Homoseksualë nga Kosova kërkojnë azil në SHBA e Kanada

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Shumë lesbike, homoseksualë, biseksualë apo transeksualë (LGBT) që kërkojnë azil në SHBA apo në Kanada raportojnë për persekutim dhe abuzim në vendlindjet e tyre, ka zbuluar një studim i vogël. Abuzimi i ashpër verbal, fizik dhe seksual shpesh nis nga fëmijëria, ka gjetur studimi. Kryesit e këtyre veprave janë prindërit dhe kujdestarët, shoqëria apo stafi i shkollës, kanë thënë hulumtues të Universitetit Rutgers.

Studimi ka përfshirë 26 intervista me persona që kanë fituar statusin e refugjatit apo azilit në SHBA apo Kanada mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor. Në mesin e tyre ka edhe individë nga Kosova, përveç Barbados, Bjellorusisë, Xhamajkës, Iranit, Kenias, Malajzisë, Nikaraguas, Perusë, Rusisë, Koresë Jugore, Trinidadi, Ugandës, Ukrainës dhe Venezuelës.

Studimi mbështet hulumtimet e mëhershme që tregojnë se fëmijët dhe të rinjtë LGBT janë në rrezik të lartë për abuzim që kontribuon më pas në probleme mendore siç është depresioni, ankthi, stresi traumatik, mendimet vetëvrasëse dhe tentimet vetëvrasëse.

“Gjetjet sugjerojnë se në krahasim me ato që tashmë i dimë për të rinjtë LGBT në SHBA, fëmijët dhe të rinjtë në këto vende kanë mbështetje më të vogël gjë që ndikon në aftësitë e tyre ripërtëritëse”, ka thënë autori i studimit Edward Alessi, asistent-profesor në Shkollën për Punë Sociale në Universitetin Rutgers University në New Brunswick, New Jersey, transmeton Koha.net.

“Gjithashtu, për dallim nga të rinjtë në SHBA dhe Kanada, që mund të zgjedhin që të zhvendosen në ndonjë rajon më tolerant, zhvendosja në ndonjë pjesë tjetër të vendit nuk i ndihmon ata për shkak të ligjeve dhe politikave që e bëjmë ikjen nga homofobia dhe transfobia të vështirë”, ka shtuar ai.

Shumë pjesëmarrës të këtij studimi thonë se kanë konflikte të vazhdueshme me pjesëtarë të familjes. Të gjithë, përveç katër prej tyre, thanë se kanë përjetuar abuzime nga shoqëria dhe/ose nga stafi i shkollës. Abuzimi thonë se nis në shkollë fillore për të vazhduar përgjatë gjithë shkollës së mesme. Disa nga pjesëmarrësit kanë ndërruar shkollat, ndërsa të tjerë kanë lënë shkollimin.
Studimi është publikuar kohë më parë në buletinin “Child Abuse & Neglect”.
06_01_2016_3924322_20160106141451228646.jpg
 
Titulli: Homoseksualë nga Kosova kërkojnë azil në SHBA e Kanada

bukur!!! .....
 
Titulli: Homoseksualë nga Kosova kërkojnë azil në SHBA e Kanada

Qafen e thefshin !:biciklete:
 
Titulli: Homoseksualë nga Kosova kërkojnë azil në SHBA e Kanada

Ahahaha hej po si e vertetojne kete qe jane dmth homo per te kerkuar te drejten e azilit?

Se po te ishte kaq e thjeshte edhe une do hiqesha si lesbo...! :P
 
Titulli: Homoseksualë nga Kosova kërkojnë azil në SHBA e Kanada

Ahahaha hej po si e vertetojne kete qe jane dmth homo per te kerkuar te drejten e azilit?

Se po te ishte kaq e thjeshte edhe une do hiqesha si lesbo...! :P

Ka mundesi qe mbajne ndonje gje fallco aty ose ndonje qe i bie b\/thes qe e mbajne per testim Lol
 
Titulli: Homoseksualë nga Kosova kërkojnë azil në SHBA e Kanada

Jo po bejne pasarele para ambasadoreve tash e ti lool ahahah
 
Titulli: Homoseksualë nga Kosova kërkojnë azil në SHBA e Kanada

Sigurisht ata qe i testojne jane vet homo :p
 
Titulli: Homoseksualë nga Kosova kërkojnë azil në SHBA e Kanada

C'fare diskriminimi qe te bejne k'tu ... imagjino k'tu , vaj hallit nga afer. Su ve faj te shkreteve .... mentaliteti i ka k'to gjera. Ishalla zene rehat andeja , gjithsesi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top