Historia tronditëse:Nëna braktis foshnjën në bunker,kapet në flagrancë nga policia

eGo0sTyle

System Engineer
bunker-v.gif


Punonjësit e ndihmës ekonomike: Do ti sigurojnë shtëpi me qira dhe ndihmë financiare

Një foshnje vetëm 6 ditësh është braktisur në një bunker nga nëna e tij me arsyen se 32 vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit nuk kishte me se ta ushqente të voglin. Mes lotësh e mes dhimbjesh e reja në gjendje depresive e kishte braktisur djalin e saj gjashtë ditësh në një nga bunkerët e fshatit. Por mesa duket i vogli e ka pasur jetën të gjatë pasi policia e ka kapur në flagrancë nënën e re dhe menjëherë e ka shoqëruar në polici. Ngjarja ndodhi në Vërdovë, vetëm rreth 3 kilometra nga zona e qytetit. Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasja Valbona Xhukellari ka marrë foshnjën e saj dhe e ka lënë në një bunker në periferi të rrugës. Mjekë të këtij spitali deklaruan se pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka marrë në pyetje gruan e cila ka deklaruar se e ka bërë këtë veprim bërë këtë veprim pasi ndodhet në vështirësi ekonomike dhe se nuk ka mese ta rrisë fëmijën. Foshnja e seksit mashkull kishte vetëm gjashtë ditë që kishte ardhur në jetë, dhe është gjetur i padëshiruar nga njeriu që duhet të falë më shumë përkujdesje e dashuri në ato momente, mamaja e tij. I mbështjellë me një batanije që i mbulonte edhe fytyrën, i vogli, me flokë dhe sy të zezë, është gjendur në mes të plehrave brenda një bunkeri të vjetër, dhe me të vetmen gjuhë që zoti i fal të porsalindurve nëpërmjet të qarave ka kërkuar “NDIHMث”.
Braktisja
Të qarat kanë tërhequr vëmendjen e një kalimtareje e cila kishte parë gruan e re të largohej nga bunkeri. “Marr rrugën të marr bukë, kur një grua del nga bunkeri, ku dëgjoj zërin e fëmijës që qante. I thashë moj shoqe pse le fëmijë aty. Jo më tha nuk është i imi. Të lutem merre këtë fëmijë se gjynah, dhe po e ndiqja prapa. Kur u futa te bunkeri, siç janë ato pisllëqet atje, pashë fëmijën hedhur batanijen sipër në fytyrë dhe sipër batanijes vënë dhe një si gur në aparatin e frymëmarrje që të vdiste fëmija. Këtu më vinte mendja”- tregon Arta Berberi, një grua rreth të 40-tat e cila nuk fsheh në fytyrë indinjatën e saj. Nëna e re jetonte nën presionin e dhunës fizike e psikologjike të vëllait të saj, për shkak të historisë së dashurisë nga e cila dy vjet më parë kishte ardhur në jetë dhe një fëmijë tjetër. “Dola nga materniteti dhe isha shumë e mërzitur. Nuk dija ç’të veproja dhe ndodhi ajo që ndodhi... Unë jam ndarë me atë personin që u lidha....kam problem me vëllanë. Dhe vështirësi ekonomike.” – tregon 32 vjeçarja copëza të ndara të jetës së saj të cilat kishin ndikuar të merrte vendimin e braktisjes së vocërrakut. Të njëjtin shpjegim e reja ka dhënë dhe në polici ku është shoqëruar menjëherë pas sinjalizimit. Më pas një punonjëse e sektorit të ndihmës ekonomike në Pogradec dhe vetë drejtori i maternitetit kanë ndërhyrë për ti dhënë mbështetjen psikologjike duke i premtuar gjithashtu dhe mbështetje ekonomike të resë, për të mos braktisur fëmijën e saj.
“Unë fëmijën tim e dua dhe do ta mbaj” - ka thënë e reja duke shtuar se “ishallah do zgjidh problemet me vëllain dhe gjendjen ekonomike”.

Kapen në Durrës dy persona, trafikonin kokainë në Tiranë dhe Durrës

Durrës/Pas një hetimi katër mujor ranë ditën e djeshme në prangat e policisë së Durrësit dy persona që shisnin kokainë në Tiranë dhe në Durrës. 28-vjeçari Elvis Avdi Mustafa lindur dhe banues në Shkozet të Durrësit dhe 25-vjeçari Eni Astrit Dervishi lindur dhe banues në Durrës u arrestuan falë hetimit policor me metoda speciale. Dy shitësit e lëndës narkotike kokainë u kapën pas informacione të Policisë së kryeqytetit, në qendër të qytetit të Durrësit dhe në Shkozet, pasi sikundër bëhet me dije dy shtetasit dyshoheshin për shitje të lëndës narkotike në Tiranë dhe në Durrës. Gjykata e Tiranës me vendim të datës 22.04.2011 caktoi për ta masën e sigurisë arrest me burg. Dy të arrestuarve iu sekuestruan 4,5 gram, lënde narkotike e llojit Kokainë, pesë telefona celularë të markave të ndryshme si dhe një automjet i markës “Fiat Bravo”. Elvis Mustafa dhe Eni Dervishi akuzohen për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe do të procedohen nga Prokuroria e Tiranës.

Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vrasje Gjovalin Gjoka

ثshtë arrestuar dje në Tiranë vrasësi i 30-vjeçarit Paulin Deda, i ekzekutuar në Lezhë në janar të këtij viti. Emri i autorit të vrasjes së Dedës është Gjovalin Gjoka. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se arrestimi i të shumëkërkuarit Gjoka u arrit falë hetimit të organizuar mirë nga strukturat e policisë. Gjovalin Gjoka kërkohej prej afro katër muajsh nga policia e Lezhës. Ai është nën akuzë për vrasjen në bashkëpunim me persona të tjerë të Paulin Dedës.

Vrasja në Tiranë, policia: Dyshojmë për një hakmarrje

Policia e kryeqytetit po vazhdon hetimet për të zbardhur vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 25 Prillit në Tiranë. Sipas policisë dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje për motive hakmarrjeje ndërsa mësohet se viktimës i ishte vrarë djali jashtë shtetit para një viti. Policia thotë se janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë sekuestruar gjashtë gëzhoja si dhe tre predha. Vrasja ndodhi mbrëmë në orët e vona të natës në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë ku brenda ambienteve të një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi Sulejman Ramazan Haxhiu, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Aksident automobilistik në Bulqizë, humb jetën 24 vjeçari

Bulqizë/Një 24 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:00 të datës 25 Prill, kur tre makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe Jeshar Dedja humbi jetën. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila u ka dhënë dhe ndihmën e parë drejtuesve të automjeteve të cilët ishin të përfshirë në këtë aksident.

Vetëvaret tragjikisht një 30 vjeçar në Bathore

Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, në banesën e tij në lagjen Bathore në periferi të Tiranës mesditën e djeshme. Viktima është Imer Shehu 30 vjeç dhe ai është gjetur i vdekur vetëm para pak minutash. Në vendngjarje kanë shkuar forca policore të cilat kanë konstatuar se i riu ka varur veten me litar në kasollen pranë banesës së tij në Bathore. Momentalisht kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të tragjedisë që i mori jetën 30 vjeçarit Imer Shehu.

Vlorë, arrestohen tre vëllezër për trafik droge

Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë për trafik të lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se operacioni “Vëllezërit” i policisë së Vlorës ka vënë nën pranga; Gentian Thoma Binaj, 22 vjeç, Ermano Thoma Binaj, 20 vjeç dhe Xhuljo Thoma Binaj, 16 vjeç, të tre lindur e banues në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë. Bashkë me ta në polici është shoqëruar dhe një tjetër adoleshent me inicialet I. D., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë. Ndalimi i katër personave u bë pas një hetimi dy mujor, ku ka rezultuar se të rinjtë nga Vlora kryenin trafik të lëndëve narkotike. Operacioni i policisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Policia ka sekuestruar 220 gramë lëndë narkotike “Kanabis Sativa” dhe 4 aparate celularë.Materialet e sekuestruara, së bashku me provat e mbledhur nga hetimi dy mujor i policisë i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”. Arrestimi, Vlorë, Gentian Thoma Binaj, Ermano Binaj, Xhuljo Thoma Binaj, lagja “Hajro Cakërri”, hashash, kanabis, droga, shitja, pranga.
 
Back
Top