Horoskopi: Parashikimi Serioz

Horoskopi ditor, e premte 18 dhjetor 2020​


Shiko fotografinë 1768800

Dashi

Marrëdhëniet tuaj personale mund të shtyhen më tej në një krizë të thellë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të shikoni anët pozitive të çdo situate që ju afrohet, pasi në të kundërt, në fund të ditës, të vetmit të dëmtuar do të jeni ju.

Demi

Do të jetë një ditë e mbushur me surpriza. Kushtet në të cilat ju punoni apo komunikoni me të tjerët do të ndryshojnë nga momenti në moment. Mos u shqetësoni nga këto ndryshime, pasi e vetmja gjë që do të sjellin tek ju, janë avantazhe dhe aventura të reja pozitive.

Binjakët

Motoja juaj sot do të jetë se gjithçka që ndodh, e ka një arsye. Sot do të thyeni disa steriotipe të vendosura nga të tjerët dhe mjedisi rrethues tek ju. Do të shikoni ndryshimet tuaja si një progres mjaft të arrirë. Yjet ju mbështesin dhe ju këshillojnë të ndiqni intuitën.

Gaforrja

Kjo ditë krijon kushte shumë të mira për të bërë ndryshime në familje apo në mjedisin tuaj të punës. Disa prej miqve tuaj në punë apo në ambientin familjar do të ndryshojnë disa procese të të vepruarit, por do të jeni përsëri ju që do të keni ndikimin dhe influencën tuaj mbi ta. Tregohuni tolerantë.

Luani

Humori i mirë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Do të jeni të suksesshëm nëse punoni në disa çështje të cilat ju japin frymëzim dhe ju bëjnë të ndiheni mirë. Bëni gjëra të veçanta, të cilat ju lejojnë të arrini synimet tuaja dhe njëkohësisht të zgjidhni disa probleme të vogla.

Virgjëresha

Çelësi i suksesit për ju sot do të jetë ekuilibri. Mundohuni të ruani balancën në disa aspekte, edhe pse gjithçka do t’ju duket e pamundur për të vepruar dhe për të ruajtur gjakftohtësinë. Mos u tregoni tërësisht të dëshpëruar apo të stresuar pasi e vetmja gjë që do të arrini është të prishni ditën tuaj. Edhe nëse do të hasni vështirësi t shumta, mundohuni të shijoni çdo moment të ditës.

Peshorja

Disa punë tuajat nuk do të ecin dhe aq mirë sot, ndaj bëni të pamundurën për të qenë të përqendruar dhe të ruani gjakftohtësinë. Do të jeni shumë mirë në fund të ditës, nëse do të dini se si të menaxhoni situatat e papritura me të cilat do të ndesheni.

Akrepi

Nuk do ta keni dhe aq të lehtë të kontrolloni emocionet gjatë kësaj dite. Pavarësisht gjithçkaje, do të mundoheni të ruani qetësinë, pasi do të interesoheni më shumë për gjendjen tuaj shpirtërore. Mos lejoni që një keqkuptim i vogël t’ju prishë gjithë ditën.

Shigjetari

Momentet pozitive gjatë kësaj dite do të jenë të shumta dhe do të eklipsojnë çdo grimcë negative që mund t’ju përshkojë sot. Do të shijoni ditën në mënyrë dinamike dhe çdo situatë e re që do të krijohet do të jetë e mbushur me surpriza për ju. Me shumë mundësi do të humbisni interesin në lidhje me diçka apo dikë.

Bricjapi

Mos refuzoni të punoni në lidhje me një projekt ku ju keni dhënë ndihmën tuaj më parë. Merrni përsipër përgjegjësitë dhe mundohuni të mos shkoni shumë në të kundërt të interesave tuaja, vetëm për të mirën e përgjithshme. Vlerësoni suksesin tuaj dhe aftësitë diplomatike.

Ujori

Është një ditë gjatë së cilës ju do të arrini të shijoni çdo marrëdhënie të re që do të krijoni dhe njëkohësisht do të mund të nxirrni përfitime nga disa punë të mira të kryera në të shkuarën. Shijoni komunikimin me të gjithë personat që do të bashkëveprojnë me ju.

Peshqit

Shpejtësia me të cilën po ndryshojnë ngjarjet rreth jush mund të shkaktojnë konfuzion dhe një situatë aspak të qëndrueshme tek ju dhe veprimet që do të kryeni gjatë kësaj dite. Mos u prekni nga paniku nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç doni ju. Ruani qetësinë dhe kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme. /NOA
 

Luani

Humori i mirë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Do të jeni të suksesshëm nëse punoni në disa çështje të cilat ju japin frymëzim dhe ju bëjnë të ndiheni mirë. Bëni gjëra të veçanta, të cilat ju lejojnë të arrini synimet tuaja dhe njëkohësisht të zgjidhni disa probleme të vogla.

Me ma prish njeri humorin sot, i uroj ti dali ndonje pucer mu ne mes te ballit ?
Ska probleme te mdhaja apo te vogla, ajo varet nga menyra se si i perjetojme.
@Lilo ? mirmgjesi
 

Horoskopi ditor, e shtunë 19 dhjetor 2020​



Shiko fotografinë 1768891

Dashi

Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa personave. Duhet të bazoheni tek shpirti i skuadrës dhe të jepni maksimumin nga vetja juaj për t’ia dalë mbarë. Bëni mirë të konsultoheni me partnerët tuaj në punë, përpara se të ndërmerrni vendime të rëndësishme.

Demi

Axhenda juaj do të jetë tejet e zënë me aktivitete gjatë kësaj dite. Nëse do të konfliktoheni me disa persona për shkak të ideve tuaja të ndryshme, bëni mirë të ruani qetësinë dhe të mbroni me argumente e detaje idetë tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në lidhje me shëndetin.

Binjakët

Do t’ju jepet një mundësi shumë e mirë për të realizuar planet dhe idetë tuaja. Askush nuk do të jetë duke ju vëzhguar apo duke monitoruar punën tuaj, ndaj përfitoni nga kjo liri për të përfunduar siç ju dëshironi, disa ide që i keni menduar prej një kohe të gjatë.

Gaforrja

Duhet të shndërroheni në bashkëpunëtorë aktivë për të zgjidhur disa probleme në mjedisin familjar. Pregatituni për të marrë kontroll të plotë në lidhje me disa çështje, ku përveç se duhet të jepni mendimin tuaj, njëkohësisht duhet të tregoheni bashkëpunues për pranimin e ideve që të tjerët do të japin.

Luani

Nëse nuk jeni përtacë dhe nëse e dini shumë mirë se çfarë ju duhet e se cilat janë qëllimet tuaja, bëni mirë ti futeni punës gjatë kësaj dite, pasi do t’ju krijohen shumë mundësi për të kthyer ëndrrat në realitet. Është një ditë shumë e mirë për të bërë marrëveshje me të tjerët dhe për të rritur të ardhurat tuaja. Përdorni aftësitë që keni dhe tregohuni të zgjuar.

Virgjëresha

Gjatë gjithë ditës do të ndieni nevojën për të kryer një punë që për ju është shumë e rëndësishme. Mund të jetë një aktivitet ose diçka tjetër, të cilën ju e keni si qëllim parësor. Do t’ju kërkohet të bashkëveproni me një person për të rritur të ardhurat tuaja në aspektin financiar dhe monetar. Mos ndërmerrni iniciative të rëndësishme, nëse e dini se ka rreziqe specifike.

Peshorja

Kjo nuk është dita gjatë së cilës ju duhet të ndiheni të lodhur. Do të jetë një ditë shumë e suksesshme për të gjithë personat e kësaj shenje, veçanërisht për ata që merren me transporte apo marrëdhënie tregtare. Do të tregoni interes të veçantë për disa çështje të reja pune.

Akrepi

Rrethanat e kësaj dite sot ë kërkojnë që ju të veproni në mënyrë të menjëhershme, të matur dhe të fshehtë. Mund të tregoni interes në sferat që kanë lidhje me median apo komunikimin në tërësi. Mos u nxitoni tu tregoni planet tuaja për të ardhme disa personave.

Shigjetari

Shtyrja e realizimit të një projekti nga ana e disa bashkëpunëtorëve tuaj mund të sjellë mjaft gëzim dhe lumturi për ju gjatë kësaj dite. Do të keni kohë të takoni disa kolegë dhe të konsultoheni me ta për disa çështje interesante. Jepini zgjidhje sa më parë një problemi të rëndësishëm.

Bricjapi

Do të dalë në pah në konflikt i vjetër. Mundohuni të anashkaloni çdo situatë të papëlqyeshme dhe të tregoni vendosmërinë tuaj në çdo aspekt. Mos u përkulni përpara të tjerëve vetëm e vetëm për të mbajtur disa marrëdhënie të mira. Nëse do t’ju duhet të nënshkruani një marrëveshje të rëndësishme, do të hasni disa keqkuptime dhe mendime të ndryshme me kolegët tuaj.

Ujori

Është më shumë e rëndësishme të veproni se sa të flisni më kot gjatë kësaj dite. Do të keni gjithë rrugët e hapura për të vepruar, ndaj mos i nxirrni vetes probleme të kota. Ju do të zgjidhni të punoni në disa projekte interesante, të cilat ju kanë tërhequr edhe më parë. Mundohuni ti kushtoni vëmendje edhe ambientit familjar.

Peshqit

Nuk këshillohet të nisni ditën me probleme apo konflikte me ata që ju rrethojnë. Nëse është e nevojshme, bashkëpunoni me disa kolegë dhe diskutoni me ta se cilat do të ishin rrugët më të mira për të lehtësuar veten tuaj, në lidhje me një çështje të rëndësishme në punë. Tregoni kujdes me shëndetin. /NOA/
 
Demi

Axhenda juaj do të jetë tejet e zënë me aktivitete gjatë kësaj dite. Nëse do të konfliktoheni me disa persona për shkak të ideve tuaja të ndryshme, bëni mirë të ruani qetësinë dhe të mbroni me argumente e detaje idetë tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në lidhje me shëndetin.

Mos me bini ne qafe ju lutna!
 

Horoskopi ditor, e hënë 28 dhjetor 2020​



Shiko fotografinë 1769806

Dashi
Do jeni gjithë kohës ne trysninë e partnerit tuaj sot dhe do detyroheni te bëni ato qe ai do ju thotë. E gjithë kjo për shkak se deri me sot e keni toleruar tej mase. Beqaret do afrohen me dike te cilin e njohin prej kohesh, por qe me pare nuk kane menduar një te ardhme. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mos keni asnjë lloj problemi.

Demi
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, gjerat do ju ecin mire sot. Bashkëpunimi do jete i ngrohte dhe kënaqësitë te njëpasnjëshme. Beqaret do ndërmarrin rreziqe pa fund dhe si përfundim nuk do arrijnë askund. Nuk është aq e thjeshte te fillosh një lidhje serioze. Ne planin financiar do nxitoheni dhe mund te hidhni hapa te gabuara. Gjendja do ketë goxha tronditje.

Binjaket
Do ndiheni gjithë kohës te trishtuar gjate kësaj dite, pak nga koha dhe pak ngaqë partneri ju ka lënë pas dore. E mira është te flisni me te dhe te sqaroheni sa me pare. Beqaret nuk do jene aspak te kënaqur me takimet qe do realizojnë dhe do mbeten te vetmuar serish. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mundohuni te
kurseni nga pak qe mos keni vështirësi.

Gaforrja
Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella gjate gjithë kësaj dite. Do mendoni te bëni edhe surpriza me te dhe keni për t’i ndier për mrekulli. Beqaret do jene gati te pranojnë ftesën e dikujt dhe te fillojnë një lidhje. Boll me duke qëndruar vetëm. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Jo vetëm qe do i kryeni te gjitha
shpenzimet, por do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Luani
Kujdes me sjelljen tuaj gjate kësaj dite sepse nëse e lëndoni partnerin mund te keni probleme te mëdha. Disa mund te arrijnë edhe deri ne ndarje. Beqaret do ndihen te sigurte tashme për ndjenjat e tyre dhe do hidhen menjëherë ne krahët e atij qe ka kohe qe i josh. Vetëm për financat duhet te tregoheni me te kujdesshëm. Mos u tundoni
te blini objekte luksoze.

Virgjeresha
Shume gjera do jene ndryshe sot ne jetën tuaj ne çift. Do kërkoni falje për gabimet e bëra dhe do mundoheni te ndërtoni një te ardhme sa me te bukur. Beqaret do jene tërheqës dhe do e gjejnë shume shpejt personin me te cilin te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u
përmirësuar.

Peshorja
Pasion apo tension? Dita e sotme do i ketë te dyja për ju qe keni një lidhje. Nuk do qëndroni asnjë çast ne qetësi. Here do ju duket sikur jeni ne qiell te shtate e here dikur bota ju ka rene mbi supe. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme te cilat mund te hapin dritën jeshile. Perspektivat financiare nuk duken te këqija. Po u treguar te kursyer çdo gjë do ece mire.

Akrepi
Dëgjojini me kujdes sot këshillat qe do iu japë partneri sepse po i vajtët kundër dhe po bëtë gjerat qe atij nuk i pëlqejnë, problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen mjaft te kënaqur me njohjet e reja, megjithatë do marrin kohen e duhur para se te hedhin hapa. Gjendja e financave do mbetet e mire për aq kohe sa ju t’i bëni llogarite me kujdes.

Shigjetari
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje flisni me partnerin dhe bëni ndonjë gjë ndryshe. Ne këtë mënyrë do largoni rutinën dhe do ju duket sikur do rilindni. Beqaret do jene mjaft entuziaste për shkak te disa ftesave qe do marrin. Jeta e tyre mund te marre një tjetër drejtim. Për financat duhet te shqetësoheni pak. Merrni sa me pare masa sepse gjendja nuk do jete e qëndrueshme.

Bricjapi
Bëjini sytë katër sot dhe mos e lini asnjë çast pas dore partnerin. Ne momentin qe me pak e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit, madje dikush edhe mund t’ua rrëmbejë nga duart. Beqaret me mire te mos ëndërrojnë shume, por t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk mateni para se te
shpenzoni.

Ujori
Dite e këndshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe kane tashme një lidhje. Do ndani gjithçka me partnerin tuaj dhe kënaqësitë do jene te veçanta. Beqaret nuk duhet te rendin pas personave me shume para sepse mund te zhgënjehen tej mase. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha. Duhet patjetër te kërkoni ndihme
nga specialistet.

Peshqit
Mos bëni gabim t’i premtoni partnerit gjera te cilat nuk i mbani dot sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit me vone. Gënjeshtrat nuk i pëlqejnë aspak atij. Beqaret nuk do kenë një dite me fat dhe do bëjnë mire te qëndrojnë pranë miqve për te mos u ndier vetëm. Financat duhet t’i keni me ne vëmendje nëse doni qe ato te kenë
përmirësime me te mëdha.
 

Horoskopi Ditor 6 Janar 2021​



Shiko fotografinë 1770797


Dashi
Mjedisi yjor do sjelle një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe do i shprehni me tepër ato qe keni ne zemër. Për beqaret do ketë një takim interesant i cili do ua ndryshoje njëherë e përgjithmonë vijimësinë e jetës. Dite e mire edhe për te kryer transaksione financiare. Dielli do iu ndihmoje te merrni një vendim te rëndësishëm.

Demi
Fale mbështetjes qe do japë Merkuri ne planin sentimental, marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te stabilizohet. Mund te ketë edhe ndonjë rizgjim te rrufeshëm te pasionit. Beqaret do kenë takime mjaft te bukura. Përfitoni sa te mundni sepse mundësi te tilla nuk vijnë gjithmonë. Ndryshime pozitive do ketë edhe ne planin financiar. Do jeni me te përgjegjshëm për shpenzimet qe do bëni.

Binjaket
Jeta juaj ne çift pritet te jete me e mire sesa ju mendonit. Do kaloni disa ore te mrekullueshme dhe harmonia do te mbretërojë. Për beqaret ka shume mundësi qe te vije dashuria e madhe. Mos i vini prita, por tregohuni sa me te hapur. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Vazhdoni sa me shume te mundni, te shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Gaforrja
Do e keni te vështirë sot ta analizoni me objektivizëm jetën tuaj ne çift. Do iu mungoje kthjelltësia duke qene se jeni te futur tërësisht ne këtë lidhje. Jeni beqare? Do keni një takim vendimtar i cili do mund te ndryshoje përgjithmonë jetën tuaj. Edhe financat nuk do jene te këqija. Ka shume gjasa qe ato te përmirësohen dhe ju te bëni disa shpenzime te menduara prej kohesh.

Luani
Dite e qete kjo e sotmja për çiftet. Shfrytëzojeni për te reflektuar për te ardhmen. Ata qe kane pasur probleme duhet te mundohen t’i zgjidhin. Beqaret do kenë një dite te mrekullueshme. Takimet do jene te shumta dhe mund te krijoni një lidhje te qëndrueshme. Për financat do jete një dite jo ndryshe nga te tjerat. Mos shpenzoni shume por hiqni ndonjë lek mënjanë.

Virgjeresha
Nen influencen e Uranit do tregoheni me te hapur dhe te disponueshem ndaj partnerit tuaj. Do jeni me te motivuar dhe do mendoni me shume për te ardhmen. Për sa iu përket beqareve nuk do ketë ndryshime te mëdha. Beni pak me shume durim. Ne planin financiar do ketë përmirësime te ndjeshme. Gjithsesi tregohuni shume te matur me shpenzimet.

Peshorja
Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne çift gjërat do shkojnë me se miri. Disa te tjerë mund te debatojnë për disa gjera te lëna pezull prej kohesh. Beqaret jo vetëm qe do kenë fat ne dashuri por planetët do i mbrojnë nga zhgënjimet. Disa shpenzime te nevojshme dhe te papritura do ua tronditin pak planin financiar. Tregohuni shume te kujdesshëm dhe te matur.

Akrepi
Gjate kësaj dite do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën dhe mos harroni t’i shprehni sa te mundni ndjenjat dhe emocionet. Beqaret do ia kalojnë mire, por as sot nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Ne sektorin financiar nuk duhet te merrni vendime te nxituara qe do iu sillnin probleme.

Shigjetari
Jeta juaj ne çift edhe pse do dominohet nga rutina, do jete ne ekuilibër. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi qe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te afrohen pranë atij qe duan. Beqaret nuk do interesohen shume për çështjet e zemrës dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Merkuri do influencoje financat. Menaxhojeni me shume kujdes buxhetin qe te mos keni surpriza.

Bricjapi
Atmosfera ne çift do jete elektrizuese sot. Nuk këshillohet te merrni vendime sepse do bënit gabime te pandreqshme. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime te cilat pas pak kohesh do marrin je kthese me serioze. Ka shume gjasa qe ata te krijojnë lidhje afatgjata. Ne planin financiar do iu ndihmojnë disa miq dhe do i zgjidhni problemet qe keni pasur. Me ne fund.

Ujori
Për disa prej atyre qe janë ne një lidhje dita do jete e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni ne asnjë moment komunikimin me partnerin. Beqaret do jene te përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm qe do kenë takime interesante por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shume e qëndrueshme qe ju te merrni vendime.

Peshqit
Lumturia do te mbizotërojë ne jetën e çifteve. Vazhdoni te tregoheni tolerante dhe te bëni disa lëshime te vogla dhe do e shihni qe ambienti do ngrohet me tepër. Beqaret do jene sharmante gjate kësaj dite dhe do bëjnë për vete cilindo qe iu pëlqen. Pritet edhe krijimi i ndonjë lidhjeje. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe iu te hidheni menjëherë ne detin e shpenzimeve.
 
Shigjetari
Jeta juaj ne çift edhe pse do dominohet nga rutina, do jete ne ekuilibër. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi qe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te afrohen pranë atij qe duan. Beqaret nuk do interesohen shume për çështjet e zemrës dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Merkuri do influencoje financat. Menaxhojeni me shume kujdes buxhetin qe te mos keni surpriza.
Duke mos perfshire mengjesin ama lool
 

Fundjava sipas Merit: Njera shenjë ka një takim shumë të mirë me fatin...​

Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikim e saj për këtë fundjavë 9-10 janar 2021.

Ajo është shprehur se të gjitha ata që i përkasin shenjës së Peshqve do të kenë një takim shumë të mirë me fatin

Dashi
Fundjava sipas Merit: Njera shenjë ka një takim shumë të mirë me fatin...

Fundjava sipas Merit: Njera shenjë ka një takim shumë të mirë me fatin...​




Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikim e saj për këtë fundjavë 9-10 janar 2021.
Ajo është shprehur se të gjitha ata që i përkasin shenjës së Peshqve do të kenë një takim shumë të mirë me fatin.

lg.php

''E shtunë dhe e dielë, Marsi në Dem me Aferditën në Bricjap sot krijojnë një lidhje harmonike midis tyre. Rikthehen edhe një herë në vemendje shenjat e Tokës. Marsi ne Dem që nga data 7 janar do tregoj që kemi një qëllim i cili duhet të jetë i prekshëm material apo i kuptueshëm . Afërdita në Bricjap që nga data 8 janar në shenjën ku Marsi është shumë i fuqishëm ,fillon dhe bëhet më e brendshme. Në këtë rast Afërdita do bëhet më serioze dhe më melankolike. Nje ndjenje hidhërimi apo dhimbje për një marrëdhënie që e ka humbur do ndjehet gjithmonë. Një ton pak Gri do mbuloj çështjet e zemrës. Megjithate Afërdita do na bëjë të ndjehemi të lumtur me gjëra të thjeshta cilësore dhe jo të tepruara. Lidhja e bukur që bejne sot me Marsin do sjellë pa dyshim nevojën për të pare gjëra dhe veprime konkrete ne një marrëdhenie erotike e personale. Pra çdo marrëdhënie që ka masë metër thellësi dhe cilësi do ju sjellë lumturi këtë fundjavë'' shkruan astrologia në postimin e saj.



Dashi


Do gjeni njeriun e duhur për të bërë biznes këto ditë apo për ti dhënë fjalën për një lidhje të qëndrueshme në jetën erotike e personale
Demi
Kjo fundjave do sjellë një inisiative të mirë në çështjet ekonomike. Një rregullim por edhe një marrëdhënie erotike me dikë që jeton largë do bëhet realitet
Binjaket
Një marrëveshje e fshehtë sot apo një punë e padeklaruar do ju shpëtoj nga një detyrim ekonomik. Po kështu do keni një takim privat te fshehte dhe konkret
Gaforrja
Do ju vij një mbështetje nga nje mik apo i njohur dhe do përfundoni me sukses një marrëveshje pune apo bashkëpunimi. Në jetën personale merrni vendime martesash
Luani
Në jetën tuaj fillon ju hapet ne një drejtim pune dhe personal që nuk e kishit menduar apo pritur më parë. Por konkretisht do filloni një projekt apo nje bashkejetese shumë të mirë
Virgjeresha
Interesat tuaja kanë mundësine të dalin edhe një herë në qëndër të vëmëndjes. Po kështu edhe jeta juaj erotike. Por ndryshimi është se do vlersoni një person më konkret sesa një person që ju josh
Peshorja
Do keni takime romantike në shtëpinë tuaj. Shumë pasionante dhe konkrete megjithëse do jetë e fshehtë. E rëndesishme është se kjo marrëdhënie do bëhet e qëndrueshme
Akrepi
Do ju ofrojnë një bashkëpunim shumë të rëndësishem dhe konkret. Do takoni një person që do bëj realitet një qëllim tuajin megjithëse jeni në një moment shume antagonist me botën
Shigjetari
Nje moment shumë i qartë dhe i mirë me punën dhe me ekonomine fillon këto dite dhe duhet te merni më të miren e mundshme , pasi lumi nuk sjell shpesh here kucura si këto te sotmet
Bricjapi
Do keni fatin e madh të jeni edhe një herë të dashuruar dhe të afruar me një person që ju sjell konkretisht lumturine ashtu siç e doni ju. Afërdita ne shenjen tuaj ju bën të flertoni.
Ujori
Shpërthimet e ditëve të fundit do ti zënë vendin nje qetësie dhe lidhje konkrete me punën dhe një ndjenjë të qendrueshme familjare. Burimi i stabiliteti shpirtëror do bëhet një lidhje e fshehte erotike apo takim dhe një punë që ju pelqën
Peshqit
Do keni nje takim shumë të mirë me fatin dhe do ju ndryshoj për mire rrjedhen e ngjarjeve në jetën tuaj. Një punë e re apo një lidhje e re ju sjell shumë mbarësi
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Peshqit
Do keni nje takim shumë të mirë me fatin dhe do ju ndryshoj për mire rrjedhen e ngjarjeve në jetën tuaj. Një punë e re apo një lidhje e re ju sjell shumë mbarësi

p.s zonja meri per punen jam mire por po nuk krijova lidhje deri neser ne darke te kam ba naften me gjithe parashikime ????
 
Ujori
Shpërthimet e ditëve të fundit do ti zënë vendin nje qetësie dhe lidhje konkrete me punën dhe një ndjenjë të qendrueshme familjare. Burimi i stabiliteti shpirtëror do bëhet një lidhje e fshehte erotike apo takim dhe një punë që ju pelqën
Flori sa te rende e paske pas doren ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top