Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga vendet arabe

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56189.jpg

PARIS – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të Konferencës “Miqtë e Popullit të Sirisë”, ka zhvilluar takime të shumta me liderë të ndryshëm botërorë.

Ai fillimisht është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr, pastaj me atë të Mbretërisë së Marokut, Saad-Eddine El Othmani, nga të cilët ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës. Sipas komunikatës së MPJ-së, Hoxhaj ia ka dorëzuar ministrit maroken kërkesën për njohje, kurse Saad-Eddine El Othmani është zotuar se kërkesa do të shqyrtohet nga institucionet më të larta shtetërore dhe në një periudhë të përshtatshme do të merret edhe vendimi për njohje.

Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Tunizisë, Rafik Abdessalem, të cilit po ashtu i ka dorëzuar kërkesën për njohje.
Ministri ka theksuar se populli i Kosovës ka mirëpritur ndryshimet demokratike në Tunizi dhe shtetet e tjera të botës arabe.

Gjatë kësaj konference, Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësues të Libisë dhe shumë shteteve të tjera, në përpjekje për të rritur numrin e njohjeve për vendin tonë.

(er.nu/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top