Historia nuk shkruhet nga humbësit....

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
47036_3.jpg

Tashmë historianët ushtarakë e pranojnë se aktiviteti gueril në prapavijat e armikut, pak ndikon në fatin e luftës. ثshtë e parrezikshme për një ushtri pushtuese. Me gjithë shpresat që shpesh kanë varur tek ajo, në realitet nuk është përcaktuese nga do shkojë agia e peshores së fitores. Guerilja në Spanjë dhe Rusi, nuk mundi të përcaktonte fatin e Napoleonit. Ai u vendos në Vaterlo. Pavarësia e popujve ballkanikë nuk erdhi nga kryengritjet e tyre, sado heroike që qenë, por nga betejat e humbura të Perandorisë Otomane me atë ruse. Nuk u realizua shpresa e اurçillit që premtoi se do ta ndizte Europën flakë, pasi lufta guerile që financoi nuk ishte në gjendje të ndikonte në fatet e betejës. Stalini vetë, nuk besonte se guerilët do ndikonin në fatet e luftës megjithëse në prapavijat gjermane vepronin forca partizane në rang divizionesh. Gjermanisë naziste si objektiv i guerilasve, duket se pickimet nuk i tërhiqnin shumë vëmendjen. Forcat që ajo i dedikonte mbajtjes së rregullit në tokat e pushtuara, ishin minimale dhe pa ndikim në fronte. Vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria, ishin dy vendet që e bënë ujkun gjerman të bezdisej. Terreni i favorshëm, traditat banditeske të vendalinjve, mungesa e infrastrukturës, ishin faktorë që e ndihmuan rezistencën. Jo se kjo ishte vendimtare në fatet globale, por gjithsesi nervozonte trupat në prapavijë. Sa më sipër janë konkluzionet e historianit më të mirë ushtarak të ditëve të sotme, profesorit të Akademisë Ushtarake Mbretërore të Sandthurs dhe universitetit “Princeton”, britanikut John Keegan, në librin e tij “Lufta e Dytë Botërore”.
Po atëherë pse çmohet kaq shumë dhe a ia vlen humbja në jetë njerëzore dhe shkatërrimet që bie ajo? Duhet thënë se lufta guerile vlen së pari politikisht për ata që e bëjnë. Një komb që lufton për kauzën e çlirimit të tij, mund të mos ketë ndikim të madh në teatrin e përbotshëm, por fiton simpatinë e të mëdhenjve dhe të opinionit përparimtar. Ajo është certifikatë sigurie e luftëtarëve ndaj kauzës së lirisë. ثshtë dëshmi e besnikërisë së kombit të vogël ndaj kombit të madh aleat në rast konfliktesh botërore. Ajo që nuk thotë Keegan, është ndikimi që ka kjo lloj lufte në vendet e vogla që gjenden nën pushtim dhe sidomos pas tij. Lufta guerile më shumë se efekt ushtarak në gjirin e konfliktit të madh apo politikës botërore, ka rezultate për aplikuesit e saj në teatrin e vogël të vendit. Ju jep kredibilitet politik në sytë e aleatëve dhe i përgatit të marrin pushtetin në rast fitoreje. Kjo vlen edhe për vendin tonë. اka ndodhi në Shqipëri gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, ishte vetëm një zhvillim prej manuali i luftës guerile. Me shtesën se vendi përveç luftës çlirimtare, u përball edhe me ndryshime sociale të një shoqërie thellësisht tribale. Kundërshtarët e komunistëve vinin nga një shoqëri klanore dhe kundërshtia ndaj pushtuesve më shumë kishte trajtat e një negocimi për favore, se sa të luftës së mirëfilltë. Asnjëri nga të vetëquajturit nacionalistë nuk ishte problematik për nazistët, rrjedhimisht nuk fituan favoret e aleatëve. Gabimi i vlerësimit që i bënë situatës, tregoi se kundërshtarët e partizanëve kishin mbetur pas në kohë. Pinjollë të shoqërisë së vjetër shqiptare që përfaqësonte fiset dhe krahinat, nuk e kuptuan se bota po ndryshonte dhe do prekte edhe humbëtirat e Ballkanit. Ndaj nuk mund t’i rezistonin një rendi të ri që në botë po vendosej me grykën e topave, ndërsa në Shqipëri përfaqësohej nga makina luftarake e mirëorganizuar dhe e pamëshirshme e komunistëve shqiptarë. Pas tridhjetë e ca vjetësh shtet shqiptar, dhjetë nga të cilat vendi kishte qenë shesh lufte, një forcë politike u shfaq me synimin e qartë që krahas luftës ndaj pushtuesit, të unifikonte vendin dhe ndryshonte strukturën sociale të tij. Në Shqipëri komunistët fituan. Dhanë kontribut të madh gjaku që të njiheshin si palë nga aleatët fitues, dhe ishin treguar më dinakë për t’i shtyrë kundërshtarët politikë në krahët e pushtuesit dhe diskretituar në sytë e aleatëve. Sa ndodhi më pas, është histori që u pa edhe në vendet e tjera të Europës. Persekutimi i bashkëpunëtorëve të pushtuesit dhe ekzekutime të tyre pa gjyqe, ndodhën në Francë, Itali, për të mos përmendur vendet e lindjes. Fitimtarët iu kthyen kundërshtarëve kusurin me të njëjtën monedhë për çfarë kishin pësuar në kurriz për pesë vjet. Asnjëri prej tyre nuk pranoi ta ndante pushtetin me palën që nuk kishte kontribuar në fitoren. Aq më pak mund të pranonin komunistët shqiptarë që nuk ndienin ndonjë detyrim ndaj kundërshtarëve. Një pajtim kombëtar do ishte veprimi më i dobishëm për të ardhmen e vendit. Por kur armët janë të dehura nga gjaku, është e vështirë të sundojë logjika.
Pas gjashtëdhjetë e shtatë vitesh, të gjithë kanë të drejtë të jenë shtetas të barabartë të Republikës. ثshtë koha që shqiptarët të shohin përpara. Lufta e Dytë ishte një makineri ferri e cila ndau ideologjikisht shumë kombe. Komunistët shqiptarë më vonë bënë gabimet e tyre, dhe paguan përpara historisë me rënien e sistemit për të cilin luftuan. Dorëzuan paqësisht një pushtet që e kishin fituar me armë, si shenjë ndjese ndaj bashkatdhetarëve. Por në 1944-ën e rreshtuan vendin në krahun e duhur: Me fitimtarët. Dhe kjo është një fitore që nuk mund t’iu merret në tavolinë, pasi historia nuk është federatë sporti që skualifikon fituesin. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që i mundën në fushën e betejës, dhe as kush nuk ka provuar erën e barutit, por shtyn urat e dasive për arsye meskine të politikës së ditës.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top