ROTERDAM – Policia në Roterdam të Holandës po trajnon minj, të cilët do të jenë në gjendje të zbulojnë gjurmët e eksplozivit. Falë nuhatjes së tyre, më të zhvilluar se tek qentë, këta minj do të ndihmojnë policinë në hetimin e krimeve.
Sipas policisë së Roterdamit, kostoja për të mbajtur shtatë minj është më e ulët se sa kostoja për mbajtjen e një qeni të vetëm. Për më tepër minjtë riprodhohen më lehtë, duke e bërë më të thjeshtë gjetjen e minjve të tjerë për të trajnuar. I vetmi problem është se jetëgjatësia e minjve është vetëm 3-4 vjet.
Kjo nuk është hera e parë që minjtë ndihmojnë forcat e rendit. Në Afrikë minjtë përdoren për të gjetur minat, ndërsa në Kolombi përmes minjve gjenden gjurmët e lëndëve narkotike.
(er.nu/BalkanWeb)