Homose.ksualët:Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë? Burimi: http:/

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
xhenikaraj1.jpg


Histori te dashurise e te bashkejeteses… tek e fundit ajo që në fund i bën burrë-burrë dhe grua-grua, në të mira dhe në fatkeqësi… Nuk bëhet fjalë thjesht e vetëm për prirje ngushtësisht se.ksuale, se sa një fenomen që në shoqërinë shqiptare përcillet ende me rrudhje buzësh. Por, për aleancën LGBT, që lufton për njohjen e të drejtave të homose.ksualëve në vendin tonë, tentativa për të realizuar një dokumentar të shkurtër, ku trajtohen mirëfilli jo vetëm dy histori konkrete mes dy çifteve homose.ksualë, nga procesi i njohjes, tek dëshira për të bashkëjetuar dhe në fund, nevoja për të shtuar familjen me të pasurit e një fëmije.
Një dëshirë e natyrshme, mes dy njerëzve që dashurohen me njëri-tjetrin, ku asgjë nuk duket e jashtëzakonshme, deri në momentin që partnerët janë thjesht dy nëna, ose dy baballarë.
Për Xheni Karajn, një prej anëtareve të aleancës LGBT, dokumentari “Të fshehur mes jush” i përcillet publikut jo vetëm si një nevojë për të shembur stereotipet e gabuara që krijohen sa herë flitet për prirjet e tyre ngushtësisht se.ksuale, por më shumë se kaq, është dëshira që këto çifte kanë për t’u konturuar drejt një familjeje normale, duke pasur pse jo edhe fëmijë…
Duke qenë në atmosferë paraelektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, ata duan të dinë se cila forcë politike do të mbështesë kërkesat e tyre për të legjitimuar nevojën e këtyre çifteve homose.ksuale për të adoptuar fëmijë.
“Ne do të votojmë në qershor dhe duam të dimë: cila forcë politike mbështet të drejtën tonë për të krijuar familje, për të gëzuar privilegjet, por edhe detyrimet që kanë të gjitha çiftet, qoftë në martesë, qoftë në bashkëjetesë? Cila forcë politike ka menduar të na sigurojë të drejtën për të adoptuar fëmijë, në rast se çiftet LGBT plotësojnë të gjitha kushtet e kriteret për t’i siguruar jetë të lumtur fëmijëve? Dhe mbi të gjitha, cila forcë politike do mendojë për masa konkrete për të çrrënjosur diskriminimin në arsim, në aksesin në shëndetësi dhe kudo ku shfaqen persona homose.ksualë? Deri tani, ne ende nuk e dimë…”, thekson Xheni Karaj.
Dhe jo thjesht një fëmijë, por fëmijët e tyre! Dëshira për të krijuar një familje, është sa e natyrshme, aq edhe një e drejtë thelbësore e çdo njeriu. Ata nuk duan ta ndjejnë vetëm të përjashtuar nga kjo mundësi… një fëmijë me dy nëna, ose dy baballarë. Kjo më pas është çështje zgjedhjeje!



Burimi:Panorama
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Homo****ualët: Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë? Burim

Mjer shqiperia e shkret :(
 
Titulli: Homose.ksualët:Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë? Burim

Ju shofet rraca ju qe doni dhe parti me vete .....
 
Titulli: Homose.ksualët:Duam të bëhemi prindër, cila parti do të na mbështesë? Burim

Të gjithë do j'u mbështesin mos keni merak. Për njerëzit normalë nuk ka premtime,për anormalët mbajnë rradhë partitë.Lere më që kemi hyrë në vit zgjedhor,nëse e marrin vesh kryetarët e partive këtë hallin tuaj duke parë doçërit që hedhin ferrave zdhëndëset e partive apo sekretaret, mund edhe me fëmijë të kontribojnë.
 
Back
Top