Titulli: Hoxha nga Prizreni: Në Kosovë s'ka pasur shqiptarë - ata i solli Turqia
Te gjithe artikujt e sjelle ketu jane botuar sot ne versionin online te BOTA SOT.Kush ka dyshime le ti hedhe nje sy sitit online
Bota Sot .Ja edhe nje tjeter botuar po sot.Gjithmone e sjell materialin per hir te se vertetes!
Irfan Salihu, ky terrorizues i shqiptarëve!
Hoxha që rastësisht flet shqip, pritet të ndëshkohet nga BIK-u
Kundër hoxhë Irfanit tashmë është hapur edhe procedura dhe ai do të shkojë në Komision disiplinor”, thotë përfaqësuesi nga BIK, Ahmet Sadriu.
Një ndër hoxhallarët më të përfolur tani për tani, për shpifjet dhe nxitje të urrejtjes ndër fetare e ndër etnike, hoxha Irfan Salihu në një ligjëratë të ti, ka thënë se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë. Sipas tij Turqit i kanë sjell shqiptarët ne Kosovë dhe me pastaj i kanë dhënë toka atyre.
Kjo deklaratë e pa menduar e hoxhë Salihut, ka nxitur që shumë njerëz të profileve të ndryshme të ngrihen kundër deklaratës së tij, duke kërkuar njëherësh nga BIK edhe shkarkimin e tij, për mashtrim, gënjeshtra she mbjellje të urrejtjes, pasi sipas tyre ky hoxhë krejt rastësisht flet shqip.
Deklarata tronditëse e hoxhë Irfan Salihut
Irfan Salihu hoxha nga Prizreni, ka thënë në një ligjëratë të tij se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë. Sipas tij, turqit i kanë sjell shqiptarët ne Kosovë dhe pastaj i kanë dhënë toka atyre, duke i përzënë serbët.
“Ateistët intelektualë” shajnë atë mysliman që u ka dhënë hektarë tokë dhe i ka prurë për të jetuar në Kosovë dhe i ka bërë sundimtarë të Ballkanit.
“Shkjau si ka faj, që qe 100 vjet janë çuar ca ateistë, që i thonë vetes intelektualë, janë çuar dhe thonë, osmanlija na ka faj neve që jemi sot kështu. As Enverin se shajnë, mendojeni vëllezër, as Enver Hoxhën se shajnë, as Titon se shajnë, as Rankoviçin se shajnë, as Millosheviçin se shajnë...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)