Historiani slloven: Stalinin e ka helmuar Titoja..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56594.jpg

Historiani slloven, Joze Pirjavec, në librin e tij të botuar kohëve të fundit pohon se Stalini është helmuar nga një person, i cili është paguar nga Tito.

Joseph Stalini në vitin 1923 i ka dërguar një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon se lideri tashmë i sëmurë, Vladimir Ilyich Lenin, ka kërkuar nga ai një dozë të cianidit vdekjeprurës, për t'i dhënë fund agonisë dhe vdekjes së ngadaltë.

Lenini vdiq një vit më pas, si pasojë e sulmit në tru. Konkluzioni tek i cili kanë arritur mjekët është se Lenini me të vërtetë ka mundur të ketë sulm, si pasojë e helmimit me cianid. Dyshohet se Stalini nuk ka ngurruar ndaj kërkesës e Leninit, sidomos pasi ai, në rast të vdekjes së tij, do merrte kontrollin e Bashkimit Sovjetik, shkruan Telegraf.

Këtë fakt, si pikënisje për tezën e tij, e përdori historiani slloven Joze Pirjavec, i cili kohët e fundit botoi biografinë e Titos, "Tovaris”, e cila ndjek 27 vitet e tij në pushtet. Biografia është bazuar në dokumentacion të gjerë, nga arkiva të shumta, shumë prej të cilave janë neglizhuar dhe injoruar më parë.

Në mesin e shumë zbulimeve të tij, Pirjavec jep sugjerimin se Tito, sipas të gjitha gjasave, ka urdhëruar vrasjen e Stalinit me helm, i cili ka shkaktuar më vonë sulmin e tij në tru. Ai thotë se Tito urdhëroi vrasësin për ta helmuar Stalinin, në të njëjtën mënyrë siç ka kërkuar Lenini. Ndërsa, shumica mendojnë se nëse Stalini ka vrarë Leninin dhe Titoja Stalinin, në këtë mënyrë ka vepruar drejtësia!

Kur vdiq Stalini më 5 mars 1953 , në zyrën e tij është gjetur letra paralajmëruese e Titos.
Dihet paraprakisht se Stalini u përpoq të vriste Titon 22 herë, sepse ata nuk pajtoheshin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Por, të gjitha përpjekjet e këtyre atentateve kanë dështuar, përfshirë rastin kur Stalini ia ka dërguar një kuti për bizhuteri, e cila kur hapej lëshonte gaz nervor. Në letrën e tij Tito ka paralajmëruar Stalinin se ai (Stalini) mund të dërgojë sa të dojë vrasës, por se atij (Titos) i mjafton vetëm një...
(e.m/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top