Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Hoffman: Varfëria dhe arsimi, sfidat e Shqipërisë

1456836373hofman.jpg


Ambasadori gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffman mori pjesë sot në inaugurimin e Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rinj në Cërrik, projekt i financuar nga qeveria gjermane.

Kjo qendër u ofron shërbim ditor 50 fëmijëve, ndërsa me këtë investim kapaciteti i saj pritet të shkojë në 100 fëmijë. Ambasadori gjerman në fjalën e tij u shpreh se varfëria, arsimi dhe përfshirja sociale janë objektivat kryesorë për Shqipërinë.

“Ulja e varfërisë, arsimimi dhe përfshirja sociale e popullësisë janë objektiva shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Ky projekti i financuar nga qeveria gjermane bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Këtu mblidhen së bashku familje të varfëra, që vijnë nga komuniteti rom, egjiptian dhe komunitete të tjera dhe këtu atyre u ofrohet një mundësi shumë e mirë”, deklaroi Hoffman.

Ai shprehu dëshirën që edhe institucione të tjera të marrin shembull nga ky model, pasi sipas tij, “është shumë e rëndësihme që të gjithë të punojnë së bashku”.

“Më inkurajon ajo çfarë pash këtu sot, por më pas është puna e këtyre njerëzve këtu që ta bëjnë këtë një sukses të madh. Qeveria gjermane ka mbështetur Shqipërinë në fusha të ndryshme në këto 25 vite. Arsimimi profesional është një nga fokuset kryesore të punës tonë në Shqipëri. Por e gjitha ajo që ne bëjmë këtu është ndihmë për t’u vetëndihmuar, sepse në fund të ditës janë shqiptarët ata që do të ndihmojnë veten”, tha Hoffman.

Shërbimi në Qendrën Ditore “Balonat”, në Cerrik, konsiston në një vakt ushqimor dhe asistencë shkollore. Kjo qendër është e ndërtuar sipas të gjitha standardeve për të krijuar kushte komode për fëmijët në nevojë.

/ Top Channel
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Hoffman!thash kur paskaqen Dustin ne shqiperi?!
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Ku i bien Cerriku ? Erdhi te na e tregoje varferine ky .... qenkan keputur me k'te lloj ndihme per 50 femije....nderkohe qe ne nje shtet tjeter, flasim/tet per mijera.

Turp te kene, i fusin turinjte .. e nuk duan ti zbrasin mire e mire ,xhepat.
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

O Zanush Cerriku i bie ne Shqiperi. Nuk eshte vetem Tirana dhe Durresi Shqiperia , nuk eshte vetem ajo qe ti njeh, ka fshatra te cilat nuk dijne nese eshte nderruar qeveria, nuk dijn nga qeverisen, nuk kane mundesi as te shohin lajmet se skane TV per t mesuar se kush i qeveris, se qeveritaret po e po qe i kane harruar,por as mendia si kujton . Jan aq te thella sa qe nuk pa mushk nuk shkohet, se makina nuk shkon.
Dhe kto fshatra jane ne territorin e ktij shtetit qe quhet Shqiperi. Per sa i perket hundeve keto quhen partner strategjik, qe na ndihmojne me aq para sa do e kishim ndertuar Shqiperine 5 here, prandaj ai flet, sepse eshte njelloj sikur un t mar borxh ty 5 here e te mos i laj, ti do flisje per mua se sjam n rrugen e duhur per ti kompensuar ate çka m ke dhene.
Borxhi publik ka arritur mbi 70% dhe papunsia REALE mbi 20% , jane shifra te frikshme,qe qeveria i sheh si STATISITIKA,por sjan statistika jan jete njerezish qe varen nga kto dy tregues,nuk jan vetem jetet e atyre qe jane gjalle , por dhe atyre qe vijn ne jete, çdo bebe qe lind nshqiperi, lind me ne kurriz me mbi 2 milion leke te vjetra borxhe ndaj partnerve strategjik.
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Qe i bien ne Shqiperi e kuptova une, por se ku akoma nuk mora vesh gje ... nejse mo, flm per mundimin :yep:
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Diku afer Elbasanit me duket.Po qellimi i futjeve t hundeve ka t bej jo me qytetaret qe jan t varfer,por mesazh per politikanet qe vjedhin , kshtu e shoh une..Nuk eshte mundim eshte zbavitje per mua. :p :))
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

As ti nuk qenke i sigurte se ku i bien ...

Nese mendon qe k'to nuk kane dore ne gjera te tilla, atehere qenke jashte orbites ... per me shume po te jap thjeshte nje grimce te vogel shembulli, shko ne aeroportin e Nene Terezes, dhe shiko c'fare c'mimesh ka Gjermani ne token tone. K'to i fusin turinjte, vetem per arsyen qe te kene nje baze, ku te ngulen tek ne e ku te zhvasin.

Perseri , nese jane kaq te shqetesuar dhe humanitare..mund edhe ti marrin edhe andej k'to femije, apo te pakten te mbajne ato femije ( refugjate) qe ka muaj te tere qe i kane mbyllur neper kampet/malet e tyre, te cilet nuk i dergojne as ne shkolle.
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Shqiperia ishte klasifikuar vend I 4 me I varfer ne mos gaboj
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Pse me do e mos dueht ti merke andej, japin fonde ktej. Kompania Gjermane eshte private , nuk eshte se e ka shteti Gjerman, e ka nje shtetas Gjerman. Clidhje ka ku eshte Cerriku n hart, mjafton qe eshte n Shqiperi dhe eshte pjese e saj.
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Une pyeta se me interesoi, e me intereson se ku i bien ore ... oj ky! loool

Interesohu mire, se invenstor nuk eshte thjeshte nje Kompani Gjermane... i ka rrenjet akoma me te thella se c'mendon ti/juve.
Financing of the current €50m investment programme was arranged with the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) as principal lender (lent €21m), supported by ABA, Alpha Bank and DEG. The EBRD's financing package includes a €12m loan for the modernisation of the airport and a €9m sovereign-guaranteed loan for construction of a new access road from the capital to the airport and improvements in the existing access road towards the south of the country.

An additional €12.9m loan was provided by DEG-Deutsche Investitions und Entwicklungsgesellschaft mbH, Alpha Bank AE Tirana Branch and the American Bank of Albania.
he terminal cost an additional €20m to construct and outfit. In 2003 Halcrow, on the instructions of the Government of Albania and Deloitte and Touche, prepared documents relating to the requirements of the investment programme at the airport (estimated total of €80m).
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Eshte e vertete qe i ka rrenjet me thella, nuk i ka thjeshte ke investitoret, i ka tek qeveria e korruptuar e para 2005 qe pranoi dhe nenshkroi marreveshje me interesa ne kurriz te Shqiptareve,prap aty eshte rrenja tek qeveritaret tane, rrotulloje kot se po aty do bie.
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

Jane ata dhe ajo çka ata kane vendosur , se kujt kan pranuar 'hua' dhe ku i kane 'shpenzuar' problemi i gjithçkaje ne kete vend. Jane ata shkaku i varferise. Nuk jane as investuesit as donatoret. Fajtoret jane ata te cilet pranojne e nenshkruajne ne kurriz te popullit.
 
Titulli: Hoffman:Ne shqiperi varferi e madhe..

C'na tha! A thua se nuk e dinim ne :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top