Historianët: Serbët rrezikojnë të zhduken

Love

βeℓℓe â๓e
BEOGRAD - Historiania Latinka Peroviç mendon se Serbia e ka humbur shansin e vet evropian dhe se populli i saj kërcënohet me zhdukje.

59800.jpg


“Nuk duhet të bëhemi naivë. Në histori është normale dukuria e zhdukjes së disa popujve”, ka thënë Peroviç në një bisedë për gazetën Magyar So transmeton “Blic”.

Sipas Peroviç, qytetet tashmë janë bërë qyteza në Serbi dhe shteti në masë të madhe “është barbarizuar e braktisur”.
Ajo shton se për regjenerim duhet përpjekje e madhe, të cilën serbët nuk mund ta bëjnë të vetëm.

“Mendoj se shanset janë minimale, por duhet të ekzistojë përpjekja, para së gjithash përpjekja intelektuale, e cila duhet të gjejë përgjigje në pyetjen që duket e thjeshtë – ku jemi? Dhe vetëm pas kësaj mund të shtrojmë pyetjen tjetër, si kemi arritur deri këtu dhe si mund të dalim nga këtu?”, ka thënë Latinka Peroviç.

Sipas fjalëve të saj, më e trishtueshme është se brezi i ri nuk sheh të ardhme në Serbi dhe se nxiton që pas shkollimit të largohet sa më parë nga Serbia. Ajo ka vlerësuar se përveç anëtarësimit të Serbisë në BE, nuk ka mundësi tjetër.

“Evropa ka problemet e veta, por asnjëherë më parë ajo nuk i ka dhënë Ballkanit kaq shans, të cilin, nëse jo i gjithë Ballkani, Serbia gjithsesi e ka humbur”, ka thënë Latinka Peroviç.
Burimi: ballkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top