Horoskopi: Parashikimi Serioz

Shigjetari
Bëni kujdes me shëndetin. Nëse ka kaluar kohë që kur keni bërë një vizitë, caktojeni sot. Kohët e fundit mund të keni shmangur disa detyra, ndaj është koha t’i ktheheni disiplinës.
:rolleyes::rolleyes::rolleyes::rolleyes::rolleyes::rolleyes:
 
Ujori
Një person i ri po hyn në jetën tuaj. Gjestet e tij/saj do t’ju bëjnë të ndiheni të respektuar. Gjithashtu, do të ndiheni të fuqizuar nga besimi që do të ketë ndaj jush.
Sot qe jom pushim une gjet me hy eee. Se du hic kalo neser thui ?
 
Bricjapi
Përpiquni t’i prisni krahëhapur sfidat gjatë ditës së sotme. Nuk janë ditët me diell ato që sjellin mësimet më të rëndësishme në jetë, janë pengesat dhe surprizat e pakëndshme që ju bëjnë më të fortë. Dita e sotme mund të mos jetë dita më e mirë e jetës suaj, por mund t’ju ofrojë shanse për të ecur përpara.


Kam 28 vjet qe hapur po e pres ?????
 
Shigjetari
Po ndjeni presionin e një afati që duket se po vjen shumë shpejt. Nëse keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni të kërkoni! Nuk është koha të jesh krenar dhe të veprosh sikur ke gjithçka nën kontroll, kur e di që në të vërtetë nuk është ashtu.
?????
 
Ujori
Edhe nëse nuk i kuptoni ndenjat tuaja të thella, mos i fshihni, sidomos ndaj personit që i ka shkaktuar ato. Është momenti i duhur të hapni zemrën. Nëse fshihni atë që ndjeni, mund t’ju shkaktohet një problem më i madh.
A cme can koken me gjith ndjenja ?
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Fjalët që po dëgjoni mund të kenë një kuptim të dyfishtë. Dikush po përpiqet t’ju tregojë diçka.


Ja. Mbot prap me fiksime.
Cik e fiksume jam vet un...
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Miremengjesi te dashur forumorë ,po ju njoh me parashikimin e yjeve se cfare kan rezervuar per secilen shenje te roroskopit ne diten e sotme ?

Horoskopi, 26 shtator 2020

Dashi

Këshillohet që të bëni kujdes gjatë kësaj dite në raport me të tjerët. Vëmendje duhet treguar edhe në dashuri, pasi duke nisur nga e pasditja e së shtunës dhe të dielën, debatet do të shtohen. Mundohuni që të ruani qetësinë.

Demi

Ju pret një ditë pozitive, pasi planetet do të jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë që të merrni diçka më shumë. Përfitoni për të zgjidhur probleme të mbetura pezull. Do të keni mundësi të shumta suksesi. Jeni në fazë rritjeje dhe gjërat do të ecin gjithnjë më mirë.

Binjakët

Jeni në një fazë të ndjeshme përmirësimi. Në raport me muajt e mëparshëm, ku keni përjetuar momente krize, tashmë më në fund do të merrni frymë lirish. Yjet më në fund janë në anën tuaj, edhe sa i takon ndjenjave. Pajtimet dhe riafrimet janë shumë të mundshme.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje janë duke përjetuar një fazë komplekse, ku do të ketë shumë situata të dyjëzuara në sferën profesionale dhe në jetën private. Me gjasë nuk jeni kuptuar dhe vlerësuar siç duhet. Në dashuri, me gjasë po pyesni veten nëse personi që keni në krahë, është i duhuri për ju. Bëni kujdes me polemikat.

Luani

Ju pret një ditë e komplikuar, ku mund të përballeni me tensione të shkaktuara nga sjellja juaj. Nëse doni që t’iu dalë e juaja me çdo kusht, mund të humbni kontrollin dhe të drejtën. E shtuna kërkon kujdes!

Virgjëresha

Do të keni mundësi që të bëni plane gjatë kësaj dite. Duke nisur nga e hëna, yjet do të jenë në shenjën tuaj dhe Mërkuri do ju ndihmojë në idetë që do të keni. Shumë shpejt do të keni mundësi që të rikuperoni në dashuri.

Peshorja

Do të ndiheni shumë konfuz gjatë kësaj dite dhe do të jeni të mbushur me pasiguri. Duhet të bëni edhe pak durim, pasi shumë shpejt gjërat do të zhbllokohen. E rëndësishme është që të gjeni pika të reja referimi. Lërini situatat që të rrjedhin spontanisht, pa u sforcuar. Në dashuri, do të ndiheni të sigurtë.


Akrepi

Do të keni mundësi që të përmirësoni raportin në çift. Ata që kanë përjetuar momente krize, duhet të përkushtohen më shumë për të gjetur intensitetin e munguar, shkruan noa.al. Fatmirësisht me ardhjen e tetorit yjet do të jenë në anën tuaj.

Shigjetari

Duhet ti kushtoni më shumë kohë aktivitetit fizik dhe shëtitjeve në natyrë. Gjatë ditëve të fundit, keni përdorur shumë kokën dhe shumë pak trupin. Në ditët në vijim, duhet të lodheni më shumë fizikisht dhe të çlodhni mendjen. Do ju vijë shumë në ndihmë gjetja e qetësisë.

Bricjapi

Jeni duke rikuperuar forcën tuaj. Do ju duhet të rigjeni një ekuilibër më të mirë, për të marrë përgjigje interesante, megjithatë shumë gjëra do të varen nga gjendja në të cilën ndodheni. Me afrimin e muajit tetor, të gjithë ata që janë duke jetuar një lidhje interesante, mund të vendosin që të hedhin një hap të madh.

Ujori

Do të jeni të pavendosur dhe konfuz gjatë kësaj dite. Përgjithësisht jetoni në një konfuzion që i keni krijuar vetes. Ajo që ka rëndësi vërtetë për ju, është që të vini në vend çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe të mos e lini pas dore dashurinë. Nga pikëpamja sentimentale do të thirreni që të merrni vendime të rëndësishme.

Peshqit

Do t’iu duhet që gjatë kësaj fundjave të përkushtoheni në dashuri, për të mundësuar rikuperimin e saj. Gjithë ata që kanë jetuar momente krize, duhet të mundoheni që të afrohen me partnerin/en. Por nëse raporti ka probleme shumë të mëdha të pazgjidhshme, me shumë gjasë do ju duhet të bëni një zgjedhje përfundimtare


Ps: Lexim te kendshem pa emocione ,dhe bashke do te lexohemi perseri neser ?
 
Redaktimi i fundit:
Ju pret një ditë e komplikuar, ku mund të përballeni me tensione të shkaktuara nga sjellja juaj. Nëse doni që t’iu dalë e juaja me çdo kusht, mund të humbni kontrollin dhe të drejtën. E shtuna kërkon kujdes!




Spo iki fare n'pun ?
 
Shigjetari

Duhet ti kushtoni më shumë kohë aktivitetit fizik dhe shëtitjeve në natyrë. Gjatë ditëve të fundit, keni përdorur shumë kokën dhe shumë pak trupin. Në ditët në vijim, duhet të lodheni më shumë fizikisht dhe të çlodhni mendjen. Do ju vijë shumë në ndihmë gjetja e qetësisë.
Ngela tu i bertas vetes, dhe sa e ndau mendja mendjen , filloi stuhia
Sme ecen o jo
 
Horoskopi ,e diel 27 shtator 2020


Miremengjesi te dashur forumor?.Parashikimi i yjeve per diten e sotme eshte:

Dashi

Hëna dhe Venusi do të kalojnë tranzit në shenjën tuaj, duke favorizuar momentet e pasionit. Në punë vlera juaj nuk do të vihet në diskutim, ndërsa nga pikëpamja ekonomike, situata nuk paraqitet shumë e favorshme.

Demi
Gjatë së dielës lodhja do të jetë e pranishme. Ndërsa në punë bëni kërkesat tuaja, në mënyrë që të reagoni vrullshëm. Me afrimin e tetorit do të merrni përgjigje të rëndësishme, sidomos ata që ushtrojnë profesione të lira.

Binjakët

Lidhjet e rëndësishme, do të forcohen më shumë gjatë kësaj dite. Në punë, Saturni do të ketë ndikim të favorshëm deri në fund të vitit. Do të keni mundësi që të rikuperoni një projekt të braktisur si dhe do të ketë zhvillime të reja.

Gaforrja

Në dashuri mund të ketë ndonjë problem të vogël apo largësi, të cilat mund t’iu krijojnë shqetësime. Bëni durim! Ndërsa në punë do të ndiheni konfuz, për shkak se ka shumë gjëra me të cilat duhet të merreni.

Luani

Ndikimi i kundërt i Hënës do ju përhumbë në mendime dhe vështirë se do jeni të qetë. Në punë, nuk duhet të përhumbeni në detaje, por rifitoni dëshirën për të vepruar si dhe projektoni një event të rëndësishëm.

Virgjëresha

Mund të tërhiqeni nga një person shumë ndryshe nga ju, një ujor ose dash. Në punë, ky është moment mjaft i favorshëm për të bërë zgjedhje me rëndësi për të ardhmen.

Peshorja

E diela do të jetë mjaft pozitive, por historitë që janë në krizë do të kërkojnë vëmendje për tu menaxhuar. Në punë, nëse jeni të përfshirë në një çështje ligjore, do të dilni fitimtarë.

Akrepi

Situata astrologjike paraqitet mjaft e veçantë, ndaj bëni kujdes me partnerin/en dhe mundohuni që t’iu shmangeni polemikave. Në punë do të përballeni me momente nervozizmi, ndaj duhet të tregoheni të duruar.

Shigjetari

Me ndikimin e favorshëm të Hënës do të keni mundësi që të bëni një takim special. Në punë kjo është një periudhë premtuese, ku do të keni mundësi që të përfundoni të gjitha çështjet e mbetura pezull.

Bricjapi

Në dashuri mundohuni që të jeni të sinqertë me njerëzit që iu duan, pasi afrimi i muajit tetor do ju dhurojë emocione të bukura. Ndërsa në punë do e keni Mërkurin kundër, duke bërë që të jeni të acaruar dhe të papërqendruar.

Ujori

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do të sjellë dyshime dhe për rrjedhojë do e keni të vështirë që të ruani qetësinë, shkruan noa.al. Në punë, nëse keni mundësi që të ndryshoni rol, mundohuni që të përfitoni.

Peshqit

Ditët e fundit të muajit, mund të kenë zhvillime pozitive për ndjenjat. Kush është i pavendosur do të qartësohet dhe shumë shpejt do të marrë një vendim. Në punë, situata paraqitet e gjallë dhe mjaft e favorshme sa i takon financave. Mërkuri do të ketë ndikim pozitiv, por gjithsesi problemet që keni nuk do të zgjidhen si me magji.



Ky ishte dhe parashikimi i yjeve per ju yjet ,kometat ,dhe supernovat magjepses toksor?.
Bashke do te shihna tomorrow ?.










































































Ps: i share kush hyn te qo teme dhe nuk replikon ??
 
Ndikimi i kundërt i Hënës do ju përhumbë në mendime dhe vështirë se do jeni të qetë.

Skip dhe sot ?
 
Virgjëresha

Mund të tërhiqeni nga një person shumë ndryshe nga ju, një ujor ose dash
Kush eshte ujor apo dash qitu ? ?? Ju lutmi mos me terhiqni se jam me halle ?
 
Ti qesh por...
Doja me vrapu drejt njonit dhe ja kercita xhamit ( shtepia ka 2 hyrje (majt e djatht dhe ne mes nje xham ?)
Gjeje ku shkova me u perplas? ??? rash pertok nga impakti
Ishte ditlindja ime e 16...
Po me prisnin te gjith aty perjashta te oborri ?
Hahahah lot ??, te pakten nuk bije neper puseta sic bije une edhe sot lol ??.E kam te pamundur te mos bije te pakten 1 here ne 3-4 muaj ??
 
Ju te shenjes Demi jeni pa ngjyre se na keni mbytur ...e kan pushtuar forumin vetem demat ???.Dema here ,Dema there...Dema, Dema everywhere ????
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top