Historia që shkon dhe vjen...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
60971.jpg


Nga: DRITAN HILA


Nëse datat historike shërbejnë për të bërë një bilanc, atëherë njëqindvjetori ynë, përjashto konsolidimin e Shqipërisë si shtet, në objektivat e tjera kombëtare, lë për të dëshiruar. Territorialisht jemi ata që ishim, minus Shën Naumin dhe Vermoshin. Në diskutim janë edhe rreth treqind kilometra det. Shqipëria që gjendej jashtë kufijve të formimit, është mpakur edhe më shumë. Tashmë në اamëri nuk ka më shqiptarë që flasin gjuhën e tyre. Arbëreshët e Greqisë janë një specie në zhdukje, dhe vazhdon vetëm në ishuj të vegjël. Arbëreshët e Italisë, janë në të njëjtën rrugë. Pavarësisht se njihen si minorancë linguistike, edhe pak kohë dhe nuk do ketë më njerëz që ta mbartin atë. Shqiptarët e Malit të Zi janë grumbulluar vetëm në Ulqin. Plava dhe Gucia, Tivari, Podgorica, fshatra dhe qytete që gumëzhinin nga e folmja shqipe, tani shumicën e banorëve të tyre i kanë emigrantë. Nuk kthehen më dhe janë mbushur me sllavë. Shkupi, dikur qyteti më i madh i shqiptarëve, sot është qendra e racizmit të ri maqedonas. Kosova, hambari i drithërave dhe burrave nën armë që mbronin identitetin tonë, diskuton për Mitrovicën, vendlindjen e Isa Boletinit, mburojës së shtetit që lindi në 1912-ën. Megjithatë shqiptarët e festuan, dhe bënë mirë. Nëse Shqipëria është kjo që është, nuk ka ndodhur për meritë të klasave të saj politike që e kanë drejtuar përgjatë këtij shekulli, por për meritë të vetë shqiptarëve. Tre udhëheqësit që kanë dominuar në vitet e pavarura të shtetit shqiptar, kanë shumë pak vite shkëlqimi, dhe shumë tepër vite të errëta. Ahmet Zogu, e filloi karrierën me dëshirën të ishte dishepull i djalërisë shqiptare, ende adoleshent kur nisi udhën. Por nuk e mbajti gjatë. Në vitin 1922, preferoi të lidhej me forcat që përfaqësonin regresin, duke marrë karrigen e kryetarit të shtetit, por duke paguar si çmim pakte dhe marrëveshje që do ia errësonin përfundimisht figurën. Vrasjet e figurave të shquara, represioni ndaj lëvizjes për çlirimin e Kosovës dhe e liderëve të saj, do jenë një njollë e zezë në biografinë e tij. Në fund, i lodhur, u largua, duke dorëzuar fronin, por edhe ëndrrën e shqiptarëve, e cila kishte vetëm njëzet e shtatë vjet që bulëzonte. Pas tij erdhi Enver Hoxha. Figura e cila dominoi gjysmë shekulli, dhe ende sot e kësaj dite, trashëgimia e tij kushtëzon mendësinë e shqiptarëve. Ashtu si Zogu në fillimet e tij, ishte shpresa për një botë tjetër. Udhëhoqi çlirimin e vendit dhe u prit si triumfator në Tiranë. Rindërtoi shkatërrimet e luftës, përthau kënetat, zhduku sëmundje që e kishin mbajtur popullsinë e vendit në nivelin e më pak se një milionëve, dhe e bëri kështu faktor në Ballkan. Qeverisi me dorë të hekurt, që shpesh përgjakej, duke u kthyer me kalimin e viteve në një pengesë për zhvillimin normal të vendit. Pas tij, figura e rëndësishme që qeverisi shqiptarët ishte Sali Berisha. Pavarësisht se me hope në vijimësinë e tij protokollare si figura numër një e vendit, realisht ai kondicionon jetën e këtij populli për njëzet vjet. Si edhe paraardhësit, u prit me shpresën se do bënte reforma, por ndoqi rrugën e njohur të pëlqimit për konservatorizmin. Si ata, e filloi karrierën me bashkëpunëtorë që shkëlqenin intelektualizëm, për ta mbyllur me individë mediokër, që realisht shmangin konkurrencën, por njësoj e çojnë pushtetin në atrofizim dhe rrjedhimisht humbjen e pashmangshme të tij. Të tre bashkë, këto figura, e kanë nisur karrierën si revolucionarë dhe e kanë përfunduar si konservatorë, me synim të vetëm, ruajtjen e pushtetit të tyre. Ndryshojnë nuancat.
اka u ngrit me të madhe në këtë vit, ishte rishikimi i historisë. Dhe pati një bum të botimeve, ku nuk munguan edhe autorët e talentuar. Por gjasat janë që pak gjëra të ndryshojnë. Gjithë materialet e ofruara, më tepër e mbushin me hollësi rrugën nga kaloi kombi për t'u shpallur i pavarur, se sa ndryshojnë diçka. ثshtë e vërtetë se këta autorë nuk kanë mundësinë ekonomike të paraardhësve të tyre, si dhe mungesa e institucioneve shkencore, si forume ku rrihen mendimet, nuk ka mundësuar shoshitjen e zbulimeve të reja. Por gjithsesi pak gjëra ndryshuan. Figurat kryesore janë po ato që ishin, dhe kontributi dhe roli i tyre si liderë, nuk ka pësuar ndonjë modifikim të madh. Përjashto fakte pikante më shumë të denja për gazeta thashethemesh ose përmendja e ndonjë personazhi që ka pasur rol sekondar apo terciar në ngritjen e flamurit dhe kryengritjet që e paraprinë atë, historia është po ajo.
Mbyllja e këtij shekulli, është edhe mbyllja e ciklit të udhëheqësve të fortë. Koha që ka ndryshuar, erërat që fryjnë në kontinent, shqiptarët që janë më europianë e të shëtitur, nuk mundësojnë riciklimin e udhëheqësve të fortë. I fundmi i tyre, Sali Berisha, është në fund, i cili përkon me fillimin e njëqindvjetorit të ri të shqiptarëve. Kush do vijë pas tij, ka për detyrë që para se të jetë dora e fortë, të jetë personi që do paqtojë shpirtrat e shqiptarëve të lodhur nga ndarja kombëtare, luftërat botërore dhe ato të klasave, dhe tranzicioni i stërzgjatur për të përvetësuar demokracinë. Pas-ardhësi i Berishës, përveçse të shëndoshë financat shqiptare që janë në pikë të hallit, të harmonizojë ekonominë shqiptare e cila vuan nga zhvillime kancerogjene, ka mbi të gjitha obligim primar të tregojë se është një njeri i zakonshëm që udhëheq njerëz të jashtëzakonshëm, me bashkëpunëtorë profesionalë dhe thelb europian, aleat i Perëndimit ku kufiri etnik, është edhe një vijë ndarëse me qytetërimet lindore, ndërsa deti që na ndan nga Italia, është veçse autostrada për në destinacionin tonë. Përndryshe, do jetë vetëm vazhdimi i një ëndrre të keqe, tashmë të kthyer në bezdi.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top