Hito Labi (Lekdushi) 100 vjet më parë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Lekdushasit përkujtojnë 100

vjetorin kur biri I tyre, dalë

nga gjiri I këtij fshati, me

histori të madhe, Hito Labi (Lekdushi) zbrazi gjashtoren mbi trupin e bimbashit turk. Më 13 mars 2008 fshatarët e Lekdushit dhe të gjithë ata qytetarë me origjinë nga ky fshat, nga Tepelena, Fieri, Patosit, Gjirokastra etj, u bashkuan disa dhjetëra vetë në Sheshin e اerçiz Topullit në Gjirokastër. Me një program të përgatitur mirë nga Dega e Shoqatës Labëria Tepelenë me kryetar Dr. Xhafer Majko bënë aktivitete në përkujtim të 100 vjetorit të këtij atentati. Ashtu si çdo fshat dhe krahinë që ka nxjerrë nga gjiri I tyre dhe I kanë bërë shërbime të mëdha lirisë e pavarësisë kombëtare, radhitet edhe Hito Labi (Lekdushi) që me guxim e trimëri qëlloi mbi Bimbashin turk. Le të kujtojmë pak historinë e kësaj ngjarjeje. Ishte marsi I 13 I vitit 1908, Bimbashi ishte bërë një armik I urryer dhe I egër që tmerronte popullin dhe përpiqej të shuante çdo shkëndijë të Lëvizjes Kombëtare, prandaj Komiteti Kryengritës në Gjirokastër ngarkoi çetën e اerçiz Topullit për zhdukjen e këtij armiku sa më parë dhe vrasjen e tij. Kapedani اerçiz Topulli kishte dërguar dy herë radhazi trimat në qytet, por Bimbashin nuk e kishin vënë dot në shteg sepse ruhej shumë. Por ky ishte vendimi I çetës dhe gjallë apo vdekur do të zbatohej Si zakonisht trimat e çetës të gjithë dilnin vullnetarë për të kryer atentatin dhe herën e tretë u caktua Hito Labi (Lekdushi) dhe Bajram Ligu (Prongjia) ndërsa shokët e tjerë do të mbulonin krahët-siç shkruan Shemzi Hajro. Kështu u organizua atentati dhe Mihal Gramenua në librin "kryengritja Shqiptare" shpjegon:

" Ditë tregu kur u nisën Hito Labi me Bajramin për në Gjirokastër, si u veshën me rroba tregtare sipas planit që kishin bërë, ata hynë në orën 8:00 në Gjirokastër? në orën 11:15 minuta kohë darke, dëgjohen të zbrazura ?dhe pas pak sekondash shikojmë Hiton dhe Barjamin që dilnin duke rendur me gjashtoret ne dorë dhe po largoheshin nga qyteti".

Dy trimat si ranë në gjurmë të Bimbashit, nga një banor dolën drejt për së drejti e ballë për ballë i dhanë një letër dhe Bimbashi sa filloi hapjen e letrës Hitua me shpejtësi nxjerr gjashtoren nga nën shpatulla dhe qëllon Bimbashin kështu mbi trupin e tij u zbrazën 6 plumba ndërsa Bimbashi po binte trimat e hutuar dhe të shurdhuar nga krismat e befasishme u tmerruan. Të dy trimat e çetës si rrufeja u futën në kthesën e rrugës. Ndodhi sipas parashikimit. Mbas kryerjes së aktit heroik nga trimat . Armiqtë I ndoqën nga mbrapa të përbërë nga një numër I madh osmanlinjsh dhe në të dalë të qytetit midis çetës dhe turqve u bë një luftë që zgjati, dhe shumë forca u

hodhën kundër kësaj pjese të çetës, por ata I përballuan sulmet dhe u bashkuan me pjesën tjetër të çetës, dhe u larguan në male. Vrasja e këtij armiku të urryer gëzoi shumë gjithë popullin. Krismat për vrasjen e tij tronditën deri kryeqytetin e perandorisë Turke Stambollin. Vrasja e Bimbashit u bë prologu I një epopeje të lavdishme , I luftës historike të Mashkullorës ku çeta e udhëhequr nga اerçiz Topulli u bëri ballë sulmeve të njëpasnjëshme të forcave turke. Në këtë ditë marsi me shi dhjetëra Lekdushas sipas programit u mblodhën në Gjirokastër për të përkujtuar trimërinë e bashkëfshatarit në ato vite Hito Lekdushin. Në sheshin e اerçizit pranë monumentit u vendosën tufa me lule u varganisën në rrugën ku ndodhet pllaka në përkujtimore të vrasjes së Bimbashit. Aty të grumbulluar flet Lekdushi dhe kryetar I shoqatës Labëria e dega Tepelenë, Dr. Xhafer Majko, Prof. Delo Resuli të cilët u shpjeguan të pranishmëve mbi historinë e kësaj ngjarjeje. Në sallën e Kinoteatrit Osman Buzi u zhvillua një sezon përkujtimor kushtuar Hito Labit (Lekdushit) luftëtar I اetës اerçiz Topulli dhe Luftës së Mashkullorës në këtë përkujtimore kishin ardhur edhe qytetarë të Gjirokastrës të komunës ANTIGONE, nga Shoqata "Avni Rustemi" "Lunxhëria" foli edhe kryetari I Shoqatës "Avni Rustemi" si dhe përfaqësuesi I shoqatës "Lunxhëria" I moshuari Kana Zanaj solli kujtimet mbi bazat e çetës së اerçiz Topullit streha e tyre ishte kurdoherë gjiri i popullit të trevave të jugut, të cilat u dëgjuan me shumë vëmendjen nga të rinjtë pjesëmarrës të këtij aktiviteti. Lekdushasit e kanë bërë traditë që mblidhen çdo vit në takimin brezave në datën përkujtimore që kujtojnë heroizmin e bijve të Lekdushit mot pas moti e brez pas brezi. Lekdushasit si Edmond Llapi, me banim në Fier kishte bërë me shpenzimet e tij një pllakat përkujtimore për fshatin e Lekdushit. Këtë aktivitet të dobishëm e patriotik betonojnë në pavdekësi historinë e kombit tonë.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Hito Labi (Lekdushi) 100 vjet më parë

ثshtë goxha e ngatërruar historia e atentatit ndaj Bimbashit . Në filmë , apo historinë që ne na është servirur përmendet Bajo Topulli si pjesmarrës në atentat , këtu flitet sikur e ka qëlluar Hito Labi , ndërsa diku tjetër kam lexuar që faktikisht e ka vrarë Bajram Ligu, dhe Hito ka qëlluar rojen e tij . Gjithsesi lavdi këtyre burrave sy-patrembur të atdheut tonë të vogël që asnjëherë nuk rreshti së nxjerri trima të mëdhenj.
 
Pe: Hito Labi (Lekdushi) 100 vjet më parë

histori të madhe, Hito Labi (Lekdushi) zbrazi gjashtoren mbi trupin e bimbashit turk. Më 87 mars 2008 fshatarët e Lekdushit dhe të gjithë ata qytetarë me origjinë nga ky fshat, nga Tepelena, Fieri,

Kur qenka kjo data 87 mars???
 
Titulli: Pe: Hito Labi (Lekdushi) 100 vjet më parë

histori të madhe, Hito Labi (Lekdushi) zbrazi gjashtoren mbi trupin e bimbashit turk. Më 87 mars 2008 fshatarët e Lekdushit dhe të gjithë ata qytetarë me origjinë nga ky fshat, nga Tepelena, Fieri,

Kur qenka kjo data 87 mars???
E korrigjova sy-mprehtë :D Ishte një artikull me shumë gabime drejt-shkrimore, kisha moderuar goxha fjalë por ja kjo më kish shpëtuar .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top