Huliganët maqedonas rrahin shqiptarët, djegin edhe flamurin, policia nuk ndërhyn

Love

βeℓℓe â๓e
SHKUP- Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që e ka pësuar nga huliganët maqedonas në Shkup, duke pësuar lëndime në trup dhe kokë.

protesta%202.jpg


Dhuna afër stacionit një stacioni autobusi

Huliganët maqedonas brutalisht kanë rrahur shumë të rinj shqiptarë në afërsi të një stacioni urban të autobusëve në Shkup. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me sende të forta dhe grushte nga huliganët maqedonas, informon agjencia e lajmeve INA.

Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka marrë në pjesë të trupit dhe në kokë. “Na kanë rrahur brutalisht, pa kursyer as fëmijë e gratë që ishin duke pritur aty autobusin”, ka theksuar për INA, Ramazani.

RRIHEN%20SHQIPTARET.jpg


Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptar dhe ka arritur që të mbyll me shpejtësi dyert dhe të largohet nga stacioni. “Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe autobusin, duke rrezikuar jetën tonë. Ne kemi parë edhe policë me uniformë, por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente nuk mund të tolerohen më. Ose të veprojnë, ose nuk ka hapësirë për të toleruar këto tërbime kundër nesh shqiptarëve”,- ka theksuar një nxënës shqiptar, i shkollës “Zef Lush Marku”, i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas.

Huliganët kanë qarkulluar nëpër disa akse rrugore dhe lagje, ku janë stacionet e autobusëve dhe ku dihet se udhëtojnë edhe një pjesë e udhëtarëve shqiptarë për lagjet periferike të Shkupit si Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg e Haraçinë.

Protesta para qeverisë, huliganët me maska kundër Telat Xhaferit

Një protestë e shoqëruar me dhunë u zhvillua sot pasdite para qeverisë në Shkup, në shenjë proteste kundër emërimit të Talat Xhaferit, ish-komandant Forinës së UاK-së për ministër të Mbrojtjes të Maqedonisë.

SHQIPRATE%20E%20DHUNUAR.jpg


Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se disa persona janë ndaluar me rastin e kësaj proteste, për shkak të ushtrimit të dhunës dhe sulmit ndaj kordonit të policisë, që kishte bllokuar hyrjet e qeverisë. Gjatë kësaj proteste, një pjesë e policëve janë lënduar nga sulmet e dhunshme të huliganëve me sende të forta dhe me gurë.

Organizatorë e kësaj proteste është shoqata e veteranëve maqedonas të konfliktit të vitit 2001 “Dinjiteti”, e cila është pjesë e opozitës dhe se ka reaguar kundër emërimit të Xhaferit për ministër të Mbrojtjes, për shkak të origjinës së tij si ish- drejtues i UاK-së.

“Huliganët gjatë protestës kanë nisur të hedhin gurë dhe shishe ndaj policisë dhe se kjo ka detyruar ndërhyrjen. MPB-ja bën të ditur se janë arrestuar disa persona, ndërsa më pas edhe turmat e protestuesve janë shpërndarë. Një pjesë e grupit të huliganëve ka ikur në drejtim të sheshit qendror drejt stacionit hekurudhor. Derisa këto turma po largoheshin janë sulmuar dy vajza, ndërsa turmat gjithashtu kanë hedhur gurë edhe ndaj autobusëve urban dhe kanë dëmtuar disa makina private”,- theksoi MPB-ja. Në pjesën qendrore të Shkupit po vërehet prania e shtuar e policisë dhe njësive speciale, për të siguruar rendin dhe qetësinë.

Grupet e huliganëve maqedonas me maska pas shpërndarjes nga protesta para qeverisë, kanë sulmuar shumë qytetarë shqiptarë në disa pjesë të Shkupit.

Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar sulmet brutale të huliganëve maqedonas të mbuluar me maska dhe që posedonin sende të forta.

“Në shënjestër kanë qenë shqiptarët, duke mos zgjedhur edhe gra shqiptare dhe nxënës të shkollave, pranë disa stacioneve të autobusëve”,- thekson për INA, një dëshmitarë okular i këtij incidenti, i cili ka arritur që ti shmanget sulmit të huliganëve.

Huliganët djegin flamurin shqiptar

Gjatë protestës huliganët maqedonas kanë djegur edhe flamurin shqiptarë. Deri në këtë moment raportohet se policia ka arritur të arrestojë 15 prej tyre, ndërsa vazhdon aksioni përkapjen e persnave të tjerë të dyshuar që ishin pjesmarës në trazirat e pasdites,raporton Alsat-M.

Majko: Mbrapa incidenteve mund të fshihen qëllime të politikës

Incidentet dhe rrahjet e fëmijëve sot në Shkup nga huliganët maqedonas, deputeti i Partisë Socialiste e ka quajtur kafshëri naziste. Ai ka hedhur dyshime se mbrapa këtyre skenave, mund të fshihen qëllimet të pushtetit. Këto komente Majko i ka shprehur në faqen zyrtare në Facebook.

“Kafshëri nazistësh mbi fëmijët shqiptarë ka shpërthyer në Maqedoni. Në fillim me maska në ambientet e shkollës dhe sot në Shkup nga tifozë “të mërzitur”… Kam frikë se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për “LODRAT E PUSHTETIT”…
Kanë një fjalë të vjetër sa vetë shqiptarët të cilën e thonë në Shkodër: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!”

Shpresoj, të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë dhe opozitës së “ftohur” maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush!”,-ka shkruar Majko.
Shekulli


protesta%20ne%20shkup.jpg
 
Titulli: Huliganët maqedonas rrahin shqiptarët, djegin edhe flamurin, policia nuk ndë

Shqiperia e ka per detyre qe kete rradhe ta beje problem nderkombetar rrahjen e shqiptareve nga fyromianet.

Jemi vend i NATO-s, aleatet tane duhet te njoftohen qe pjesetare etnike te kombit tone, po masakrohen nga fyromiane.
 
Back
Top