Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hocevar: Papa nuk do ta njoh Kosovën!?

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Kryepeshkopi i Beogradit, Stanislav Hocevar, thotë se Vatikani, as pas zgjedhjes së Papës së ri, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, “Selia e Shenjtë ka qenë gjithmonë në anën e drejtësisë” dhe për këtë arsye ai beson se “Vatikani edhe pas emërimit të Papës Françesko i I-rë do të ruaj qëndrimin për mos pranimin e pavarësisë së Kosovës”.

"Do të vazhdojë në këtë drejtim, sepse kjo është traditë logjike", tha Hocevar për Tanjug, duke shtuar se nuk është mirë që nga kreu i Kishës të priten zgjidhjet politike.

"Të gjitha kishat duhet së pari të dinë se fuqia e tyre është në spiritualitet dhe besnikëri ndaj ungjillit. Sa më shumë që populli serb do të jetë besnik ndaj ungjillit, aq më shumë do të lindin efekte të tjera pozitive”, tha Hocevar.

Sipas tij, kreu i ri i Kishës Katolike Romake është një njeri që di dhe i kupton nevojat e të gjithë njerëzve, “i cili me mënyrën e tij të jetës do t’ju afrohet të gjithëve, përfshirë edhe popullin serb”.

Hocevar, i cili gjatë konklavës ishte në Romë, tha zgjedhja e Papës është ngjarje me rëndësi planetare e jo vetëm për Kishën Katolike.

"Emërimi i një jezuiti me emrin Françesko nga Amerika e Jugut është vepër e Shpirtit të Shenjtë. Kjo ka dëshmuar se nuk është struktura e kishës ajo që udhëheq, por Fryma e Perëndisë", tha Hocevar. /Telegrafi/

 
Titulli: Hocevar: Papa nuk do ta njoh Kosovën!?

Gjith ato elozhe qe po i benin per thjeshtesine dhe humanizmin (jo se tjeret se kan pas) e s'po e pranoka Kosoven? Jini optimist!
Nese keto njerez duan paqen me keto xheste mund ta tregojn se sa shume e duan PAQEN ne bote dhe sa respektojn Fete e tjera.
Mbetet per tu pare... ashtu sic ishte surprize zgjedhja e tij,ashtu mund te jet dhe njohja Kosoves.
 
Titulli: Hocevar: Papa nuk do ta njoh Kosovën!?

Gjith ato elozhe qe po i benin per thjeshtesine dhe humanizmin (jo se tjeret se kan pas) e s'po e pranoka Kosoven? Jini optimist!
Nese keto njerez duan paqen me keto xheste mund ta tregojn se sa shume e duan PAQEN ne bote dhe sa respektojn Fete e tjera.
Mbetet per tu pare... ashtu sic ishte surprize zgjedhja e tij,ashtu mund te jet dhe njohja Kosoves.

Po Papa as nuk u zgjodh mire edhe vendosi e per Kosoven!!!
Problemi i pare ky ka qen ti thot JO Kosoves.
 
Titulli: Hocevar: Papa nuk do ta njoh Kosovën!?

Hahahahaha pa hyp mir ne karrike tjetri ska njoft kosoven hahah , ai snjef akoma as sherbetoret e tij e sid akoma ku do boj cicin ne vatikan se sdi banjon , paska gjet kohen me u mor me kosoven ncncn boll me ktosajime.
 
Titulli: Hocevar: Papa nuk do ta njoh Kosovën!?

Akoma heret eshte te flitet per nje qeshtje delikat siq eshte kosova qe ne fillim te punes se PAPES...me rendesi te jet njeri reala.
 
Titulli: Hocevar: Papa nuk do ta njoh Kosovën!?

Nuk i dihet kurre !
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back