Hulumtim interesant: 54% e kosovarëve refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia



Rreth shtatëdhjetë për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj përmes korrigjim të kufijve janë tridhjetë për qind e tyre.
Këto të dhëna u publikuan sot nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), me rastin e prezantimit të hulumtimit/sondazhit: ‘Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Vëllimi III’.
Sipas këtij sondazhi 54 për qind e qytetarëve e refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia. Ndërsa, vetëm 15 për qind e mbështesin skenarin se për njohjen nga Serbia duhet dhënë kompetenca ekzekutive komunave serbe në Kosovë.
E vetëm 12 për qind prej qytetarëve janë të kënaqur me status-quo aktual ndërmjet dy shteteve.
Të përfshirë në këtë sondazh kanë qenë të përfshirë dhe pakicat serbe.
Ndryshe, sondazhi është dashur të prezantohet në muajin mars, por për shkak të rrethanave rreth pandemisë globale COVID-19, ka qenë e pamundur që të bëhet më herët një gjë e tillë.
 
Shpifje! Shqiptaret e kosoves e duan me shume se ne te Shqiperise bashkimin!
Mos ju besoni port_haleve serbe!
103971042_3189646281100442_2786881157721670796_o.jpg
103970288_3189646534433750_8951369090325428983_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top