rreth moshe ndodhin me shume , cilat jane me shume arsyet qe i cojne njerzit drejt ketij fenomeni negativ etj etj :D .
Po me duket vetja si shtatanike dhe nuk pres dot dua te lexoj me shume :)
 
Me falni per majmunin jeshil qe qesh se u vu pa dashje :(
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Зngjεll;143460 said:
Nuk mund te tregosh pak me shume per shkrimet tuaja ? Apo jane top-sekret para botimit ? :) Dmth dicka me shume nga vezhgimet tuaja , nga idete tuaja , shkrimet qe keni bere deri tani rreth ketij fenomeni.
Ku jeni bazuar , si i shpjegoni ju kete ceshtje , ne cilin rreth moshe ndodhin me shume , cilat jane me shume arsyet qe i cojne njerzit drejt ketij fenomeni negativ etj etj :D .
Po me duket vetja si shtatanike dhe nuk pres dot dua te lexoj me shume :)

Kjo ne fakt eshte e gjitha qe besoj do plotesohet edhe pak, por prezentimi eshte bere i komplet ketij materiali.Duke marre parasysh qe ka shume pak material shqip per kete fenomen, kemi qene shume te cunguar ne arritjen e qellimeve tona.
Per zbulimin e shkaqeve dhe motiveve nuk do mjaftonin as edhe dhjetera vite studimi, por ne Kosove ky fenomen eshte pasues i tranzicionit i cili ndodh ke ne.
Realisht situata socio-ekonomike ne radhe te pare, dhe te tjera qe sdo i permend sepse mund ti lexoni ne kete material jane disa pika ne te cila kemi prekur ne aspekt gjeneralizues.
Statistikat jane burime te policise se Kosoves dhe te Departamentit te Mjekesise Ligjore te Kosoves(te cilet e klasifikojne nje vdekje ne eshte vrasje apo vetevrasje).
Kur gjithe kesaj i shtojme shifren se jo te gjitha raste raportohen dhe evidentohen, atehere situata ne Kosove bazuar ne statistikat eshte mese alarmante, krahas numrit te pergjithshem te popullsise.

Vlen te permendet nje fakt qe mbase mund te duket si humor i zi, por qe eshte futur ne material e qe ka te beje me te vetevrarit ne Japoni dhe ne shtetet Skanidnave, e qe thote:

Psikologët në Japoni kanë tërhequr vërejtjen se vëmendja e madhe e mediumeve mund t’i nxisë tipat që t’i bashkëngjiten atyre që bëjnë vetëvrasje, se deri diku psikologët kanë të drejtë, ka treguar rasti i djaloshit 14 vjeçar, i cili ka bërë vetëvrasje në Yori, 50 km nga Tokyo. Ai ka lënë porosinë: “Kohëve të fundit mediumet po merren shumë me vetëvrasjet, saqë më bën kureshtar ta kryej aktin dhe të kuptoj se ku shkoi pas vdekjes në parajsë apo në ferr”.

Një faktorë interesant e gjejmë edhe në Skandinavi, ku individë të ndryshëm për shkak të monotonisë së motit pa diell bëjnë vetëvrasje!!!
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Kam nje kureshtje te madhe ndaj fenomeneve te tilla si vetvrasja apo vrasjet kolektive (sektet) , apo vrasjet si rasti i fundit neper shkolla.
Shume psikologe jane munduar te hyjne ne mendjen e njerezve qe arrijne ne nje faze te tille dhe kane ngritur shume hipoteza te ndryshme por qe pak te vertetuara
Uroj qe kur te shkoj kete vit ne Shqiperi te gjej librin tuaj ne librari .
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Urime per kete nisme fcbesia. Jashtezakonisht... nje detyre emergjente per situaten ne te cilen ndodhemi.
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Flm Petrit e shkarkova do ta lexoj me shum vemendje :)
1here komplimente dhe suxese per me tutje,

P.S me vjen shum mir qe njoh Petrit Osmanin :kiss
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Ky eshte nje material shume modest, (ne te cilin jam bashkeautore), dhe pjese e te cilit kane qene studentet e vitit te katert te fakultetit juridik, prane Universitetit AAB nga Prishtina, te koordinuar nga prof.ass. i tyre i cili njekohesishte eshte edhe drejor i qendres se forenzikes, prane Institutit te Kriminalistikes se Policise se Kosoves.

Jemi te vetedijshem se hulumtimi shkencor "VETEVRASJET",nuk eshte i perkryer, por eshte thjeshte nje trajtim me shume (ne gjuhen shqipe) i ketij fenomeni negativ social.
Vlene te permendet se kur kemi filluar te shkruajme, diku ne fillim te muajit tetor 2008, ishte nje situate nese mund te themi "e qete" sa i perket ketyre rasteve, ndersa qe vetem pak muaj me vone, ndodhen 3-4 raste te vetevrasjeve dhe me dhjetera tentimvetevrasje.
Kjo nuk na kenaqe aspak, por dua te them qe eshte bere teme shume aktuale.

Ky punim se shpejti pritet te botohet, andaj une vendosa per te gjithe te interesuarit, qe ta postoj ketu!

Shpresoj te ju pelqej.

n58209912866_2507.jpg
Linku 1
Vetevrasjet.pdf

Linku 2
RapidShare: Easy Filehosting
sna ke thene gje deri tani. ca dmth vetevrasja eshte fenomen negativ social? se kuptoj kete une, na e shpjego pak te lutem.
 
Attachments

  • n58209912866_2507.jpg
    n58209912866_2507.jpg
    9 KB · Shikime: 0
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

sna ke thene gje deri tani. ca dmth vetevrasja eshte fenomen negativ social? se kuptoj kete une, na e shpjego pak te lutem.

Une ketu se kam hape temen per te thene ate qe eshte ne kete material, por e kam hapur ta promovoj ate :)
P.S. Me keto aftesi qe kam, ato edhe i kam then, kaq di! :(
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Kjo ne fakt eshte e gjitha qe besoj do plotesohet edhe pak, por prezentimi eshte bere i komplet ketij materiali.Duke marre parasysh qe ka shume pak material shqip per kete fenomen, kemi qene shume te cunguar ne arritjen e qellimeve tona.
Per zbulimin e shkaqeve dhe motiveve nuk do mjaftonin as edhe dhjetera vite studimi, por ne Kosove ky fenomen eshte pasues i tranzicionit i cili ndodh ke ne.
Realisht situata socio-ekonomike ne radhe te pare, dhe te tjera qe sdo i permend sepse mund ti lexoni ne kete material jane disa pika ne te cila kemi prekur ne aspekt gjeneralizues.
Statistikat jane burime te policise se Kosoves dhe te Departamentit te Mjekesise Ligjore te Kosoves(te cilet e klasifikojne nje vdekje ne eshte vrasje apo vetevrasje).
Kur gjithe kesaj i shtojme shifren se jo te gjitha raste raportohen dhe evidentohen, atehere situata ne Kosove bazuar ne statistikat eshte mese alarmante, krahas numrit te pergjithshem te popullsise.

Vlen te permendet nje fakt qe mbase mund te duket si humor i zi, por qe eshte futur ne material e qe ka te beje me te vetevrarit ne Japoni dhe ne shtetet Skanidnave, e qe thote:

Psikologët në Japoni kanë tërhequr vërejtjen se vëmendja e madhe e mediumeve mund t’i nxisë tipat që t’i bashkëngjiten atyre që bëjnë vetëvrasje, se deri diku psikologët kanë të drejtë, ka treguar rasti i djaloshit 14 vjeçar, i cili ka bërë vetëvrasje në Yori, 50 km nga Tokyo. Ai ka lënë porosinë: “Kohëve të fundit mediumet po merren shumë me vetëvrasjet, saqë më bën kureshtar ta kryej aktin dhe të kuptoj se ku shkoi pas vdekjes në parajsë apo në ferr”.

Një faktorë interesant e gjejmë edhe në Skandinavi, ku individë të ndryshëm për shkak të monotonisë së motit pa diell bëjnë vetëvrasje!!!
shkaqet dhe motievet qe i cojne shumicen e njerezve ne vetevrasje jane te ditura tashme prej shume vitesh qe kur psikiatria mori ate forme qe ka sot. nuk ka ketu nodnje cudi apo ndonje gje te vecante qe neve ne shqiperi s ekemi dhe duhet ta zbulojme se kush jane shkaqet.

te gjitheve njerezve ju shkon mendja te pakten njehere ne jeten e tyre qe te vrasin veten, dhe kjo eshte gje shume normale.
dick tjter qe do shtoja eshte qe incidenca me e larte e vetevrasjeve ne evrope eshte ne suedi dhe ne norvegji, pra ne dy vende me standart shume shume te larte jetese e me kete dua te them qe nuk jane gjithmone shkaqet socio-ekonomike qe cojne ne vetevrasje.
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Ashtu eshte fragolina, por qellimi jone ka qene qe theksin ta bartim ne Kosove e jo te flasim per Skandinavi ose dicka tjeter, edhepse e kemi nje shembull nga Skandinavia.
Vetevrasja si fenomen nuk eshte trajtuar as ne Shqiperi e as ne Kosove, e kam fjalen ka shume pak trajtim ne gjuhen shqiper per kete teme, anipse edhe materiale te perkthyera ka pak, edhe ato qe jane,ato nuk jane edhe nuk hulumtojne edhe njohin gjendjen e popullsise shqiptare.
Qellimi jone qe nje informacion i shkurter me keto raste ne Kosove, e studiuesit e autoret tane, sa merren me politike me mire do ishte te shkruanin dic ne parandalimin e kesaj
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Eshte shume shqetsues numrei i vetevrasjeve ne vendin tone ka shume arsye qe qojne deri te vetevrasjet.
Ndoshta ndokush mund ta merr si zgjidhje te problemit vetevrasjen por ne fakt ai thellohet edhe me tej sepse dikush fshihet pas saj.
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Ndër filozofët e parë që kanë folur rreth suicidit në këndvështrimin social është filozofi francez,​
Emil Dyrkemi më 1897 . Ai konsideronte se suicidi bënë pjesë në aktivitetin më
privat dhe më individual të njeriut.
Dyrkemi, poashtu mendonte se dukuria e suicidit mund të shpjegohet vetëm nga faktorët shoqëror gjegjësisht kur nuk ka zhvillim dhe emancipim të proceseve shoqërore, dhe si pasojë e kësaj shtohet numri i vetëvrasjeve.

Petrit pse suicidi e jo vetëvrasja?! Ose shkenca e vetëvrasjes thuhet aty quhet suicidologjia?!

Mi vrau syt qe ne fillim se jo per tjeter. Ndoshta i duket term me shkencor anglisht se shqip dikuj por gabim eshte sepse shum e ben me te veshtir per njerezit ta lexojn shqip "suicidi".

Per temen mire keni vepruar qe keni ndermarre kete hap me vlere.
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Shume ide e mire kjo besoj se do te kete sukses sepse eshte bere dukuri e shpeshte ne shoqerin tone vetevrasja dhe interesimi i shoqerise per me shume vetdijesim besoj se eshte i madh,te pergezoj per kete nisme,suksese te metutjeshme.
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Petrit pse suicidi e jo vetëvrasja?! Ose shkenca e vetëvrasjes thuhet aty quhet suicidologjia?!

Mi vrau syt qe ne fillim se jo per tjeter. Ndoshta i duket term me shkencor anglisht se shqip dikuj por gabim eshte sepse shum e ben me te veshtir per njerezit ta lexojn shqip "suicidi".

Per temen mire keni vepruar qe keni ndermarre kete hap me vlere.

Po ,ke shume te drejte Alko, mirepo "Suicid" e kemi perdorur si term shkencor, nuk ma merr mendja se ka te beje me perbuzje te gjuhes sone ose dicka te tille.
Nese mendoni se PO.
Atehere kerkoj falje publikisht.
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

E lexova deri ne fund dhe vertet me beri te ndihem si ne Universitet kur shkruaja leksionet ne degen e Psikologjise :) , vertet nje pune e mire . Pergezime dhe pse do doja te isha e para qe ta lexoja dhe jo Bledi :p .
Nuk arrita te gjeja dicka qe mendoja se do ishte e pershkruar ne kete hulumtim : vetvrasja kolektive me sakte Sektet por nga leximi mendoj se hyn ne grupin e :

- Vetëvrasja tendencioze - kryhet me qëllim të caktuar. me vetëvrasje dëshirohet të
thuhet diçka, vetëvrasja manifeston protestë, një demonstrim. Vetëvrasja duhet të
fajësojë dikë, ta theksoj fajin e ndokujt, përgjegjësinë e ndokujt për këtë vetëvrasje.

Urime fcbesia dhe uroj qe me kohen te beni kerkime dhe me shume ne kete ceshtje , gjithashtu do ishte nje kenaqesi , pse jo te botohej dhe ne gjuhe te huaja :) .
 
Зngjεll;143897 said:

PO Engjell, mire e ke kuptuar, e thashe edhe me siper eshte nje material i pergjithesuar.
E sa per gjuhe te huaj, mendohet qe do te perkthehet edhe te bashkangjitet ne nje liber te vetem, dmth gjysma ne shqip, dhe gjysma ne anglisht.
Faleminderit per fjalet e mira, dhe shkenca ecen, nuk na pret neve, pr andaj duhet te jemi me syhapur dhe te ecim me kohen.
 
Titulli: Hulumtim shkencor -Vetevrasjet-

Dua tu pergezoj te gjitheve per hapin fillestar ( ne Kosove) qe kjo dukuri qe po shkaterron nga brenda, te sensibilizohet. E kuptojme te gjithe se per vetvrasjen eshte shkruar shume dhe ne vendet e zhvilluara ndoshta edhe eshte bere shkence mbi te edhe pse faktoret qe sjellin ate jane shume diskutues, por Kosova duhet shiquar nga nje tjeter aspek. Te gjithe e dim per katrahuren neper te cilen kemi kaluar dhe perkunder kesaj vetvrasja nuk ishte zgjidhje. E sot..........:shsh:..sot na eshte bere perditshmeri.
Une them se ne kete aspekt shoqeria duhet te sensibilizohet dhe duhet kushtuar kujdes i veqant sidomos personave qe jan ballafaquar me luften sepse me duhet ta them nje te dhimbshme se numri i vetvrasjeve tek keta persona eshte me e shprehur. Shoqeria ndoshta deri me tani nuk ka bere asgje per rehabilitimin e tyre, madje nuk eshte marr as hapi me i vogel :shsh:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top